Beselidhja e ReEfesianëve: Jetoni porsi bij të dritës
- 1 Përngjajini Hyjit porsi bij të dashur
- 2 dhe jetoni në dashuri, sikurse Krishti na deshi ne dhe për ne ia flijoi vetveten Hyjit porsi kusht e fli që jep erë të mirë.
- 3 Fëlligështia ose çdo lloj papastërtie ose lakmimi as të mos zihet në gojë ndër ju, siç u ka hije shenjtërve.
- 4 Po as llafe të ndyta, as marri, as fjalë me dy vështrime që nuk kanë hije, por më mirë falënderime.
- 5 Sepse dijeni mirë këtë: asnjë fëlligështar, asnjë kurvar, asnjë lakmues pasurie;që është idhujtar;nuk ka pjesë në Mbretërinë e Krishtit e të Hyjit.Jetoni porsi bij të dritës
- 6 Askush të mos ju gënjejë me fjalë të kota: për këto gjëra bie hidhërimi i Hyjit mbi njerëzit e padëgjueshëm.
- 7 Mos kini, pra, kurrgjë të përbashkët me ta!
- 8 Po, dikur ishit errësirë, por tani jeni dritë në Zotërinë. Jetoni porsi bij të dritës.
- 9 Fryti i dritës është: mirësia, drejtësia, e vërteta
- 10 vendosni të bëni çka i pëlqen Hyjit!
- 11 Mos kini pjesë në veprat e pafrytshme të errësirës, por përkundrazi, më mirë zbulojini!
- 12 Sepse veprat që këta njerëz i bëjnë fshehtazi është turp edhe të fliten!
- 13 E çdo gjë që zbulohet, del në dritën e vet të vërtetë,
- 14 sepse çdo gjë që është e zbuluar, është dritë. Prandaj thotë:`Zgjohu ti që fle, ngrihu nga të vdekurit, dhe do të të shndrisë Krishti!`
- 15 Vëreni me kujdes si jetoni: jo si njerëz të marrë, por si njerëz të urtë,
- 16 të cilët dinë ta shfrytëzojnë mirë kohën, sepse ditët janë të këqija.
- 17 Prandaj mos jini të paarsyeshëm, por të dini ta kuptoni mirë vullnetin e Zotit.
- 18 Mos u dehuni me verë, në të cilën është shfrenia, por mbushuni me Shpirtin Shenjt.
- 19 Thoni së bashku psalme, himne e këngë të përshpirtshme! Këndoni e lavdëroni Zotin në zemrat tuaja!
- 20 Gjithmonë dhe për çdo gjë falënderoni Hyjin Atë në emër të Zotërisë tonë Jezu Krishtit!
- 21 Nënshtrohuni njëri-tjetrit në frikën e Krishtit!Bashkëshortët
- 22 Gratë le t`u binden burrave të vet sikurse Zotit.
- 23 Sepse burri është kryet e gruas sikurse edhe Krishti është kryet e Kishës;Ai, Shëlbuesi i Trupit.
- 24 Pra, sikurse Kisha i nënshtrohet Krishtit, ashtu edhe gratë le t`u binden burrave të vet në gjithçka.
- 25 Ju, o burra, duajini gratë tuaja sikurse Krishti e ka dashur Kishën dhe e ka flijuar vetveten për të
- 26 për ta bërë të shenjtë duke e pastruar me larje dhe me fjalë,
- 27 që të bënte gati për vete një Kishë të lavdishme, të panjollë, të parrudhë, pa ndonjë gjë si këto, të jetë e shenjtë dhe e patëmetë.
- 28 Në këtë mënyrë duhet që edhe burrat t`i duan gratë e veta;porsi trupin e vet. Kush e do gruan e vet, do vetveten.
- 29 Sepse askurrë askush nuk e urren trupin e vet, por e ushqen dhe kujdeset për të, porsi Krishti për Kishën.
- 30 Sepse jemi gjymtyrët e Trupit të tij.
- 31 `Për këtë arsye njeriu do ta lërë babain dhe nënën e do të jetojë bashkë me gruan e vet e të dy do të jenë një trup i vetëm.`
- 32 Ky është mister i madh: e kam fjalën në lidhjen e Krishtit me Kishën.
- 33 Shkurt, për sa u përket juve, secili prej jush le ta dojë gruan e vet porsi vetveten e gruaja le ta nderojë burrin e vet.