Beselidhja e VjeterLigji i Përtërirë: Koha dhe vendi
- 1 Këto janë fjalët që Moisiu ia drejtoi mbarë Izraelit përtej Jordanit, në shkretëtirë, në Arabë përballë Sufit, ndërmjet Faranit e Tofelit, Labanit, Haserotit e Dizahabit.
- 2 Prej Horebit e deri në Kadesbae, nëse i bihet udhës së bjeshkëve të Seirit, ka njëmbëdhjetë ditë udhëtim.
- 3 Ishte i dyzeti vit, i njëmbëdhjeti muaj, dita e parë e muajit, kur Moisiu ua tregoi bijve të Izraelit të gjitha ato që i kishte urdhëruar Zoti t`ua tregonte.
- 4 Pasi e mundi Sehonin, mbretin e amorrenjve, që banonte në Hesebon, dhe Ogun, mbretin e Basanit, që banonte në Astarot e në Edrai,
- 5 përtej Jordanit, në tokën e Moabit, Moisiu filloi ta shtjellojë këtë Ligj. Ai thoshte:Udhëzimet e fundit në Horeb
- 6 Zoti, Hyji ynë, na ka thënë në Horeb kështu: `Keni qëndruar mjaft në këtë mal:
- 7 përgatituni dhe çohuni e nisuni drejt maleve të amorrenjve dhe krahinave të afërta: në Arabë, në bjeshkë, në Sefelë, në Nageb, në breg të detit, në tokën e Kanaanit e në Liban, deri në lumin e madh Eufrat.
- 8 Ja,;tha;vendi që unë jua kam dhënë: hyni e merreni në trashëgim vendin, për të cilin iu përbetua Zoti etërve tuaj Abrahamit, Izakut e Jakobit se do t`ua japë atyre dhe pasardhësve të tyre pas tyre.`
- 9 Asohere ju pata thënë: Nuk jam në gjendje t`ju udhëheq unë krejt vetëm.
- 10 Zoti, Hyji juaj, ju shumoi e sot jeni shumë si yjet e qiellit.
- 11 Zoti, Hyji i etërve tuaj, i shtoftë këtij numri tuaj mijëra e mijëra të tjerë dhe ju bekoftë, sikurse edhe ju ka premtuar!
- 12 Nuk jam më i zoti t`i mbart krejt vetëm të vështirat tuaja, barrët tuaja e ankesat tuaja.
- 13 Zgjidhni, pra, burra të urtë, të dijshëm e të sprovuar për njerëzi në fiset tuaja që t`jua vë për krerë.
- 14 Asohere ju m`u përgjigjët: `Paske ndër mend të bësh një punë të mirë`.
- 15 Atëherë i mora krerët tuaj prej fiseve tuaja, njerëz të dijshëm e të sprovuar për njerëzi, dhe i vura prijës tuaj: mijëtarë, urdhërqindësh, pesëdhjetarë, dhjetarë dhe mibikëqyrës të fiseve tuaja.
- 16 Asohere u urdhërove gjykatësve tuaj: `Më parë peshoni mirë çështjet e vëllezërve tuaj dhe gjykoni sipas së drejtës, qoftë ai Izraelit ose i ardhur.
- 17 Në gjykim mos i mbani krahun asnjërit: njësoj dëgjojeni të voglin si të madhin dhe askënd mos druani, sepse gjykimi i përket Hyjit! Nëse ndonjë rast ju duket tepër i vështirë, nxirreni para meje e do ta shqyrtoj unë`.
- 18 Asohere unë ju dhashë urdhra për gjithçka ju duhej të bënit.Mosbesimi në Kades
- 19 U nisëm prej Kadesit dhe u përshkuam nëpër tërë atë shkretëtirë të madhe e të tmerrshme, sikurse patë, udhës drejt maleve të amorrenjve, siç na kishte urdhëruar Zoti, Hyji ynë. Kur arritëm në Kadesbae,
- 20 ju thashë: Arritët në malin e amorrenjve që Zoti, Hyji ynë, do të na e japë.
- 21 Shikoje tokën që Zoti, Hyji yt, po ta jep. Ngrihu, merre për pronë si të ka thënë Zoti, Hyji i etërve të tu! Mos ki frikë, asgjë të të mos trembë!
- 22 Atëherë ju të gjithë m`u afruat e më thatë: `T`i dërgojmë para nesh disa njerëz që ta vëzhgojnë vendin e të na e tregojnë udhën nëpër të cilën duhet të biem dhe qytetet në të cilat do të shkojmë.`
- 23 Fjala juaj më pëlqeu, prandaj edhe i dërgova prej jush dymbëdhjetë vetë, nga një prej çdo fisi.
- 24 Këta u nisën për në male, dhe mbërritën deri në luginën Eskol. Pasi bënë hetime për tokë,
- 25 orën prej fryteve të atij vendi, na i sollën neve dhe na thanë: `Vendi që Zoti, Hyji ynë, do të na e japë, është i mirë.`
- 26 Por ju nuk deshët të hynit; nuk i besuat fjalës së Zotit, Hyjit tuaj;
- 27 nynykatët në çadrat tuaja e thatë: `Zoti na urren dhe prandaj na nxori nga dheu i Egjiptit që të na lëshojë në duar të amorrenjve e të na zhdukë.
- 28 Ku të ngjitemi? Vëllezërit tanë na e patën futur frikën në zemër kur na thanë: Është një popull më i shumtë e më i madh se ne! Kanë qytete të mëdha e të muruara deri në qiell! I kemi parë atje edhe viganët.`
- 29 Unë asohere ju thashë: `Të mos ju kapë frika e mos i druani!
- 30 Zoti Hyj që është udhëheqësi juaj, ai vetë do të luftojë për ju, po ashtu si bëri në Egjipt, vetë e patë!`
- 31 Po edhe në shkretëtirë, vetë e keni parë, Zoti të ka përqafuar, Zoti, Hyji yt, ashtu siç e mbart njeriu fëmijën e vet, në çdo udhë nëpër të cilën ratë deri që erdhët në këtë vend.
- 32 Por, megjithëkëtë, ju nuk patët besim në Zotin, Hyjin tuaj,
- 33 i cili ju priu udhës dhe jua gjente vendet e zemërimiimit; natën jua tregonte udhën me dritën e zjarrit e ditën me shtyllën e resë.Udhëzimet e Zotit në Kades
- 34 Kur i dëgjoi Zoti nynykamet tuaja, u hidhërua, u betua dhe tha:
- 35 `Asnjë njeri prej kësaj breznie të mbrapshtë nuk do ta shohë të mirin vend që ua pata premtuar me përbetim etërëve tuaj,
- 36 me përjashtim të Kalebit, të birit të Jefoneut: ai do ta shohë dhe do ta gëzojë tokën që shkeli me këmbë, ai e bijtë e tij, sepse nuk la gjë mangut për ta ndjekur Zotin.`
- 37 Për shkak tuaj Zoti u hidhërua edhe me mua e më tha:` As ti nuk do të hysh atje!
- 38 Por atje do të hyjë shërbëtori yt Jozuehi, biri i Nunit. Jepi zemër sepse ai do t`ia ndajë Izraelit tokën me short.
- 39 Fëmijët tuaj, për të cilët thatë së do të merren skllevër, foshnjat që sot nuk dinë ta ndajnë të mirën prej së keqes, ata do të hyjnë; atyre do t`ua jap tokën dhe ata do ta kenë pronë.
- 40 E ju, kthehuni së prapthi nëpër shkretëtirë në drejtim të Detit të Kuq.`
- 41 Atëherë m`u përgjigjët: `Mëkatuam kundër Zotit! Do të ngjitemi atje e do të luftojmë, siç na urdhëroi Zoti, Hyji ynë.` E kur u shtrënguat në armë e po niseshit për në mal,
- 42 Zoti më tha: `Thuaju: Mos u kapni në mal e mos e nisni luftën, sepse mua nuk më keni me ju e do të bëheni preja e armikut!`
- 43 Unë ju urdhërova, por ju nuk më dëgjuat, dhe kundër urdhrit të Zotit e të fryrë nga krenaria, iu kapët malit.
- 44 Kështu dolën amorrenjtë që banojnë në atë mal e t`ju ndeshën, t`ju pëdoqën, si bleta kur del prej zgjoit e të vishet, e t`ju goditën prej Seirit e deri në Hormë.
- 45 Ju që u kthyet, kur qanit para Zotit, ai s`ju dëgjoi as s`ua vuri veshin ofshamave tuaja.
- 46 E kështu ndenjët në Kades për një kohë të gjatë, e mirë e dini sa ndenjët!