Beselidhja e VjeterJozuehu: Pushtimi i Jerikut
- 1 Jeriku ishte i fortifikuar dhe i mbyllurpër bijtë e Izraelit. Askush s`guxonte as të dilte, as të hynte.
- 2 Zoti i tha Jozuehut: Ja, ta lëshova në dorë Jerikun dhe mbretin e tij e të gjithë luftëtarët e tij.
- 3 Silluni të gjithë luftëtarët një herë në ditë rreth qytetit: kështu bëni për gjashtë ditë.
- 4 Shtatë priftërinj le t`i mbartin shtatë bori brirë deshësh para Arkës së Besëlidhjes. Por, të shtatën ditë silluni rreth qytetit shtatë herë dhe priftërinjtë le t`u bien borive.
- 5 Kur të jehojë zëri më i gjatë i borisë, dhe posa ta dëgjoni zërin e borisë, mbarë populli le të lëshojë britma të thekshme kushtrimi dhe atëherë muret e qytetit do të shemben përdhe deri në themel: atëherë le të hyjë secili nëpër atë vend përballë të cilit të ketë ndodhur.
- 6 Atëherë Jozuehu i Nunit i thirri priftërinjtë dhe u tha: Merreni Arkën e Besëlidhjes dhe shtatë priftërinj të tjerë le t`i marrin shtatë boritë dhe të ecin para Arkës së Zotit.
- 7 Kurse popullit i tha: Nisuni e silluni rreth qytetit. Burrat e armatosur le të shkojnë para Arkës së Zotit.
- 8 Posa i kreu fjalët Jozuehu, shtatë priftërinj të nisën t`u bien shtatë borive para Arkës së Besëlidhjes së Zotit.
- 9 Mbarë ushtria e armatosur shkonte para priftërinjve që u binin borive, kurse mbarë vegjëlia tjetër shkonin pas Arkës: ndërkaq jehonte zëri i borive.
- 10 Porse Jozuehu i kishte dhënë urdhër popullit: Mos bërtitni dhe, as të mos ju dëgjohet zëri dhe të mos dalë asnjë fjalë prej gojës suaj derisa të vijë dita. Atëherë do t`ju them: Bërtitni e jepni kushtrimin!
- 11 U soll, pra, Arka e Zotit në pikë të ditës rreth qytetit dhe u kthyen në ja, ku e kaluan natën.
- 12 Jozuehu u çua herët në mëngjes, priftërinjtë e morën Arkën e Zotit
- 13 edhe shtatë të tjerë prej tyre i morën shtatë boritë;brirë deshësh, dhe shkonin përpara Arkës së Zotit, ecnin dhe u binin borive, kurse populli i armatosur shkonte para tyre, populli tjetër shkonte pas Arkës e ndërkaq boritë binin.
- 14 Edhe ditën e dytë iu sollën rreth qytetit një herë dhe u kthyen në ja. Kështu vepruan për gjashtë ditë.
- 15 Të shtatën ditë u çuan herët, me të zbardhur të dritës, në të njëjtën mënyrë u sollën rreth qytetit shtatë herë; vetëm atë ditë u sollën rreth qytetit shtatë herë.
- 16 E kur në rrethsjelljen e shtatë priftërinjtë u ranë borive, Jozuehu i klithi popullit: Jepni kushtrimin! Zoti jua lëshoi në dorë qytetin!
- 17 Qyteti me gjithçka ka në të le të jetë i ngarkuar me mallkim për nder të Zotit. Le të mbetet gjallë vetëm Rahaba lavire me të gjithë ata që janë në shtëpinë e saj: sepse ajo i fshehu hetuesit që i patëm dërguar!
- 18 Porse ju, ruhuni mirë të mos meri ndonjë gjë të ngarkuar me mallkim e të bëheni shkaktarë që të ngarkohet me mallkim edhe zemërimia e Izraelit e t`i sillni fatkeqësi.
- 19 Sa të ketë ar e argjend dhe enë bronzi ose hekuri, le t`i kushtohen Zotit e le të ruhen në thesarin e tij.
- 20 E atëherë krisi kushtrimi i luftës prej mbarë popullit, jehuan boritë! Kur jehoi zëri i borive, u dëgjua kushtrimi i popullit, ranë muret përdhe! Atëherë secili prej vendit ku ndodhi, u nis drejt e në qytet dhe e morën qytetin.
- 21 Vranë gjithçka ishte në qytet: trim e grua, foshnjë e plak; me teh të shpatës prenë deri edhe qe, dele e gomarë!Kursehet shtëpia e Rahabës
- 22 Dy burrave që qenë dërguar për të hetuar vendin, Jozuehu u tha: Hyni në shtëpinë e gruas lavire e nxirreni jashtë atë dhe për sa i përket asaj veproni sikur i keni pasë dhënë besën.
- 23 Djelmoshat hynë dhe e qitën jashtë Rahabën, prindërit e saj, po ashtu edhe vëllezërit, e gjithçka i takonte dhe të afërmit e saj e i vendosën jashtë ja së izraelitëve.
- 24 Atëherë e dogjën qytetin me gjithçka kishte në të me përjashtim të argjendit, të arit e të enëve prej bronzi ose hekuri, të cilat i vendosën në thesarin e Shtëpisë së Zotit.
- 25 Rahabës lavire dhe shtëpisë së saj me gjithçka kishte, Jozuehu ia fali jetën, sepse i kishte fshehur hetuesit që i pat dërguar Jozuehu për të bërë hetime për Jerikun. Ajo banoi në mes të Izraelit deri në ditën e sotme.Mallkohet ai që do të guxojë ta rindërtojë JerikunAsokohe Jozuehu lëshoi këtë nëmë:
- 26 Qoftë mallkuar para Zotit ai njeri që do të guxojë të ngrihet për ta rindërtuar qytetin e Jerikut! Mbi djalin e madh i shtiftë themelet e mbi më të voglin e vëntë derën e tij!
- 27 Zoti ishte me Jozuehun dhe zëri i mirë për të u hap në mbarë vendin.