Beselidhja e Re1 e Timoteut: Si një familje e vetme
- 1 Me plakun mos ji i ashpër, por qortoje si ta kishe baba, të rinjtë porsi vëllezër,
- 2 plakat si nëna, të rejat si motra;me plot pastërti.
- 3 Vejushat nderoji;ato që janë vërtet vejusha.
- 4 Por, në qoftë se ndonjë vejushë ka fëmijë ose nipa, më së pari ata le të dinë të dëftojnë nderim ndaj familjes së vet, dhe t`ua kthejnë shpërblimin prindërve të vet, sepse kjo gjë i pëlqen Hyjit.
- 5 Ajo që është vërtet vejushë;krejtësisht e vetme: ajo e vë shpresën në Hyjin dhe jepet pas lutjes dhe uratës natë e ditë;
- 6 kurse, ajo që jepet pas ëndjeve, edhe pse e gjallë, është e vdekur.
- 7 Pikërisht këto gjëra porositi që të jenë të patëmeta .
- 8 Në qoftë se ndokush nuk është i kujdesshëm për të vetët, sidomos për anëtarët e familjes, i ka rënë mohit fesë dhe është më i keq se i pafeu.
- 9 Në regjistrin për vejusha të shkruhet vejusha jo më e re se gjashtëdhjetë vjeçe, një herë e martuar,
- 10 që ka dëshminë e veprave të mira: që i ka rritur fëmijët, që ka qenë mikpritëse, që u ka larë këmbët shenjtërve, që ka ndihmuar nevojtarët, që i është kushtuar çdo vepre të mirë.
- 11 Vejushat më të reja mos i prano, sepse, kur epshi i largon prej Krishtit, kërkojnë të martohen.
- 12 Po kështu meritojnë dënimin pse e shkelën besnikërinë e parë.
- 13 Për më tepër, duke mos punuar, mësojnë të shëtisin shtëpi më shtëpi e janë, jo veçse të papuna, por edhe shpërhallëse, kureshtare dhe flasin çka s`duhet.
- 14 Dua, pra, që vejushat e reja të martohen, të lindin fëmijë, të bëhen shtëpiake që të mos i japin kundërshtarit asnjë shkak të flasë keq.
- 15 Sepse tashmë disa i morën rrugët e djallit.
- 16 Në qoftë se ndonjë besimtare ka me vete gra të veja, le t`u ndihmojë e të mos i bëhen barrë Kishës, që të mund t`u ndihmojë atyre që vërtet janë të veja.
- 17 Udhëheqësit që e kryejnë mirë parësinë në Kishë, meritojnë nderim të dyfishtë, sidomos ata që punojnë rreth fjalës së Hyjit dhe dhënies së mësimit.
- 18 Sepse Shkrimi i shenjtë thotë: "Kaut që shin në lëmë, mos ia lidh gojën!" Edhe: "Punëtorit i takon paga e tij."
- 19 Padinë kundër udhëheqësit mos e prano veç në bazë të dy ose tre dëshmitarëve.
- 20 Fajtorët qortoji ndër sy të të gjithëve që të tremben edhe të tjerët.
- 21 Po të lëshoj be para Hyjit, para Krishtit Jezus dhe para engjëjve të zgjedhur, që t`i mbahesh kësaj rregulle pa paragjykime dhe kurrë mos bëj gjë me krahambajtje.
- 22 Askujt mos i vër duart me ngutësi! Mos u bëj pjesëtar në mëkatet e të tjerëve! Ruaje veten të pastër!
- 23 Mos pi më vetëm ujë, por pi ngapak verë për shkak të stomakut dhe të sëmundjeve të tua të shpeshta.
- 24 Mëkatet e disa njerëzve dalin në shesh edhe përpara gjyqit, kurse të disa të tjerëve pas gjyqit.
- 25 Po ashtu edhe veprat e mira dalin në shesh; por edhe ato që janë ndryshe, nuk mund të mbesin të fshehta.