Beselidhja e Re1 e Selanikasve: Qortimet dhe përshëndetjet e fundit
- 1 Dhe për sa i përket kohës dhe momentit, vëllezër, as nuk është nevoja t`ju shkruaj,
- 2 sepse vetë e dini mirë se Dita e Zotit vjen pikërisht si vjen vjedhësi natën.
- 3 Ndërsa njerëzit do të thonë: Ç`paqe dhe ç`siguri!, pikërisht atëherë, porsi dhimbjet e lindjes së gruas shtatzënë, do të vijë papritmas mbi ta rrënimi dhe nuk do të mund të shpëtojnë.
- 4 Porse ju, o vëllezër, nuk jeni në terr që Dita e Zotit t`ju vijë me befasi porsi vjedhësi:
- 5 sepse ju të gjithë jeni bijtë e dritës e të ditës! Pra, nuk jemi të natës e të territ!
- 6 Atëherë të mos flemë si të tjerët, por të rrimë zgjuar dhe të jemi të përkormë!
- 7 Sepse ata që flenë, flenë natën dhe ata që dehen, dehen natën,
- 8 ndërsa ne që jemi të ditës, të jemi të përkormë, të veshim për pancir fenë dhe dashurinë, kurse për përkrenare që na shpëton të vëmë shpresën!
- 9 Sepse Hyji nuk na ka caktuar për të qenë të ndëshkuar me drejtësinë hakmarrëse të tijën, por që ta fitojmë shpërblimin nëpër Zotin tonë Jezu Krishtin,
- 10 i cili vdiq për ne që;ende të gjallë ose të vdekur;të jetojmë bashkë me Të.
- 11 Prandaj, ngushëlloni njëri-tjetrin, ndërtoni njëri-tjetrin, ashtu siç jeni duke bërë.Qortimet dhe përshëndetjet e fundit
- 12 Ju bëjmë lutje, vëllezër, dëgjoni ata që veprojnë ndër ju, që kujdesen për ju në Zotin dhe që ju qortojnë;
- 13 çmojeni dhe nderojeni me dashuri për arsye të veprimtarisë që kryejnë ndër ju!Jetoni në paqe me shoqi-shoqin!
- 14 Ju nxisim, vëllezër, t`i qortoni ata që nuk jetojnë në rregull, jepuni zemër frikacakëve, ndihmojini të ligshtët, jini bujarë me të gjithë!
- 15 Kini mendjen që askush të mos ia kthejë askujt të keqen me të keqe, por gjithmonë bëni të përparojë e mira ndër ju dhe kundrejt gjithkujt!
- 16 Gëzohuni gjithmonë!
- 17 Lutuni pa pushim!
- 18 Për gjithçka falënderoni! Sepse, në lidhje me ju, ky është vullneti i Hyjit në Jezu Krishtin!
- 19 Mos e pengoni Shpirtin Shenjt që të veprojë në ju!
- 20 Profecitë mos i përbuzni!
- 21 Çdo gjë shqyrtojini me kujdes: mbani të mirën!
- 22 Çdo lloji të keqeje rrijini larg!
- 23 Dhe Hyji, burimi i paqes, ai ju shenjtëroftë krejtësisht, dhe e tërë qenia juaj;shpirti, jeta dhe trupi;u ruajtë e patëmetë dhe e përsosur për Ardhjen e Zotit tonë Jezu Krishtit!
- 24 Besnik është Ai që ju thërret: Ai do të bëjë ashtu!
- 25 Lutuni edhe për ne, o vëllezër!
- 26 Përshëndetni të gjithë vëllezërit me puthje të shenjtë!
- 27 Ju përbetoj me Zotin: kjo letër le t`ju lexohet të gjithë vëllezërve.
- 28 Hiri i Zotit tonë Jezu Krishtit qoftë me ju!