Beselidhja e ReKolosianëve: Begatia e jetës në Krishtin
- 1 Këndej dëshiroj ta dini se ç`luftë të ashpër më duhet të bëj për ju, për ata në Laodice edhe për të gjithë të tjerët që nuk më kanë parë kurrë personalisht,
- 2 që të ngushëllohen zemrat e tyre dhe, të bashkuar në dashuri të arrijnë tërë begatinë, plotësinë e kuptimit, njohjen e vërtetë të Misterit të Hyjit;Krishtit.
- 3 Në Të janë të fshehura të gjitha visaret e dijes e të kuptimit.
- 4 Jua them këtë që askush të mos ju gënjejë me fjalë joshëse.
- 5 Edhe pse me trup nuk jam i pranishëm, megjithatë me shpirt jam ndër ju: me kënaqësi e vërej radhën tuaj dhe patrandshmërinë e besimit tuaj në Krishtin.Begatia e jetës në Krishtin
- 6 Siç e pranuat Jezu Krishtin Zot, ashtu edhe vazhdoni të jetoni në Të:
- 7 të rrënjosur, vazhdimisht të mbimuruar në të dhe të fortë në fe sikurse qetë mësuar, gjithherë përplot me falënderim.
- 8 Ruajuni të mos ju gënjejë kush me anë të filozofisë;me stërhollime të kota, që bazohen në thashethemet njerëzore, në elementet e botës e jo në Krishtin.
- 9 Dhe, pasi në Krishtin banon trupërisht e tërë plotësia hyjnore, kështu edhe ju jeni
- 10 të mbushur me anë të Tij. Ai është Kryet e çdo Principate e Pushteti.
- 11 Në të jeni edhe të rrethprerë, por me një rrethprerje që s`është bërë me dorë njeriu;u zhveshët nga trupi i mëkatit;me anë të rrethprerjes së Krishtit.
- 12 Të varrosur bashkë me Të në pagëzim, bashkë me Të edhe u ngjallët në saje të fesë, me të cilën besuat në fuqinë e Hyjit që e ngjalli nga të vdekurit.
- 13 Edhe juve që ishit të vdekur për shkak të fajeve tuaja dhe të parrethprerjes së trupit tuaj, Hyji ju ngjalli bashkë me Të.Ai mirësisht na i fali të gjitha fajet tona,
- 14 Ai e zhvleftësoi dëftesën paditëse që, në saje të urdhërimeve, ishte kundër nesh, e bëri të zhduket, e mbërtheu në kryq.
- 15 I çarmatosi Principatat dhe Pushtetet e dëftoi këtë botërisht -dhe i tërhoqi zvarrë në kalimin ngadhënjyes të Kryqit!
- 16 Prandaj askush të mos guxojë t`ju dënojë për çështje ushqimi e pijeje, për çështje festash o hëne së re ose të shtunash,
- 17 sepse këto janë vetëm hija e atyre që duhej të vinin, kurse realiteti është Krishti!
- 18 Askush të mos ju shpallë të padenjë për shpërblim qiellor, pse ai, sikur kënaqet në përshpirtëri dhe nderim të engjëjve, gjasme është në vegime dhe është themeluar në kujtime shpirtërore dhe në mendjen e vet fryhet për pamje përrallore,
- 19 por nuk është i lidhur me Kryet;me Atë, prej të cilit mbarë Trupi, në saje të gjymtyrëve dhe të nyjeve, i kujdesuar dhe i lidhur në një, rritet me rritjen që jep Hyji.Jeta e re në Krishtin
- 20 Nëse bashkë me Krishtin keni vdekur për parimet e botës, pse atëherë;thua se jeta juaj është ende e varur nga kjo botë, u nënshtroheni disa rregulloreve, si këto:
- 21 Mos merr, mos shijo, mos prek!
- 22 Të gjitha këto janë të caktuara të mbarojnë me përdorim! Rregullore dhe mësime njerëzish!
- 23 Të gjitha këto janë gjasme nderim Hyjit, përshpirtëri, gjasme pendesë, duken si të ishin vërtet urti, por nuk kanë kurrfarë vlere, vetëm sa për të kënaqur trupin!