Beselidhja e Re1 e Pjetrit: Përgjegjësit e Grigjës së Hyjit
- 1 Eprorëve, pra, që janë tek ju u jap vërejtje unë, epror edhe vetë bashkë me ta, dëshmitar i mundimeve të Krishtit dhe pjesëtar i Lavdisë që do të zbulohet:
- 2 ruajeni grigjën e Hyjit që ju është lënë në kujdes, mbikëqyreni jo përdhuni, por vullnetarisht, si do Hyji; jo për hir të fitesës së ndytë, por me shpirt gatishmërie,
- 3 jo si zotërues mbi ata që ju janë besuar, por si shembull i grigjës.
- 4 E kur të shfaqet Kryebariu, do të meri kurorën e lavdisë, që kurrë nuk vyshket.
- 5 Gjithashtu edhe ju të rinj, dëgjojini eprorët. Dhe të gjithë së bashku, në marrëdhënie me njëri-tjetrin, vishuni me përvujtëri, sepse: >>Hyji u kundërshton madhështorëve, kurse të përvuajturve u jep hirin<<.
- 6 Përkundrazi, pra, nën të pushtetshmen dorën e Hyjit, që në kohën e duhur t`iu lartësojë.
- 7 Lërini në dorën e tij të gjitha kujdeset tuaja, sepse Ai kujdeset për ju!
- 8 Jini të përkormë dhe rrini zgjuar! Armiku juaj, djalli, porsi luan ulëritës, endet këndej dhe andej duke kërkuar (kë) të përpijë.
- 9 Të fortë në fe kundërshtoni duke e ditur se po të njëjtat vuajtje i pësojnë vëllezërit tuaj në fe të shpëdarë nëpër botë.
- 10 Hyji, burimi i çdo hiri, i cili ju grishi në lumturinë e vet të amshur në Jezu Krishtin. Ai, pasi të vuani për pak kohë, do t`iu përsosë, do t`iu përforcojë, do t`iu japë fuqi dhe do t`iu bëjë të patrandshëm.
- 11 Ai sundoftë në shekuj të shekujve. Amen!
- 12 Po ju shkruaj shkurtimisht me ndihmën e Silvanit, të cilin e çmoj vëlla besnik, që t`iu përkujtoj dhe t`iu dëshmoj se ky është hiri i vërtetë i Hyjit. Qëndroni në të!
- 13 Ju bën të fala Kisha e të zgjedhurve që është në Babiloni, si edhe im bir, Marku.
- 14 Përshëndetni njëri-tjetrin me puthje vëllazërore!Paqja me të gjithë ju që jeni në Krishtin!