Beselidhja e ReJakobi: Miqësia me botën
- 1 Nga vijnë ngatërresat dhe grindjet që vlojnë ndër ju? A thua jo këndej: nga lakmimet tuaja që luftojnë në gjymtyrët tuaja?
- 2 Dëshironi e nuk keni; vritni e keni smirë, dhe gjë nuk fitoni; grindeni e luftoni. Nuk keni sepse nuk luteni.
- 3 Luteni e nuk fitoni, pse luteni keq që t`i shpenzoni në plotësimin e ëndjeve tuaja.
- 4 Njerëz të pabesë! A nuk e dini se miqësia me botën është armiqësi me Hyjin? Kushdo, prandaj, do të jetë mik me botën, shndërrohet në armik me Hyjin.
- 5 Apo ndoshta mendoni se Shkrimi i shenjtë thotë kot: >>Me xhelozi e dëshiron shpirtin që e vendosi në ne?<<
- 6 Por Ai jep hir edhe më të madh, prandaj thotë: >>Hyji u kundërshton krenarëve, kurse të përvujtëve përvuajturve u jep hirin.
- 7 Nënshtrohuni, pra, Hyjit! Kundërshtojini djallit dhe do të largohet prej jush!
- 8 Afrohuni Hyjit edhe Ai do t`iu afrohet juve! Pastroni duart, o mëkatarë! Pastroni zemrat, o njerëz dy mendjesh!
- 9 Ofshani, vajtoni, bëni gjëmë! Gëzimi juaj le të kthehet në trishtim!
- 10 Përuluni para Hyjit dhe Ai do t`iu lartësojë! Gjykimi i vëllezërve
- 11 Mos flitni keq njëri për tjetrin, o vëllezër! Kush flet keq apo gjykon vëllain e vet, ai flet keq për Ligj dhe e gjykon atë. Po e gjykove Ligjin, nuk je zbatues i Ligjit, por gjykues.
- 12 Vetëm Njëri është Ligjdhënës dhe Gjykues: Ai që mund të shpëtojë dhe të bjerrë. E ti kush je që gjykon të afërmin tënd? Qortimi rreth vetëlavdërimit
- 13 Hë de, ju që thoni: >>Sot ose nesër do të shkojmë në këtë apo në atë qytet, do të kalojmë atje një vit, do të tregtojmë e do të fitojmë<<,
- 14 ju që nuk dini as çka do të ndodhë nesër! Po çka është jeta juaj? Është avull që duket për një moment dhe zhduket menjëherë!
- 15 Në vend që të thoni: >>Në dashtë Zoti do të jetojmë dhe do të bëjmë këtë ose atë gjë!<<
- 16 E tani mburreni me krenarinë tuaj. Çdo mburrje e tillë është punë e keqe.
- 17 Kush, pra, di të bëjë mirë dhe nuk bën, - bën mëkat.