Beselidhja e VjeterJozuehu: Veprim kadastral për këto shtatë fise
- 1 U bashkuan të gjithë bijtë e Izraelit në Silo dhe aty ngrehën Tendën e Takimit. E kishin pushtuar mbarë vendin.
- 2 Por në mes të bijve të Izraelit mbetën shtatë fise që ende nuk e kishin marrë pronën e vet.
- 3 Atëherë Jozuehu u tha: Deri kur do të kalbeni nga ngathtësia e nuk do të hyni ta meri për pronë tokën që jua dha Zoti, Hyji i etërve tuaj?
- 4 Zgjidhni prej çdo fisi nga tre burra që t`i dërgoj ta përshkojnë tokën e ta përshkruajnë sipas numrit të secilit fis për ta ndarë. Pastaj le të ma sjellin ç`kanë shkruar.
- 5 Ndajeni tokën ndërmjet vetes në shtatë pjesë. Juda le të mbesë në tokën e vet në jug, kurse Shtëpia e Jozefit le të qëndrojë në tokën e vet në veri.
- 6 Tokën tjetër ta shkruani në shtatë pjesë. Ma sillni këtu tek unë, që në praninë e Zotit, Hyjit tonë, të qes short këtu për ju.
- 7 Levitët nuk do të kenë pjesë me ju, sepse priftëria e Zotit është prona e tyre. Kurse Gadi, Rubeni dhe gjysma e fisit të Manaseut tanimë i kanë marrë pronat e veta përtej Jordanit, në anën e lindjes, që ua pat dhënë Moisiu, shërbëtori i Zotit.
- 8 Kur u ngritën njerëzit që të shkonin për ta përshkruar tokën, Jozuehu u urdhëroi: Përshkojeni vendin dhe përshkruajeni e kthehuni tek unë, që këtu, në praninë e Zotit, në Silo, t`jua ndaj me short.
- 9 Kështu, pra, ata shkuan dhe e përshkuan vendin qytet më qytet dhe e ndanë në shtatë pjesë duke e shënuar në regjistër. Atëherë u kthyen tek Jozuehu në zemërimië në Silo.
- 10 Jozuehu u hodhi short në praninë e Zotit në Silo dhe aty ua ndau tokën bijve të Izraelit sipas pjesëve të tyre.Fisi i Beniaminit
- 11 Shorti i ra fisit të Beniaminit sipas vëllazërive të tija: pjesa atyre u takoi ndërmjet bijve të Judës e bijve të Jozefit.
- 12 Kufiri i tyre verior ishte prej Jordanit dhe vazhdonte gjatë krahut të veriut të Jerikut, ngjitej nga perëndimi në Malësi dhe përfundonte në shkretëtirën Betaven.
- 13 Prej andej shkonte drejt Luzës në jug;kjo është Beteli;zbret pastaj në Atarotadar, përbri malit që është në jug të Betoronit të Poshtëm.
- 14 Pastaj bënte lak e sillej drejt jugut nga mali që është përballë Betoronit dhe mbaronte në Kariatbaal që quhet edhe Kariatiarim, qytet i bijve të Judës: ky është krahu perëndimor.
- 15 Në krahun e mesditës, prej anës së Kariatiarimit, kufiri shkon në Gazim dhe arrin deri te burimi i ujërave Neftoa,
- 16 zbret pastaj në pjesën e fundme të malit që është përballë luginës Benenom në veri të luginës Rafaim. Ulet pastaj në luginën Enom, përbri krahut të Jebuseut në veri dhe mbërrin në burimin Rogel.
- 17 Kalonte në veri e mbërrinte në Ensemes /d. m. th. Burimi i Diellit/. Kalon deri në Galilot /këta janë rrathët/ që lartësohet drejt përpjetës Adomim, zbret pastaj tek Abenboeni /d. m. th. Guri Boen/ i birit të Rubenit,
- 18 e kalon nga veriu Betarabën dhe zbret në Arabë.
- 19 Pastaj kufiri kalon shpatit verior të Betaglës, dhe arrin në gjiun verior të Detit të Kripur, në grykën jugore të Jordanit. Ky është kufiri verior.
- 20 Në anën e lindjes si kufi shërben Jordani.Kjo është prona e bijve të Beniaminit sipas vëllazërive të tyre me kufijtë e saj përreth.Qytetet e Beniaminit
- 21 Qytetet e fisit të Beniaminit ishin:Jeriku, Betagla, Amekasisi,
- 22 Betaraba, Samaraimi, Beteli,
- 23 Avimi, Fara, Ofra,
- 24 Kafaremona, Ofniu, Gabaja: dymbëdhjetë qytete me fshatrat e tyre.
- 25 Gabaoni, Rama, Beroti,
- 26 Masfa, Kafira, Mosa,
- 27 Recemi, Jarafeli, Tarala,
- 28 Sela, Elefi, Jebusi;që është Jerusalemi, Gabaati e Kariati: katërmbëdhjetë qytete me fshatrat e tyre.Kjo është prona e bijve të Beniaminit sipas vëllazërive të tyre.