Beselidhja e ReKolosianëve: Të dini t’i përgjigjeni gjithkujt si duhet.
- 1 Ju zotërinj, jepuni skllevërve çka u përket me të drejtë dhe me drejtësi, të vetëdijshëm se edhe ju e keni Zotërinë në qiell.Porositë
- 2 Qëndroni në lutje; rrini zgjuar në lutje duke falënderuar!
- 3 Gjithashtu lutuni edhe për ne që Hyji të na e hapë një fushë predikimi të lirë që të mund ta kumtojmë misterin e Krishtit, për shkak të të cilit jam ndër pranga
- 4 dhe që ta shpall ashtu si e kam për detyrë të flas.
- 5 Silluni me urti ndaj atyre që nuk janë të krishterë; shfrytëzojeni rastin sa më mirë!
- 6 Fjala juaj të jetë gjithmonë e ëmbël, plot urti. Të dini t`i përgjigjeni gjithkujt si duhet.Përshëndetjet e fundit
- 7 Se si gjendem unë;do t`ju tregojë Tihiku, vëllai i dashur, ndihmësi besnik dhe shërbëtor në Zotin bashkë me mua.
- 8 Po e dërgoj veçanërisht për t`ju njoftuar mbi gjendjen tonë dhe për të ngushëlluar zemrat tuaja.
- 9 Po e dërgoj bashkë me Onezimin, vëllain besnik e të dashur, i cili është bashkëvendasi juaj: ata do t`ju tregojnë si qëndron puna këtu.
- 10 Ju bën të fala Aristarku që është i burgosur bashkë me mua. Gjithashtu edhe Marku, nipi i Baabës [për të cilin ju patëm urdhëruar, që, nëse do të vijë, t`i bëni pritje të mirë].
- 11 Ju bën të fala edhe Jezusi që quhet Just. Këta janë të vetmit që, prej të rrethprerëve, bashkëpunojnë me mua në përhapjen e Mbretërisë së Hyjit. Këta qenë për mua një ngushëllim.
- 12 Ju bën të fala edhe Epafri, bashkëvendasi juaj, shërbëtor i Krishtit [Jezus]; ky gjithmonë lufton me lutje për ju, që të qëndroni të përsosur dhe të patrandshëm në plotësimin e vullnetit të Hyjit.
- 13 Unë dëshmoj për të se kujdeset së tepërmi për ju, për ata në Laodice dhe në Hierapolis.
- 14 Ju bën të fala edhe Luka, mjeku i dashur, dhe Dema.
- 15 Përshëndetni vëllezërit në Laodice si dhe Nimfën dhe kishën që bashkohet në shtëpinë e saj.
- 16 E, kur kjo Letër të lexohet ndër ju, kujdesohuni që të lexohet edhe në Kishën e laodicenjve, po ashtu edhe ju kujdesohuni ta lexoni atë të Laodicesë.
- 17 Thuajini Arkipit: Ki kujdes shërbesën që more në Zotin dhe plotësoje si duhet!
- 18 Të fala me dorën time;të Palit.Mos i harroni prangat e mia!Hiri qoftë me ju!