Beselidhja e ReFilipianëve: Udha e vërtetë e shëlbimit
- 1 Së fundi, vëllezërit e mi, gëzohuni nëZotin!T`ju shkruaj të njëjtat gjëra unë nuk e kam të vështirë, kurse për ju është përforcim:
- 2 Ruajuni prej qenve! Ruajuni prej punëtorëve të këqij! Ruanu Ruajuni prej rrethprerjes gjymtuese!
- 3 Sepse, ne jemi të rrethprerët e vërtetë, ne që në Shpirtin e Hyjit kryejmë shërbesën hyjnore dhe mburremi në Krishtin Jezus dhe nuk shpresojmë në trup.
- 4 Megjithatë, unë do të mund të shpresoja edhe në trup, sepse, në mendoftë ndokush se ka arsye të shpresojë në trup;unë edhe më tepër!
- 5 I rrethprerë të tetën ditë, izraelit me kombësi, nga fisi i Beniaminit, hebre prej hebrenjsh; sipas Ligjit farise;
- 6 për kah zelli, salvues i Kishës e, për sa i përket drejtësisë;asaj të Ligjit;i patëmetë.
- 7 Por të gjitha këto që i mbaja si përparësi, tani i çmoj si një bjerrje për shkak të Krishtit.
- 8 Madje unë çmoj gjithçka si dëm në krahasim me më të madhen të mirë: me njohjen e Jezu Krishtit, Zotit tim. Për të kam bjerrë çdo gjë dhe të gjitha i çmoj si llom, me qëllim që të fitoj Krishtin
- 9 dhe të gjendem në Të;jo me drejtësinë time;me atë që vjen nga Ligji, por me atë që vjen nga feja në Krishtin, me drejtësinë që vjen nga Hyji, e themeluar në fe
- 10 që ta njoh atë dhe fuqinë e ngjalljes së tij me pjesëmarrjen në vuajtjet e tij, që të bëhem i ngjashëm me Të në vdekjen e tij,
- 11 që në ndonjë mënyrë të mund ta arrij ngjalljen e të vdekurve.Vrapimi drejt qëllimit
- 12 Jo, si t`ia kisha arritur, as, si të isha bërë i përsosur, por;vrapoj që, në ndonjë mënyrë, të mund ta zë, sepse edhe vetë kam qenë zënë prej Krishtit [Jezus].
- 13 Vëllezër, unë nuk mendoj se ia kam arritur, di vetëm kaq:harroj çka kam lënë pasdhe zgjatem drejt së ardhmes,
- 14 sulem drejt qëllimit, drejt shpërblimit të thirrjes qiellore të Hyjit në Krishtin Jezus.
- 15 Ne, pra, që e kemi arritur pjekurinë, ta kemi në mendje këtë gjë! Po, nëse e mendoni ndryshe, pikërisht kështu Hyji do t`jua zbulojë.
- 16 Ndërkaq, prej asaj pike ku kemi arritur;të vazhdojmë të përparojmë asaj hullie.
- 17 Më përngjani mua, o vëllezër, dhe vëreni ata që jetojnë sipas shembullit që keni në ne.
- 18 Sepse, siç ju kam thënë shpeshherë e tani po jua them me lot për faqe, shumë jetojnë si armiq të kryqit të Krishtit!
- 19 Mbarimi i jetës së tyre është dënimi, hyji i tyre është barku dhe lavdia e tyre në turp;ata mendojnë vetëm gjërat tokësore.
- 20 Kurse Atdheu ynë është qielli, nga presim se vjen si Shëlbues Jezu Krishti Zot.
- 21 Ai do ta shndërrojë trupin tonë të mjerë në një trup të ngjashëm me trupin e tij të lavdishëm në saje të pushtetit që ka të nënshtrojë nën sundimin e vet gjithçka.