Beselidhja e ReKolosianëve: Shërbesa e Palit në Kishë
- 1 Pali, për vullnet të Hyjit apostull i Krishtit Jezus, edhe vëllai Timote:
- 2 shenjtërve që janë në Kolos, vëllezërve besimtarë në Krishtin:Hyji, Ati ynë, ju dhëntë hir e paqe!Pali falënderon Hyjin për kolosianët
- 3 E falënderojmë Hyjin, Atin e Zotit tonë Jezu Krishtit dhe lutemi vazhdimisht për ju,
- 4 sepse morëm vesh për fenë tuaj në Jezu Krishtin dhe për dashurinë që keni ndaj të gjithë shenjtërve,
- 5 për arsye të shpresës që ruhet për ju në qiell. Për të keni dëgjuar në saje të fjalës së të vërtetës;Ungjillit,
- 6 që arriti te ju dhe po jep fryte e po zhvillohet, si në mbarë botën, ashtu edhe ndër ju, që prejditës kur dëgjuat dhe e njohët hirin e Hyjit me anë të së vërtetës,
- 7 ashtu si e keni mësuar prej Epafrit të dashur, shokut tonë në shërbesë. Ai na zëvendëson ndër ju si mbarështues besnik i Krishtit.
- 8 Ai edhe na njoftoi për dashurinë tuaj në Shpirtin Shenjt.Personi dhe vepra e Krishtit
- 9 Prandaj edhe ne, që atë ditë, kur morëm vesh për këtë gjë, nuk pushojmë së luturi për ju dhe të kërkojmë prej Hyjit të fitoni me çdo urti e kuptim shpirtëror njohurinë e plotë të vullnetit të tij,
- 10 që të jetoni në mënyrë të denjë për Zotin dhe t`i pëlqeni Atij plotësisht, duke dhënë fryte veprash të mira dhe duke përparuar në njohurinë e Hyjit,
- 11 që të forcuar me çdo fuqi si i përgjigjet pushtetit të Hyjnisë së tij, të jeni të fortë e të durueshëm në çdo provë, që me gëzim
- 12 ta falënderoni Atin, i cili ju bëri të aftë të keni pjesë në trashëgimin e shenjtërve në dritë.
- 13 Ai na nxoringa pushteti i errësirësdhe na kaloinë Mbretërinë e Birit të vet të dashur,
- 14 në të cilin kemi shpërblimin faljen e mëkateve.
- 15 Ai është shëmbëllesa e Hyjit të papashëm, i Parëlinduri;para çdo krijese.
- 16 Sepse në Të u krijua çdo gjënë qiell e në dhe, çka shihet e çka nuk shihet:qoftë Fronet, qoftë Zotërimet, qoftë Principatat, qoftë Pushtetet gjithçka u krijua nëpër Të dhe për Të.
- 17 Ai është para çdo gjëjedhe çdo gjë qëndron në Të.
- 18 Ai është Kryet e Trupit;Kishës;Ai është Fillimi, i Parëlinduri ndër të vdekurit që të jetë në gjithçka i Pari.
- 19 Sepse Hyjit i pëlqeutë banojë në Të e tërë Plotësiadhe, me anë të Tij,
- 20 duke vendosur paqen me anë të gjakut të kryqit [të Tij] -të pajtojë me vete gjithçkaqoftë në tokë qoftë në qiell.
- 21 Edhe ju që dikur ishit të përjashtuar dhe armiq për shkak të veprave tuaja të këqija,
- 22 tani Hyji ju pajtoi me vete në saje të trupit të vdekshëm të Krishtit;nëpër vdekje;që t`ju nxjerrë para Tij të shenjtë, të drejtë e të patëmetë.
- 23 Por duhet të qëndroni të themeluar në fe, të qëndrueshëm dhe të palëkundshëm në shpresën që jep Ungjilli, për të cilin dëgjuat, i cili iu predikua secilës krijesë nën qiell. Këtij Ungjilli unë Pali iu bëra mbarështues.Shërbesa e Palit në Kishë
- 24 Dhe tani vetë u gëzohem vuajtjeve të mia për të mirën tuaj dhe plotësoj në trupin tim çka u mungon mundimeve të Krishtit për Trupin e tij;Kishën.
- 25 U bëra mbarështues i Saj në fuqi të misionit që Hyji më caktoi për të mirën tuaj që ta bëj të njohur njëherë e përgjithmonë Fjalën e Hyjit:
- 26 Misterin e mbajtur fshehur gjatë shekujsh dhe breznish, të cilin tani ua zbuloi shenjtërve të tij.
- 27 Këtyre Hyji deshi t`ua bëjë të njohur lavdinë e begatshme të këtij Misteri në paganë: d. m. th. : Krishti është ndër ju, shpresa e lavdisë!
- 28 Ne kumtojmë Atë. Qortojmë çdo njeri dhe mësojmë gjithkënd me çdo njohuri për të bërë që gjithkush të arrijë përsosmërinë në Krishtin.
- 29 Për këtë arsye edhe mundohem dhe luftoj me ndihmën e fuqisë së tij i cili me plot fuqi vepron në mua në mënyrë të pushtetshme.