Beselidhja e ReJakobi: Qortim rreth krahambajtjes
- 1 Vëllezërit e mi, mos e përzieni fenë e Zotit tonë Jezu Krishtit të madhërueshëm me krahambajtje!
- 2 Sepse, po bëri e hyri në mbledhjen tuaj një njeri me unazë ari, i veshur në mënyrë të shkëlqyeshme e, po hyri një skamnor me petka të vjetruara,
- 3 e ju e rrethoni me nderime atë që është i veshur bukur dhe i thoni: >>Urdhëro! Ti ulu këtu lirisht!<<, ndërsa skamnorit i thoni: >>Rri atje, në këmbë!<< ose: >>Ulu këtu, poshtë, te këmbët e stolit tim!<<,
- 4 a nuk gjykuat ju në vetvete me krahambajtje dhe a nuk u bëtë gjykatës që gjykojnë për së mbrapshti?
- 5 Dëgjoni, vëllezërit e mi të dashur! A nuk i zgjodhi Hyji ata që për sy të botës janë skamnorë për t`i bërë të pasur në fe dhe trashëgimtarë të Mbretërisë që ua ka premtuar atyre që e duan?
- 6 E ju e përbuzët skamnorin! Po a nuk ju marrin nëpër këmbë pikërisht pasanikët? Po a nuk ju çojnë pikërisht ata nëpër gjyqe?
- 7 Po a nuk e shajnë pikërisht ata të bukurin Emër që u thirr mbi ju?
- 8 S`ka dyshim, në qoftë se e zbatoni ligjin mbretëror si thotë Shkrimi i shenjtë: >>Duaje të afërmin tënd si vetveten!<<, atëherë bëni mirë.
- 9 Por, në qoftë se ju i mbani anë ndokujt, bëni mëkat dhe ligji ju dënon si shkelës të ligjit.
- 10 Sepse, ai që e mban krejt ligjin, por e prish vetëm në një pikë, bëhet fajtor i tërë ligjit.
- 11 Sepse, Ai që tha: >>Mos bëj kurorëthyerje!<<, tha edhe: >>Mos vra!<
- 12 Flitni ashtu dhe ashtu veproni, si ata që do të gjykohen me ligjin e lirisë!
- 13 Sepse, gjyqi nuk ka mëshirë për atë që nuk është i mëshirshëm; mëshira ngadhënjen mbi gjyqin.Feja dhe veprat
- 14 Ç`dobi, o vëllezërit e mi, nëse ndokush thotë se ka fe, në qoftë se nuk i ka veprat? A thua mund ta shpëtojë vetëm feja?
- 15 Në qoftë se ndonjë vëlla ose ndonjë motër janë të zhveshur ose pa ushqimin e përditshëm,
- 16 dhe ndokush prej jush u thotë: >>Shkoni në paqe! Nxehuni dhe ngijuni!<<, por nuk u jepni çka u nevojitet për trup, ç`dobi?!
- 17 Kështu edhe feja: në qoftë se nuk i ka veprat, është e vdekur në vetvete.
- 18 Por ndokush mund të thotë: >>Ti ke fenë, kurse unë kam veprat. Ma trego ti fenë tënde pa vepra, kurse unë do ta tregoj prej veprave të mia fenë<<.
- 19 Ti beson se është një Hyj i vetëm? Bën mirë. Por besojnë edhe djajtë dhe dridhen!
- 20 A dëshiron ta kuptosh, more qyqar, se feja pa vepra është e pafrytshme?
- 21 Abrahami, ati ynë, a nuk qe shfajësuar në saje të veprave, kur e kushtoi mbi lter Izakun, djalin e vet?
- 22 A po sheh se feja ka bashkëpunuar me veprat e tij dhe feja e Shkrimit të shenjtë që thotë: >>I besoi Abrahami Hyjit dhe iu numërua për drejtësi<<, dhe u bë miku i Hyjit.
- 24 A po shihni se njeriu shfajësohet me vepra e jo vetëm me fe.
- 25 Gjithashtu, a nuk u shfajësua edhe Rakaba lavire me anë të veprave, kur u bëri mikpritje të dërguarve dhe i përcolli një udhe tjetër?
- 26 Sepse, sikurse trupi pa shpirt është i vdekur, kështu edhe feja pa vepra është e vdekur.