Beselidhja e ReEfesianëve: Prej vdekjes në jetë
- 1 Edhe ju ishit të vdekur për shkak të fajeve e të mëkateve tuaja,
- 2 në të cilat dikur keni jetuar, kur ndiqnit parimet e këtij shekulli, të prijësit që sundon mes qiellit e tokës, sipas atij shpirti që tani vepron në bijtë e padëgjesës...
- 3 Ndër ta edhe ne dikur jetonim në prirjet e ulëta të mishit e të gjakut tonë duke i kënaqur epshet e mishit e të sedrës dhe, prej natyre, ishim edhe ne, si tjerët, bij të lëshuar në dorë të hidhërimit.
- 4 Porse Hyji, i pasur me mëshirë, në saje të dashurisë së madhe, me të cilën na deshi,
- 5 ne që ishim të vdekur për shkak të fajeve, na ngjalli bashkë me Krishtin;ju jeni të shëlbuar me hir
- 6 dhe, bashkë me të na ngjalli dhe na vendosi në qiell në Krishtin Jezus:
- 7 që me mirësinë e tij ndaj nesh në Jezu Krishtin ta tregojë në shekujt e ardhshëm pasurinë e vet të patregueshme.
- 8 Sepse me hir, në saje të fesë, jeni shëlbuar! Dhe kjo s`vjen prej jush, por është dhuratë e Hyjit!
- 9 E jo me anë të veprave që ndokush të mos lavdërohet.
- 10 Jemi vepër e tij, të krijuar në Krishtin Jezus për veprat e mira, që Hyji i përgatiti që më parë që të jetojmë në to.Një gjë e vetme në Krishtin
- 11 Këndej le t`ju bjerë në mend se dikur ishit paganë në trup;quheshit të parrethprerë prej atyre që mbahen të rrethprerë, me dorë, në trup!
- 12 Le t`ju bjerë në mend se në atë kohë ishit pa Mesinë, të përjashtuar nga nënshtetësia e Izraelit, të huaj për Besëlidhjet e premtimit, ishit të pashpresë e të pahyj në botë.
- 13 Por tani, në Jezu Krishtin, ju që ishit `larg` erdhët `afër`;në saje të gjakut të Krishtit.
- 14 Pëjëmend Ai është Paqja jonë, Ai që prej dy popujve bëri njëe përmbysi murin ndarësd. m. th. armiqësinë -në trupin e vet.
- 15 Ai e shfuqizoi Ligjin e urdhërimeve me të gjitha rregulloret, me qëllim që prej dyve: paganëve e hebrenjve, të trajtonte në vetvete një njeri të rie, duke vendosur paqen,
- 16 të dy t`i pajtonte në një trup me Hyjinme anë të kryqitduke e asgjësuar në vetvete armiqësinë.
- 17 E prandaj erdhi t`ju kumtojë paqenjuve që ishit largpaqen edhe atyre që ishin afër.
- 18 Në saje të tij, pra, si njëra palë ashtu edhe tjetra, kemi të drejtë të dalim para Atitnë fuqi të të njëjtit Shpirt Shenjt.
- 19 Prandaj, nuk jeni më të huaj e mërgimtarë, por jeni bashkëqytetarë të shenjtërve dhe anëtarë të familjes së Hyjit,
- 20 të ndërtuar mbi themelin e vërtetë që janë apostujt e profetët, ku guri i këndit që mban gjithçka, është vetë Jezusi Mesi.
- 21 Në Të mbarë ndërtesa është e lidhur dhe rritet në tempull të shenjtë në Zotin.
- 22 Në të edhe ju jeni bërë pjesë e ndërtesës së përbashkët që të bëheni në Shpirtin Shenjt banesë e Hyjit.