Beselidhja e VjeterJozuehu: Pesë mbretër fillojnë luftën kundër Gabaonit
- 1 Kur mori vesh Adonisedeku, mbreti i Jerusalemit, se Jozuehu e kishte shkatërruar Hajin;siç ia kishte bërë Jerikut dhe mbretit të tij, po ashtu ia bëri edhe Hajit e mbretit të tij;dhe se gabaonasit kishin bërë paqe me izraelitët dhe tashmë ishin bashkuar me ta,
- 2 e kapi tmerr i madh. E njëmend, Gabaoni ishte qytet i madh, si një ndër qytetet mbretërore, më i madh se Haji, dhe burrat e tij trima shumë të fortë,
- 3 prandaj Adonisedeku, mbreti i Jerusalemit, çoi lajmëtarë tek Ohami, mbreti i Hebronit, te Farami, mbreti i Jerimotit, tek Jafjai, mbreti i Lakisit dhe te Dabiri, mbreti i Eglonit. U tha:
- 4 Ejani tek unë e më ndihmoni ta shpartallojmë Gabaonin, sepse bëri paqe me Jozuehun dhe me izraelitët.
- 5 Si u bashkuan, pra, pesë mbretërit amorrenj;mbreti i Jerusalemit, mbreti i Hebronit, mbreti i Jerimotit, mbreti i Lakisit, mbreti i Eglonit u ngjitën së bashku me ushtritë e tyre, ngulën fushimin përballë Gabaonit për ta luftuar.Jozuehu i vjen në ndihmë Gabaonit
- 6 Tashti gabaonasit dërguan tek Jozuehu, që tani gjendej në ja pranë Galgalës, dhe i thanë: Mos hiq dorë t`i ndihmosh shërbëtorët e tu! Hiq e eja sa më parë, na shpëto e na eja në ndihmë: sepse janë bashkuar kundër nesh të gjithë mbretërit amorenj që banojnë në Malësi.
- 7 U nis Jozuehu prej Galgalës e me të të gjithë luftëtarët;njëri më trim se tjetri!
- 8 Zoti i tha Jozuehut: Aspak mos i druaj! Të gjithë t`i kam lëshuar në dorë! Asnjëri prej tyre s`do të mund të të bëjë ballë!
- 9 Jozuehu u sul mbi ta papritmas pasi kishte udhëtuar prej Galgalës gjithë natën e lume.Ndihma prej së larti
- 10 Zoti lëshoi pështjellim mes tyre posa e panë Izraelin që i shpartalloi duke u bërë dëme të shumta në Gabaon. I ndoqi udhës që shpie përpjetë drejt Betoronit dhe i vrau deri në Azekë e në Macedë.
- 11 Ndërsa po iknin prej bijve të Izraelit dhe gjendeshin në teposhten e Betoronit, Zoti flaku mbi ta gurë të mëdhenj prej qiellit deri në Azekë dhe mbetën të vrarë shumë më shumë prej breshrit të gurëve se prej shpatës së bijve të Izraelit.
- 12 Atëherë, po atë ditë, kur Zoti ia dorëzoi Amorreun në sy të bijve të Izraelit, Jozuehu iu drejtua Zotit e para bijve të Izraelit tha me zë të lartë:Ndalu, o diell, mbi Gabaonin, e ti, o hënë, mbi luginën Ajalon!
- 13 U ndal dielli edhe hëna, derisa populli iu hakmor armiqëve të vet.Pse, a nuk shkruan në librin e të Drejtit? Zuri vend dielli në mes të qiellit e s`u ngut të perëndojë gati për një ditë të tërë.
- 14 Dhe as më parë as pas nuk pati një ditë tjetër porsi ajo, në të cilën Zoti të dëgjojë zërin e një njeriu, sepse Zoti luftoi për Izraelin.
- 15 Pastaj Jozuehu së bashku me të gjithë izraelitët u kthye në zemërimië në Galgalë.Pesë mbretërit në shpellën Maceda
- 16 Porse pesë mbretërit kishin ikur dhe ishin fshehur në shpellën e qytetit Macedë.
- 17 E lajmëruan Jozuehun se ishin gjetur të fshehur pesë mbretërit në shpellën e qytetit të Macedës.
- 18 Jozuehi dha urdhër: Rrotulloni gurë të mëdhenj në grykën e shpellës dhe vini njerëz t`i ruajnë të fshehurit.
- 19 Por ju mos zini vend, veçse ndiqni armiqtë, suljuni prapavijës e vritini: mos lejoni që të hyjnë në qytetet e tyre, sepse Zoti, Hyji juaj, i la në duar tuaja.
- 20 Pasi i vranë armiqtë dhe i zhdukën deri në shfarosje;shpëtuan një pakicë që u strehuan në qytete të fortifikuara
- 21 mbarë ushtria e Izraelit u kthye shëndoshë e mirë në llogor në Macedë tek Jozuehu. Askush më s`guxoi as të fliste kundër bijve të Izraelit.
- 22 Atëherë Jozuehu dha urdhër: Hapeni grykën e shpellës dhe m`i nxiri pesë mbretërit që fshihen në të.
- 23 Ashtu bënë: i nxorën pesë mbretërit prej shpellës e i sollën para tij: mbretin e Jerusalemit, mbretin e Hebronit, mbretin e Jerimotit, mbretin e Lakisit, mbretin e Eglonit.
- 24 Pasi u nxorën para tij, i grishi të gjithë trimat e Izraelit dhe u tha prijësve ushtarakë që ishin me të: Afrohuni dhe vini këmbët në qafën e këtyre mbretërve! Pasi u afruan këta dhe i vunë këmbët mbi zverkun e tyre,
- 25 përsëri u tha: Mos u trembni as mos kini frikë! Meri zemër e kini guxim! Kështu do t`ua bëjë Zoti të gjithë armiqëve tuaj, kundër të cilëve do të luftoni!
- 26 Pastaj Jozuehu i goditi dhe i vrau. I vari në pesë lisa. Qëndruan të varur deri në mbrëmje.
- 27 Kur po perëndonte dielli, Jozuehu dha urdhër të uleshin prej lisave. Si u ulën, i flakën në shpellë, ku ishin fshehur. Në grykën e saj rrotulluan gurë të mëdhenj: aty janë edhe sot.Pushtimi i qyteteve jugore të Kanaanit
- 28 Po atë ditë Jozuehu e pushtoi edhe Macedën: e goditi qytetin me teh të shpatës, e vrau mbretin e saj dhe të gjithë banorët e saj e s`la të shpëtojë askush. Mbretit të Macedës ia bëri siç ia kishte bërë mbretit të Jerikut.
- 29 Pastaj Jozuehu me mbarë Izraelin shkoi prej Macedës në Lebnë dhe e sulmoi.
- 30 Zoti e lëshoi qytetin dhe mbretin e tij në duar të Izraelit: e goditën qytetin me tehun e shpatës e me të të gjithë banorët. Nuk lanë gjallë asnjë për be dhe mbretit të Lebnës ia bënë siç ia patën bërë mbretit të Jerikut.
- 31 Prej Lebnës Jozuehu kaloi në Lakis me mbarë Izraelin: pasi e rrethoi me ushtri, nisi ta sulmojë.
- 32 Po edhe Lakisin Zoti ia lëshoi në dorë Izraelit, që e pushtoi të nesërmën. I preu me shpatë gjithsa ndodheshin në të, siç ia pat bërë Lebnës.
- 33 Asohere u ngrit mbreti i Gazerit, Horami, për t`i ndihmuar Lakisit: por Jozuehu e goditi me mbarë popullin e tij deri në shfarosje.
- 34 Prej Lakisit Jozuehu kaloi bashkë me mbarë Izraelin në Eglon, e rrethoi
- 35 dhe po atë ditë e pushtoi dhe me shpatë i preu gjithsa ishin në të, po ashtu siç bëri në Lakis.
- 36 Po ashtu me mbarë Izraelin u ngjit nga Egloni në Hebron dhe luftoi kundër tij.
- 37 E pushtoi edhe atë. Me teh të shpatës e goditi mbretin e tij, të gjitha fshatrat e banorët e tij që u gjetën aty: nuk u la asnjë shenjë: siç ia bëri Eglonit, po ashtu ia bëri edhe Hebronit: gjithçka gjeti në të, vuri nën shpatë.
- 38 Si u kthye me mbarë Izraelin prej andej, e sulmoi Dabirin.
- 39 E pushtoi edhe atë. Mbretin e fshatrat e tij i copëtoi me shpatë: s`la gjallë asnjë për be: siç ua kishte bërë Hebronit e Lebnës dhe mbretërve të tyre, po kështu ia bëri edhe Dabirit e mbretit të tij.Përsëritje e pushtimit të Jugut
- 40 Kështu pra, Jozuehu e pushtoi mbarë atë vend: Malësitë, Nagebin, Sefelën dhe Rrafshin me mbretërit e tyre. Nuk la në to asnjë të gjallë që merrte frymë, por i vrau siç kishte urdhëruar Zoti, Hyji i Izraelit.
- 41 I vrau të gjithë prej Kadesbaesë deri në Gazë, mbarë vendin Gosen deri në Gabaon.
- 42 Të gjithë mbretërit dhe krahinat e tyre i pushtoi me një sulm të rrufeshëm të vetëm: sepse Zoti, Hyji i Izraelit, luftonte për Izraelin.
- 43 Atëherë Jozuehu bashkë me mbarë Izraelin u kthye në ja në Galgalë.