Beselidhja e ReEfesianëve: Një trup i vetëm
- 1 Ju përbej, prandaj, unë i burgosuri në Zotin: jetoni denjësisht si i ka hije thirrjes që keni marrë:
- 2 me plot përvujtëri, butësi e duresë; durojeni njëri-tjetrin me dashuri!
- 3 Bëni çmosin ta ruani njësinë e Shpirtit me anë të paqes që ju bashkon.
- 4 S`ka veçse një Trup të vetëm dhe një Shpirt të vetëm;sikurse edhe jeni të grishur në një shpresë të vetme të thirrjes suaj.
- 5 Nuk ka veçse një Zot, një fe, një pagëzim;
- 6 një Hyj të vetëm, Atin e të gjithëve, i cili sundon mbi të gjithë, vepron nëpër të gjithë e banon në të gjithë.
- 7 Edhe secilit prej nesh i qe dhënë hiri me atë masë me të cilën Krishti deshi të na e dhurojë.
- 8 Këndej edhe thuhet: `Kur u ngrit në lartësi i mori me vete robërit dhe u dha dhurata njerëzve.`
- 9 E ajo fjalë: `U ngrit`, çfarë do të thotë tjetër, përveçse më parë zbriti këtu poshtë, përmbi tokë?
- 10 Ai që zbriti, është po Ai që u ngrit mbi të gjithë qiejt për ta mbushur gjithësinë.
- 11 E Ai i `dha` disa apostuj, disa të tjerë profetë, disa prapë ungjilltarë, disa të tjerë barinj dhe mësues,
- 12 që shenjtërit t`i bëjë të aftë për veprën e shërbesës, për ndërtimin e trupit të Krishtit,
- 13 derisa të gjithë ta arrijmë njësinë e fesë dhe njohjen e Birit të Hyjit deri në gjendjen e njeriut të përsosur, deri në masën që i përket pjekurisë së plotë të Krishtit:
- 14 që të mos jemi më foshnja me të cilët luajnë tallazet dhe i çon e i rrëzon çdo erë mësimesh në këtë lojë letrash të njerëzve që me dredhi i hapin udhën gabimit.
- 15 Por, duke e dëshmuar me dashuri të vërtetën, të rritemi në çdo pikëpamje drejt Atij që është Kryet;Krishtit.
- 16 Prej tij, Trupi i tërë, si një cope, mirë i lidhur në një, në atë mënyrë që çdo gjymtyrë ndihmon sipas funksionit që iu dha veçanërisht secilës pjesë dhe e mundëson rritjen e Trupit në ndërtimin e vetvetes në dashuri.Jeta e vjetër e jeta e re
- 17 Pra them këtë dhe përbej në Zotin: mos jetoni siç jetojnë paganët;në kotësinë e mendjes së tyre:
- 18 me mendje të errësuar, larg nga jeta e Hyjit, për shkak të paditurisë që është ndër ta për arsye të trashamanisë së zemrës së tyre.
- 19 Vetveten e kanë bërë të pandjeshëm, u dhanë pas shfrenisë, në mënyrë që, të shtyrë prej lakmimit, të bëjnë çdo poshtërsi.
- 20 Ju veç nuk keni qenë mësuar kështu mbi Krishtin,
- 21 në qoftë se keni dëgjuar për të dhe në qoftë se keni qenë mësuar sipas së vërtetës që është në Jezusin:
- 22 në fuqi të së cilës ju duhet ta flakni tej mënyrën e mëparshme të jetesës;njeriun e vjetër, të cilin prirjet e ulëta e çojnë në bjerrje,
- 23 dhe duhet të përtëriheni me shpirtin e mendjes tuaj
- 24 dhe të visheni me njeriun e ri, të krijuar sipas Hyjit në drejtësi e shenjtëri që vjen prej së vërtetës.Rregulla e jetës së re
- 25 Prandaj flakeni gënjeshtrën dhe secili le t`i thotë të vërtetën të afërmit të vet, sepse jemi gjymtyrët e njëri-tjetrit.
- 26 Po u zemruat? Mos mëkatoni! Dielli të mos perëndojë mbi hidhërimin tuaj!
- 27 Mos i lini asnjë anë kah t`ju kapë djalli!
- 28 Kush vidhte, më të mos vjedhë, por më fort le të punojë me duar të veta drejtësisht që të ketë çka t`i japë atij që është në nevojë.
- 29 Asnjë llafe e ndytë të mos dalë prej gojës tuaj, por, nëse është nevoja, thuajeni fjalën e mirë që t`i ndërtojë e t`u sjellë hir atyre që dëgjojnë.
- 30 Mos e trishtoni Shpirtin Shenjt të Hyjit, me të cilin Hyji ju vulosi për ditën e shpërblimit.
- 31 Le të flaket larg jush çdo pikëllim, zemërim, hidhërim, britmë, sharje me çdo lloj ligësie.
- 32 Përkundrazi, jini njëri për tjetrin të mirë, zemërdhimbshëm; faleni njëri-tjetrin sikurse edhe Hyji ju fali ju në Krishtin.