Beselidhja e ReKolosianëve: Detyrat shoqërore të jetës së re
- 1 Nëse, pra, u ngjallët bashkë me Krishtin, kërkoni çka është lart, ku gjendet Krishti ndenjur në fron në të djathtën e Hyjit!
- 2 Dëshironi gjërat që janë lart e jo këto përmbi tokë!
- 3 Sepse vdiqët dhe jeta juaj është e fshehur me Krishtin në Hyjin.
- 4 E kur të duket Krishti;Jeta juaj, atëherë edhe ju bashkë me Të do të shfaqeni plot lavdi.
- 5 Bëni, pra, të vdesin gjymtyrët tuaja, ato tokësoret: fëlligështia, papastërtia, epshet, dëshirat e këqija, lakmimi i tepruar i pasurisë;që është idhujtari
- 6 për shkak të tyre vjen hidhërimi i Hyjit [mbi ata që nuk dëgjojnë].
- 7 Po, dikur edhe ju ecët kësaj udhe, kur jetuat në këto vese.
- 8 Por tani edhe ju flakni larg të gjitha këto: hidhërimin, zemërimin, të keqen, blasfeminë; goja juaj të mos përdorë fjalë të ndyta!
- 9 Mos rreni njëri-tjetrin!Ju e zhveshët njeriun e vjetër me veprat e tij
- 10 dhe veshët njeriun e ri që përtërihet në njohurinë e drejtë në përgjasim të Krijuesit të vet.
- 11 Aty nuk ka më:grek;hebre, rrethprerje;parrethprerje, barbar;skit, skllav;të lirë, por Krishti është gjithçka dhe në të gjithë.
- 12 Vishuni, pra, pasi jeni të zgjedhurit e Hyjit, shenjtër e të dashur me zemër të dhimbshme, me mirësi, me përvujtëri, me butësi, me duresë.
- 13 Durojeni njëri-tjetrin dhe faleni njëri-tjetrin në qoftë se ndokush ka ndonjë ankim kundër tjetrit. Sikurse Zoti ju fali ju, po ashtu bëni edhe ju!
- 14 E pastaj, përmbi të gjitha vishuni me dashurinë! Ajo i mban së bashku të gjitha virtytet.
- 15 Paqja e Krishtit mbretëroftë në zemrat tuaja;në të cilën edhe jeni të grishur të jeni të gjithë një Trup i vetëm. Dhe jini mirënjohës!
- 16 Fjala e Krishtit banoftë në ju me tërë begatinë e vet! Mësoni çdo dije dhe këshillojeni njëri-tjetrin me plot urti! Këndojini lavde Hyjit me gjithë zemër me psalme, himne dhe këngë të përshpirtshme!
- 17 Çkado që të thoni dhe të bëni, le të jetë në nder të Emrit të Jezusit Zot, duke falënderuar me anë të Tij Hyjin Atë.Detyrat shoqërore të jetës së re
- 18 Ju gra, dëgjojini burrat tuaj ashtu si ka hije në Zotin.
- 19 Ju burra, duajini gratë tuaja dhe mos jini me to të vrazhdët!
- 20 Ju fëmijë, dëgjojini prindërit në gjithçka, sepse kjo gjë i pëlqen Zotit.
- 21 Ju etër, mos i tutukatni fëmijët tuaj që të mos e humbin guximin.
- 22 Ju skllevër, dëgjojini zotërinjtë tuaj tokësorë në gjithçka, jo vetëm ndër sy sikurse të doni t`u pëlqeni njerëzve, por me thjeshtësinë e zemrës, me frikën e Zotit.
- 23 Çfarëdo pune që të bëni, bëjeni me vullnet, si ta bënit për Zotin e jo për njerëz
- 24 të sigurtë se do të meri prej Zotit trashëgimin si shpërblim. Zotëria është Krishti; shërbejini Atij!
- 25 Patjetër, ai që bën padrejtësi, do të shpaguhet për padrejtësinë që bëri. Nuk ka krahambajtje.