Beselidhja e ReFilipianëve: Përvujtëria e krishterë dhe përvujtëria e Krishtit
- 1 Nëse, pra, vlen gjë ngushëllimi në Krishtin, nëse qortimi me dashuri, nëse pjesëmarrja në Shpirtin Shenjt, nëse vlen gjë zemra e dhimbshme,
- 2 atëherë ma plotësoni gëzimin: jetoni në marrëveshje, kini të njëjtën dashuri, jini një zemre, një mendimi!
- 3 Mos bëni asgjë për kryelartësi, as për mendje të madhe, por, me përvujtëri mbajeni njëri-tjetrin më të madh se veten.
- 4 Mos kërkoni vetëm të mirën tuaj, por edhe të mirën e të tjerëve.
- 5 Kini në ju po ato ndjenja që ishin në Krishtin Jezus:
- 6 i cili, edhe pse me natyrë Hyj, barazinë e vet me Tënuk e çmoi si një visar që s`mundet pa të,
- 7 por ia mohoi vetvetese mori natyrën e shërbëtoritdhe u bë i ngjashëm me njerëzdhe, për kah pamja e jashtme, dukej vetëm njeri.
- 8 E përuli vetvetenduke u bërë i dëgjueshëm deri në vdekje, mu deri në vdekjen në kryq.
- 9 Prandaj edhe Hyji e lartësoi tesvedhe i dha emrin që është mbi çdo emër
- 10 që në Emër të Jezusittë përkulet çdo gjui atyre që janë në qiell, në tokë e në nëntokë
- 11 dhe çdo gjuhë të dëshmojë:`Jezu Krishti është Zot!`Në nder të Hyjit Atë.Shndritni si pishtarë në botë
- 12 Kështu, pra, të dashurit e mi, ju që ishit gjithmonë të dëgjueshëm, jini, jo vetëm në praninë time, por shumë më tepër tani që nuk jam pranë jush; punoni me frikë dhe me drojë të madhe për shëlbimin tuaj.
- 13 Sepse Hyji është ai që, sipas mirësisë së vet, ndikon në ju e të doni e të veproni.
- 14 Bëni gjithçka pa murmurim e pa vonesë,
- 15 që të jeni pa të meta dhe të pastër, fëmijë të panjollë të Hyjit në mes të kësaj breznie të prishur e dinake, në të cilën ndriçoni porsi pishtarë në botë,
- 16 duke e mbajtur lart Fjalën e Jetës që të mund të mburrem në Ditën e Krishtit se nuk kam vrapuar kot dhe nuk jam munduar kot.
- 17 Mu, përkundrazi, edhe në qoftë se duhet që gjaku im të derdhet si fli njomëse e shërbesës hyjnore për fenë tuaj, jam i kënaqur dhe galdoj bashkë me ju.
- 18 Po ashtu edhe ju gëzohuni dhe galdoni bashkë me mua!Timoteu dhe Epafroditi
- 19 Shpresoj, pra, në Zotin Jezus, se së shpejti do ta dërgoj te ju Timoteun, që të kënaqem edhe unë kur të marr vesh për gjendjen tuaj.
- 20 Dhe njëmend, s`kam askënd tjetër që të na përkojnë shpirtrat, që pa u kursyer të kujdeset për ju,
- 21 sepse të gjithë të tjerët kërkojnë interesin e vet e jo atë të Jezu Krishtit.
- 22 Dhe ju e dini se ky e ka vërtetuar ndershmërinë e vet në çdo pikëpamje, pasi si fëmija me t`anë ka shërbyer bashkë me mua në përhapje të Ungjillit.
- 23 Këtë, pra, shpresoj se do ta dërgoj posa të shoh se si do të marrë puna ime.
- 24 Por jam i bindur në Zotin se së shpejti do të vij edhe vetë te ju.
- 25 Ndërkaq e çmova të nevojshme ta dërgoj te ju Epafroditin, vëllanë, bashkëpunëtorin dhe bashkëluftëtarin tim, që ma patët dërguar të më ndihmojë në nevojat e mia.
- 26 Po e dërgoj sepse kishte dëshirë të madhe të shihej me ju të gjithë dhe vuante se ju kishit marrë vesh se është i sëmurë.
- 27 Edhe, vërtet, qe i sëmurë për vdekje, porse Hyji pati dhimbje për të dhe, jo vetëm për të, por edhe për mua, që të mos kisha trishtim mbi trishtim.
- 28 Prandaj e nisa shpejt e shpejt që, kur ta shihni përsëri, të gëzoheni dhe edhe unë të kem më pak trishtim.
- 29 Bëjini, pra, në Zotin një pritje vërtet të gëzueshme dhe çmojini fort njerëzit e tillë,
- 30 sepse, për veprën e Krishtit për pak sa s`vdiq; jetën e vet e vuri në rrezik për të plotësuar atë që ju s`mund të bënit për shërbimin tim.