Beselidhja e Re2 e Timoteut: Porositë personale
- 1 Po të përbej para Hyjit dhe para Krishtit Jezus, i cili do të gjykojë të gjallët e të vdekurit: pash Ardhjen e tij dhe Mbretërinë e tij:
- 2 predikoje Fjalën, nxit në rast të volitshëm dhe në rast të pavolitshëm, këshillo, qorto, urdhëro me plot duresë dhe mësim!
- 3 Sepse do të vijë koha, kur njerëzit nuk do ta durojnë mësimin e shëndoshë, por, sipas ëndjeve të veta, do të bashkojnë rreth vetes mësues për të kënaqur veshin;
- 4 do t`i largojnë veshët prej së vërtetës dhe do t`i sjellin drejt përrallave.
- 5 Ti veç rri zgjuar në çdo gjë me kujdes, duroji të vështirat, kryeje mirë detyrën e ungjilltarit, kryeje plotësisht shërbesën tënde!
- 6 Sa për mua gjaku im tashmë po derdhet në nder të Hyjit dhe koha të nisem për atë jetë arriti!
- 7 Luftën e mirë e luftova, vrapimin e kreva, fenë e ruajta.
- 8 Që tani më pret gati kurora e drejtësisë, që atë Ditë do të ma japë Zoti, Gjykatësi i drejtë; dhe jo vetëm mua, por të gjithë atyre që do ta presin me dashuri Ardhjen e tij.Porositë personale
- 9 Nisu dhe eja sa më parë te unë,
- 10 sepse Dema, për dashuri të këtij shekulli, më la vetëm. Ai shkoi në Selanik, Kreshenci në Galaci, Titi në Dalmaci.
- 11 Me mua është vetëm Luka. Markun merre dhe bjere me vete sepse e kam të dobishëm për shërbesë.
- 12 Tihikun e dërgova për Efes.
- 13 Kur të vish, ma bjer tabaren që e lashë te Karpi në Troadë. Po ashtu edhe librat, sidomos pergamenat.
- 14 Aleksandri farkëtar më bëri shumë të këqija: Zoti do t`ia kthejë sipas veprave të tij.
- 15 Ruaju edhe ti prej tij, sepse ka qenë kundërshtar i madh i predikimeve tona.
- 16 Në mbrojen time të parën në gjyq askush nuk qe me mua: të gjithë më lanë në baltë: mos iu marrtë askujt për të keq!
- 17 Por Zoti qe me mua. Ai më dha fuqi që predikimi i Ungjillit të kumtohej plotësisht dhe ta dëgjonin të gjithë paganët. Hyji më shpëtoi nga goja e luanëve.
- 18 Vetë Zoti do të më shpëtojë nga çdo vepër e keqe dhe do të më shëlbojë për Mbretërinë e vet qiellore. Lavdi Atij në shekuj të shekujve! Amen!Përshëndetjet e fundit
- 19 Bëju të fala Priskës dhe Akullit edhe familjes së Oneziforit.
- 20 Erasti zuri vend në Korint. Trofimin e lashë të sëmurë në Milet.
- 21 Nesu dhe eja para dimrit!Të përshëndesin Eubuli, Pudenci, Lini, Klaudja dhe të gjithë vëllezërit.
- 22 Zoti qoftë me shpirtin tënd! Hiri qoftë me ju!