Beselidhja e Re1 e Selanikasve: vendosëm të qëndrojmë vetëm në Athinë
- 1 Prandaj, kur s`mundëm më të durojmë, vendosëm të qëndrojmë vetëm në Athinë
- 2 dhe dërguam Timoteun, vëllain tonë dhe bashkëpunëtorin e Hyjit në përhapjen e Ungjillit të Krishtit, që t`ju forcojë dhe t`ju japë zemër në fe,
- 3 në mënyrë që askush prej jush të mos lëkundet në këto vështirësi. Sepse edhe ju vetë e dini se jemi të caktuar për këtë:
- 4 vërtet, kur ishim ndër ju, ju kemi parakallëzuar se do të na ndodhin këso vështirësish, gjë që, siç e dini, edhe ndodhën.
- 5 Prandaj edhe vetë, duke mos mundur të duroj më, e dërgova që të mund ta di gjendjen e fesë suaj, prej frikës se mos ju ka tunduar Tunduesi dhe mos na ka shkuar mundi hupës.
- 6 Por tani, kur u kthye Timoteu prej jush ndër ne dhe na solli lajmin e gëzueshëm të fesë dhe të dashurisë suaj dhe se na mbani në kujtim të mirë dhe dëshironi të na shihni;sikurse edhe ne ju,
- 7 këndej, o vëllezër, në mes të këtyre vështirësive dhe provave që kemi, gjetëm në ju ngushëllim në saje të fesë suaj.
- 8 Jo, po, tani rijetojmë, pasi ju jeni të qëndrueshëm në Zotin!
- 9 Dhe, me ç`falënderim do të mund ta falënderojmë Hyjin për ju, për të gjithë këtë gëzim me të cilin galdojmë për shkak tuaj para Hyjit tonë.
- 10 Natë e ditë lutemi me gjithë afshin e zemrës që të mund ta shohim fytyrën tuaj dhe të plotësojmë çka ende i mungon fesë suaj.
- 11 Dhe Hyji vetë, Ati ynë, dhe Jezusi, Zoti ynë, e drejtoftë udhën tonë kah ju!
- 12 Bëftë Zoti që të rritet e të shtohet përherë e më tepër dashuria juaj ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj të gjithë njerëzve siç është dashuria jonë ndaj jush!
- 13 i i forcoftë zemrat tuaja në shenjtëri të patëmetë para Hyjit dhe Atit tonë për Ardhjen e Zotit tonë Jezusit me të gjithë shenjtërit e tij.