Beselidhja e VjeterJozuehu: Mbretërit e mundur në lindje të Jordanit
- 1 Këta janë mbretërit që bijtë e Izraelit i mundën dhe ua pushtuan tokën përtej Jordanit, në lindje të diellit, që nga përroi Aon deri në malin Hermon dhe mbarë krahinën lindore të Arabës.
- 2 Sehoni, mbreti i amorrenjve që banonte në Hesebon. Ai sundonte prej Aroerit, që është i ndërtuar në bregun e përroit Aon, përmes fushës deri në gjysmën e Galaadit deri në përroin Jabok, i cili është kufi me bijtë e Amonit;
- 3 në lindje ishte Araba deri në detin e Keneretit e deri në Detin e Kripur në rrugë për krahinën e lindjes që shpie në Betiesimot e përtej në jug deri në rrëzë të Fazgës.
- 4 Me të kufizohej edhe Ogu, mbreti i Basanit, njëri prej rafaimëve të fundit. Banonte në Astarot e në Edrai. Sundonte malet e Hermonit, në Salekë e mbarë Basanin deri në kufijtë
- 5 e Gesurit e të Mahatit dhe gjysmën e Galaadit deri në kufi me Sehonin, mbretin e Hesebonit.
- 6 Moisiu, shërbëtori i Zotit, dhe izraelitët i kishin mundur. Tokën e tyre Moisiu ua dha për pronë rubenajve, gadajve dhe gjysmës së fisit të Manaseut.Mbretërit e mundur në perëndim të Jordanit
- 7 Këta janë mbretërit e vendit që i mundi Jozuehu e bijtë e Izraelit, përtej Jordanit, në anën e perëndimit, prej Baalgadit në fushën e Libanit deri në Malin e Shogët që ngrihet drejt Seirit; këtë Jozuehu ua dha për pronë fiseve të Izraelit, secilit pjesën e vet,
- 8 në Malësi, në Sefelë, në Arabë, në rrafshnaltë, në shkretëtirë e në Nageb: Heteun, Amorreun, Kananeun, Ferezeun, Heveun e Jebuzeun:
- 9 mbreti i Jerikut, një; mbreti i Hajit, afër Betelit, një,
- 10 mbreti i Jerusalemit, një; mbreti i Hebronit, një;
- 11 mbreti i Jerimotit, një; mbreti i Lakisit, një;
- 12 mbreti i Eglonit, një; mbreti i Gazerit, një;
- 13 mbreti i Dabirit, një; mbreti i Gaderit, një;
- 14 mbreti i Hermës, një; mbreti i Heredit, një;
- 15 mbreti i Lebnës, një; mbreti i Odulamit, një;
- 16 mbreti i Macedës, një; mbreti i Betelit, një;
- 17 mbreti i Tapfuasë, një; mbreti i Oferit, një;
- 18 mbreti i Afekut, një; mbreti i Saronit, një;
- 19 mbreti i Madonit, një; mbreti i Azorit, një;
- 20 mbreti i Semeronit, një; mbreti i Aksafit, një;
- 21 mbreti i Tenakut, një; mbreti i Magedos, një;
- 22 mbreti i Kadesit, një; mbreti i Jeknaamit në Karmel, një;
- 23 mbreti i Dorit në krahinën e Dorit, një; mbreti i popujve të Galgalës, një;
- 24 mbreti i Tersës, një;rngjithsej mbretër: tridhjetë e një.