Beselidhja e Re1 e Selanikasve: Veprimtaria e Palit në Selanik
- 1 Nga ana tjetër edhe ju vetë e dini mirë, o vëllezër, se ardhja jonë ndër ju nuk qe e kotë,
- 2 por, përkundrazi edhe pse, siç e dini, qemë të salvuar e të poshtëruar në Filipe, prapë morëm guxim, me ndihmën e Hyjit tonë, ta predikojmë Ungjillin e Hyjit ndër ju sadoqë me luftë të madhe.
- 3 Vërtet, predikimi ynë nuk vjen nga gabimi, as nuk ka qëllime të papastra, as nuk mbështetet në dinakëri,
- 4 por, sikurse Hyji vendosi të na e besojë Ungjillin, ashtu ne edhe e predikojmë; jo, sikurse të donim t`u pëlqejmë njerëzve, por Hyjit që i shqyrton zemrat tona.
- 5 Sepse, siç e dini mirë, askurrë nuk përdorëm fjalë përkëdhelëse dhe;Hyjin e kemi dëshmitar;as dëshirë të fshehtë të lakmimit të pasurisë.
- 6 Nuk kërkuam as lavdi prej njerëzve;as prej jush as prej tjetërkujt;edhe pse mundëm ta vëmë në pah autoritetin tonë si apostuj të Krishtit.
- 7 Përkundrazi qemë ndër ju të butë, porsi nëna që ushqen e kujdeset për fëmijët e vet.
- 8 Këndej, prej dashurisë që kemi për ju, ishim të gatshëm t`ju shpallim jo vetëm Ungjillin e Hyjit, por t`ju jepnim edhe jetën tonë, kaq ju kemi pasur për zemër.
- 9 Dhe vërtet, vëllezër, patjetër do t`ju bien ndër mend mundimi dhe vuajtjet tona: kemi punuar natë e ditë që të mos i bëheshim ndokujt barrë dhe ju predikuam Ungjillin e Hyjit.
- 10 Dëshmitarë ju kemi ju dhe Hyjin se me ç`mënyrë të shenjtë, të drejtë dhe të patëmetë jemi sjellë kundrejt jush, besimtarëve.
- 11 Dhe, siç e dini, secilin prej jush;si babai fëmijët,
- 12 e kemi nxitur, i kemi dhënë zemër dhe e kemi përbetuar të jetojë në mënyrë të denjë për Hyjin që ju thërret në Mbretërinë e vet dhe në lumturi.
- 13 Prandaj edhe ne, prej anës sonë, pa pushim i falemi nderit Hyjit për ju që, kur e morët fjalën e Hyjit, të dëgjuar prej nesh e morët, jo porsi fjalë njerëzish, por pikërisht ashtu si në të vërtetë është;porsi fjalën e Hyjit;që vazhdimisht vepron në ju që besoni.
- 14 Në të vërtetë, o vëllezër, ju u përngjatë Kishave të Hyjit që janë në Jude në Krishtin Jezus, sepse edhe ju keni vuajtur prej bashkëvendasve tuaj atë që edhe ata e pësuan prej çifutëve.
- 15 Këta e vranë edhe Zotin Jezus dhe profetët. Na salvuan edhe ne. Ata nuk i pëlqejnë Hyjit. Janë armiq me të gjithë njerëzit
- 17 E ne, vëllezër, pasi u ndamë prej jush për pak kohë;larg me sy e jo me zemër;gjithnjë e më fort, prej dëshirës së madhe na mori malli të vijmë t`ju shohim.
- 18 Prandaj edhe deshëm të vijmë te ju -vetë, unë Pali, disa herë, por na pengoi satani.
- 19 Sepse, kush tjetër do të jetë shpresa jonë, gëzimi ynë, mburrja për kurorën tonë para Zotit tonë Jezus në Ditën e Ardhjes së tij;po qe se nuk do të jeni edhe ju?
- 20 Jo, po, ju jeni nderi dhe gëzimi ynë!