Beselidhja e ReFilipianëve: Uratët e Palit për filipianët
- 1 Pali dhe Timoteu, shërbëtorët e Krishtit Jezus: të gjithë shenjtërve në Krishtin Jezus që janë në Filipe me mbikqyrës dhe me diakonë:
- 2 paçi hir e paqe prej Hyjit, Atit tonë, dhe prej Jezu Krishtit Zot.Uratët e Palit për filipianët
- 3 Gjithmonë, sa herë më bie ndër mend për ju, falënderoj Hyjin tim.
- 4 Gjithëherë e në çdo lutje që bëj, lutem me gëzim për ju të gjithë
- 5 për arsye të pjesëmarrjes tuaj në përhapjen e Ungjillit që prejditës së parë e deri tani.
- 6 Dhe jam plotësisht i bindur se Ai që në ju e filloi veprën e mirë, Ai edhe do ta kryejë deri në Ditën e Krishtit Jezus.
- 7 Dhe është e drejtë t`i kem këto ndjenja për ju! Për të vërtetë, unë ju mbaj në zemrën time, sepse ju të gjithë jeni pjesëtarët e hirit tim në prangat e mia, në mbrojtjen e në përforcimin e Ungjillit.
- 8 Po, Hyjin e kam dëshmitar se ju dua pa masë të gjithëve me dashurinë e Jezu Krishtit!
- 9 Dhe ja, për çka lutem: që dashuria juaj të shkojë duke u rritur përherë e më fort në njohuri e në kuptim të plotë,
- 10 që të mund të dalloni çka është më e mirë, që të jeni të pastër si dielli dhe pa farë të mete për Ditën e Krishtit,
- 11 plot me fryt drejtësie që vjen nëpër Jezu Krishtin;për lavdi e nder të Hyjit.Krishti është jeta ime
- 12 Dëshiroj, vëllezër, ta dini këtë gjë: të vështirat që më ndodhën ndihmuan shumë më tepër në përhapjen e Ungjillit,
- 13 sepse në mbarë pretoriumin e gjithkund gjetiu u mor vesh se gjendem në pranga për shkak të Krishtit,
- 14 dhe shumica e vëllezërve, e trimëruar në Krishtin për shkak të prangave të mia, gjithnjë e më tepër merr guxim ta shpallë pa frikë fjalën.
- 15 Njëmend disa e predikojnë Krishtin të shtyrë prej smirës e prej rivalitetit, por disa të tjerë prej qëllimit të mirë.
- 16 Këta veprojnë me dashuri. E dinë se unë gjendem këtu për arsye të mbrojtjes së Ungjillit,
- 17 kurse ata e shpallin Krishtin të shtyrë prej rivalitetit. Qëllimet e tyre nuk janë të pastërta: mendojnë se kështu do t`i bëjnë më të vështira prangat e mia.
- 18 Ani, çka ndodh? asgjë tjetër veçse predikohet Krishti, qoftë për qëllime të tjera, qoftë me çiltëri. Kësaj gjëje i gëzohem dhe do t`i gëzohem!
- 19 Sepse e di se në saje të lutjeve tuaja dhe të ndihmës së Shpirtit të Jezu Krishtit kjo do të më vlejë për shëlbim,
- 20 sikurse pres me dëshirë të flaktë dhe shpresoj se nuk do të turpërohem për asgjë, porse me guximin tim të plotë;si gjithmonë ashtu edhe tani;Krishti do të madhërohet në trupin tim, si në jetofsha si në vdiqsha.
- 21 Vërtet, për mua Krishti është jetë dhe vdekja fitesë!
- 22 Por në qoftë se jeta në trup më mundëson një veprimtari frytdhënëse, çka atëherë të zgjedh? Nuk po di!
- 23 Jam ndërdyshas: dëshiroj të shkoj e të jem me Krishtin, [sepse] kjo është gjë shumë, shumë më e mirë,
- 24 por të jetoj në këtë trup është më e nevojshme për ju.
- 25 Për tani e di se do të mbetem dhe do të rri në mesin tuaj për përparimin tuaj e në gëzim të fesë,
- 26 që mburrja juaj për mua në Jezu Krishtin të shtohet, kur përsëri të vij ndër ju.
- 27 Ju veç, jetoni në mënyrë të denjë të Ungjillit të Krishtit, që;kur të vij e t`ju shoh, ose, larg prej jush;kur të dëgjoj për ju, të ndiej se jeni të qëndrueshëm në një shpirt dhe se, një zemre, luftoni të gjithë së bashku për fenë e Ungjillit
- 28 pa farë frike të armikut. Kjo gjë është shenja paralajmëruese e dënimit të tyre dhe e shëlbimit tuaj: dhe kjo vjen prej anës së Hyjit.
- 29 Sepse juve Hyji ju dha hirin t`i shërbeni Krishtit jo vetëm duke besuar në Të, por edhe duke pësuar për Të,
- 30 duke bërë po të njëjtën luftë që patë se bëra unë dhe që dëgjoni se e bëj edhe tani.