Beselidhja e VjeterLigji i Përtërirë: Përvoja e izraelitëve
- 1 Duaje, pra, Zotin, Hyjin tënd, e zbato gjithmonë çka të urdhëron të zbatosh: urdhërimet, ligjet e rregulloret e tija!
- 2 Pranojeni sot;nuk po ju drejtohem fëmijëve tuaj, sepse ata nuk i njohën as nuk i panë mësimet e Zotit, Hyjit tuaj;madhërinë e tij, dorën e fortë dhe krahun e nderë:
- 3 shenjat e veprat e tija që ia bëri në mes të Egjiptit faraonit mbret e mbarë vendit të tij;
- 4 çfarë i bëri ushtrisë egjiptiane, kuajve e karrocave, sesi i mbuluan ujërat e Detit të Kuq, kur po ju pëdiqnin ju:;Zoti i shpartalloi deri në ditën e sotme;
- 5 çfarë ju bëri juve në shkretëtirë derisa arritët në këtë vend;
- 6 çfarë bëri me Datanin e me Abironin, bijtë e Eliabit, prej fisit të Rubenit, si e hapi toka grykën e vet dhe i përpiu me familje, me tenda e me mbarë pasurinë e tyre që kishin në mes të Izraelit.
- 7 Sytë tuaj i panë të gjitha këto emnesa që bëri Zoti!Premtime e porosi
- 8 Zbatoni, pra të gjitha urdhërimet që po jua jap sot, që të jeni të fortë e të mund të hyni e ta pushtoni tokën, në të cilën po hyni për ta bërë pronë,
- 9 kështu që të jetoni një kohë të gjatë në tokën që Zoti me përbetim ua pati premtuar etërve tuaj dhe pasardhësve të tyre, në tokën që rrjedh qumësht e mjaltë.
- 10 E toka, në të cilën do të hysh për ta bërë pronë, nuk është porsi toka e Egjiptit, prej së cilës dole, ku, kur hidhje farën, të duhej ta lagie duke i prirë ujit me këmbë, siç laget kopshti;
- 11 është tokë malore e luginore që e pret shiun nga qielli.
- 12 Për të Zoti, Hyji yt, gjithmonë kujdeset. Sytë e tij janë mbi të që nga fillimi i vitit deri në mbarimin e tij.
- 13 E nëse, do t`i dëgjoni vërtet, urdhërimet e mia, që unë po jua jap sot, e do ta doni Zotin, Hyjin tuaj, e do t`i shërbeni me gjithë zemrën tuaj e me gjithë shpirtin tuaj,
- 14 do t`i jap tokës suaj shira në kohën e duhur: në vjeshtë e në pranverë, e do të mund ta mbledhësh drithin tënd, verën tënde e vajin tënd;
- 15 në fusha do të bëj të rritet bari për bagëtitë e tua. Edhe ti do të hash e do të ngihesh.
- 16 Ruhuni të mos ju tradhtojë zemra e të largoheni prej Zotit dhe t`u shërbeni e t`i adhuroni zotat e huaj,
- 17 që të mos e hidhëroni Zotin kundër jush e ta mbyllë qiellin e të mos bjerë shi, që toka të mos e japë prodhimin e vet, se atëherë me të shpejtë do të zhdukeni prej tokës së mirë që do t`jua japë Zoti.Përfundim
- 18 Thadroni, pra, këto fjalë të mia në zemrën e në shpirtin tuaj; si shenjë lidhni në dorën tuaj dhe vendosni porsi varëse ndërmjet syve tuaj!
- 19 Mësojuani fëmijëve tuaj! Fol për to kur të jesh në shtëpinë tënde e kur të jesh në udhë; kur të biesh e kur të çohesh!
- 20 Shkruaj në ballëzinat e shtëpisë sate e në dyert e tua,
- 21 që ditët ë tua e ditët e bijve të tu në tokën që Zoti premtoi me përbetim t`ua japë etërve të tu;të jenë të shumtë si ditët e qiellit përmbi tokë.
- 22 Nëse do t`i mbani vërtet të gjitha këto urdhërime, që po jua jap unë dhe do t`i zbatoni e do ta doni Zotin, Hyjin tuaj, nëse do të ecni të gjitha udhëve të tija e do të qëndroni të lidhur ngushtë me të,
- 23 Zoti do t`i dëbojë para jush të gjitha këto kombe e ju do t`i pushtoni edhe pse janë më të mëdha e më të forta se ju.
- 24 Çdo vend që të shkelë këmba juaj, do të jetë juaji. Prej shkretëtirës e Libanit, prej lumit të madh Eufrat e deri në Detin Perëndimor do të shtrihet toka juaj.
- 25 Askush s`do të mund të qëndrojë përballë jush. Frikën e tmerrin tuaj do ta shtrijë Zoti, Hyji juaj, mbi çdo vend që do ta shkelni, siç ju ka thënë.
- 26 Ja, po ju vë para sot bekimin edhe mallkimin:
- 27 bekimin, nëse do t`i dëgjoni urdhërimet e Zotit, Hyjit tuaj, që unë po ju urdhëroj sot;
- 28 mallkimin, nëse nuk do t`i dëgjoni urdhërimet e Zotit, Hyjit tuaj, por do t`i shmangeni udhës që po jua dëftoj tani unë e do të ecni pas hyjnive të huaja, që nuk i njihni.
- 29 Kur të të ketë futur Zoti, Hyji yt, në tokën që je nisur për ta pushtuar, vëre bekimin mbi malin Garizim e mallkimin mbi malin Hebal
- 30 që janë përtej Jordanit, përpas udhës në drejtim të perëndimit, në tokën e kananenjve që banojnë në Arabë, përballë Galgalës që është pranë Qarrave të Moresë.
- 31 Ja, pra, po kaloni Jordanin për ta marrë për pronë tokën që Zoti, Hyji juaj, do t`jua japë: merreni dhe banoni në të.
- 32 Kujdesuni, pra, që t`i vini në zbatim të gjitha urdhërimet e rregullat që po jua vë sot përpara.