Beselidhja e Re2 e Selanikasve: Lutuni për ne
- 1 Pastaj, o vëllezër, lutuni për ne që fjala e Zotit të vrapojë e të nderohet si ndër ju
- 2 dhe që të shpëtojmë prej njerëzve të mbrapshtë e të këqij; sepse të gjithë nuk kanë fe!
- 3 Por Hyji është besnik dhe Ai do t`ju forcojë dhe do t`ju ruajë nga i Keqi.
- 4 Ne jemi plotësisht të bindur në Zotin se ju i zbatoni porositë tona dhe se do t`i zbatoni.
- 5 Vetë Zoti i drejtoftë zemrat tuaja në dashurinë e Hyjit dhe në qëndrueshmërinë e Krishtit!Qortim lidhur me papunësinë
- 6 Juve, o vëllezër, ju urdhërojmë në Emër të Jezu Krishtit Zot, të rrini larg nga çdo vëlla që jeton në përtaci, jo sipas porosisë që morët prej nesh.
- 7 Sepse ju vetë mirë e dini se e keni për detyrë ta ndiqni shembullin tonë. Ne, kur jetuam ndër ju, nuk jetuam në përtaci:
- 8 bukën askujt nuk ia lypëm dhuratë, por punuam natë e ditë me mund e lodhje që të mos i bëheshim ndokujt prej jush barrë.
- 9 Jo sikur të mos kishim pasur të drejtë në ndihmën tuaj, por vetveten ju dhamë për shembull;që të na përngjani.
- 10 Këndej, kur ishim ndër ju, ju patëm dhënë këtë urdhër: Kush nuk do të punojë, as mos të hajë!
- 11 Tani po dëgjojmë se disa ndër ju jetojnë në papunësi: nuk punojnë asgjë dhe e humbin kot kohën.
- 12 Të tillëve u urdhërojmë dhe u bëjmë be Zotin Jezu Krisht, le të punojnë në paqe dhe le ta hanë bukën që e fitojnë vetë!
- 13 Dhe ju, o vëllezër, mos u mërzitni duke bërë vepra të mira!
- 14 Në qoftë se ndokush nuk i bindet fjalës sonë në këtë letër, shënojeni dhe mos u shoqëroni me të që të turpërohet,
- 15 por mos e mbani për armik dhe këshillojeni si vëlla.Bekimi
- 16 Dhe vetë Zoti që jep paqen, gjithmonë dhe në çdo mënyrë jua dhëntë paqen. Zoti qoftë me ju të gjithë!
- 17 Përshëndetje me dorën time;të Palit.Kështu shënoj çdo letër: unë kështu shkruaj.
- 18 Hiri i Zotit tonë Jezu Krishtit qoftë me ju të gjithë!