Beselidhja e Re1 e Timoteut: Vërejtje rreth lutjes
- 1 Po të porosis, pra, më së pari le të bëhen
kërkesa, lutje, lutja, falënderim për të gjithë njerëzit, - 2 për mbretër dhe për të gjithë ata që janë në pushtet, që ta kalojmë jetën të qetë e të kthjellët në përkushti të plotë dhe në mënyrë të denjë.
- 3 Kjo gjë është e mirë dhe e pëlqyeshme para Hyjit, Shëlbuesit tonë,
- 4 vullneti i të cilit është që të shëlbohen të gjithë njerëzit dhe ta arrijnë njohjen e së vërtetës.
- 5 Sepse,
Hyji është një i vetëm,
një i vetëm është edhe Ndërmjetësi mes Hyjit
e njerëzve:
Njeriu;Jezu Krishti, - 6 i cili e flijoi vetveten si shpërblim për të gjithë njerëzit.
Këtë dëshmi Ai e dha në kohën e caktuar. - 7 Kësaj dëshmie unë iu bëra predikatar dhe apostull;ju them të vërtetën, nuk gënjej;mësues i fesë dhe i së vërtetës për paganët.
- 8 Dua, pra, që meshkujt në çdo vend të luten duke i lartësuar duart e pastra pa hidhërim dhe pa grindje.
- 9 Gjithashtu dua që (edhe) gratë, të veshura si ka hije, të stolisen me turpshmëri dhe me urti, jo me gërsheta, me ar, me perla dhe me petka luksi,
- 10 por, me vepra të mira, si u ka hije grave që i kushtohen përshpirtërisë.
- 11 Në kohën e mësimit gruaja le të dëgjojë në heshtje dhe me nënshtrim të plotë.
- 12 Nuk lejoj që gruaja të mësojë në Kishë, as të sundojë burrin, por;të rrijë në qetësi.
- 13 Sepse i pari u krijua Adami, atëherë Eva.
- 14 Dhe nuk qe gënjyer Adami, por, gruaja e gënjyer, e theu urdhrin.
- 15 Dhe do të shëlbohet duke lindur fëmijë në qoftë se qëndron me urti në fe, në dashuri dhe në shenjtëri.