Beselidhja e Re1 e Timoteut: Mësimet e rreme dhe pasuria e rreme
- 1 Ata që janë nën zgjedhën e skllavërisë le t`i çmojnë zotërinjtë e vet të denjë për çdo nderim që të mos shahet Emri i Hyjit dhe Mësimi.
- 2 Ata që i kanë zotërinjtë besimtarë, mos t`i çmojnë më pak për shkak se janë vëllezër, por le t`u shërbejnë edhe më tepër pikërisht për arsye se ata që shërbehen prej tyre janë besimtarë dhe vëllezër të dashur.
Mësimet e rreme dhe pasuria e rreme
Këto gjëra mësoji dhe porositi! - 3 Në qoftë se ndokush mëson ndryshe dhe nuk i ndjek fjalët e shëndosha të Zotit tonë Jezu Krishtit dhe mësimin që është në përkim me përshpirtërinë,
- 4 ai është i verbuar nga krenaria, asgjë nuk kupton, por vuan nga sëmundja e grindjes dhe e rragatjes rreth fjalësh. Nga kjo rrjedh smira, grindja, fjalët fyese, dyshimet e këqija,
- 5 ngatërresat e njerëzve të prishur në mend dhe që nuk janë në të vërtetën, që mendojnë se përshpirtëria është burim fitese.
- 6 Vërtet, përshpirtëria është dobi e madhe për atë që kënaqet me aq sa ka!
- 7 Sepse në këtë botë nuk sollëm asgjë me vete dhe prej saj asgjë nuk do të marrim me vete.
- 8 Këndej, në qoftë se kemi çka të hamë e të veshim, të jemi të kënaqur me kaq.
- 9 Ata që dëshirojnë të pasurohen, bien në tundim, në kurth dhe në shumë prirje të paarsyeshme dhe të dëmshme, të cilat i plandosin njerëzit në rrënim dhe në bjerrje.
- 10 Rrënja e të gjitha të këqijave, veç, është lakmimi i të hollave; për arsye të tij disa e lanë fenë dhe e munduan vetveten me shumë vuajtje.
Lufta e mirë për fe - 11 Kurse ti, o njeriu i Hyjit, iku këtyre gjërave! Jepu me gjithë shpirt pas drejtësisë, përshpirtërisë, fesë, dashurisë, qëndresës, butësisë!
- 12 Lufto luftën e mirë të fesë, fitoje jetën e pasosur, në të cilën u thirre dhe për të cilën dhe një dëshmi të bukur para shumë dëshmitarëve!
- 13 [Të] Urdhëroj para Hyjit, që u jep jetë të gjitha gjërave, dhe para Krishtit Jezus që e dha atë dëshmi të bukur para Ponc Pilatit,
- 14 mbaje Urdhrin pa njolla dhe pa të meta deri në ardhjen e Zotit tonë Jezu Krishtit,
- 15 që do të na e tregojë në kohën e caktuar Ai,
I Lumi dhe i Vetmi Sundimtar,
Mbreti i mbretërve dhe Zotëria i zotërinjve, - 16 Ai që i vetmi e ka pavdekësinë,
që banon në dritën e paafrueshme,
të cilin asnjë njeri nuk e pa
dhe asnjë njeri s`mund ta shohë.
Atij i qoftë nderi dhe pushteti i amshueshëm!
Amen! - 17 Atyre që në këtë shekullin e tashëm janë të pasur, urdhëroju të mos jenë krenarë dhe të mos e vënë shpresën e vet në pasurinë e pasigurt, por në Hyjin që na jep gjithçka me begati për ta gëzuar,
- 18 le të bëjnë mirë, le të pasurohen me vepra të mira, le të jenë dorëdhënë për të mirën e përbashkët,
- 19 duke grumbulluar kështu për vete kryegjë të mirë për të ardhmen që ta fitojnë jetën e vërtetë.
Porosia e fundit dhe përshëndetja - 20 Ruaji, o Timote, të vërtetat e fesë që t`u besuan! Largohu prej përrallave boshe dhe prej kundërshtimeve të një dijeje të rreme,
- 21 që disa e rrëfyen dhe e borën fenë.
Hiri qoftë me ju!