Beselidhja e Re2 e Pjetrit: Thirrja dhe zgjedhja e të krishterit
- 1 Simon Pjetri, shërbëtori dhe apostulli i Jezu Krishtit, atyre që, me anë të drejtësisë së Hyjit tonë dhe Jezu Krishtit Shëlbues, e fituan të njëjtën fe të çmueshme sikurse edhe ne:
- 2 Paçi hir dhe paqe të plotë me anë të njohjes së Hyjit dhe të Jezusit, Zotit tonë.Thirrja dhe zgjedhja e të krishterit
- 3 Vërtet, fuqia hyjnore na dhuroi gjithçka na nevojitet për jetë dhe për përshpirtëri me anë të njohjes së Atij që na grishi në saje të lavdisë dhe të forcës së vet.
- 4 Bashkë me to na u dhuruan premtimet më të çmueshme dhe më të mëdha që me anë të tyre të bëheni pjesëtarë të natyrës hyjnore duke i shpëtuar prishjes që është në botë për shkak të lakmimit.
- 5 Për këtë arsye përqendroni të gjitha forcat tuaja që t`ia shtoni fesë virytin, virtytit dijen,
- 6 dijes përkormërinë, përkormërisë qëndresën, qëndresës përshpirtërinë,
- 7 përshpirtërisë dashurinë vëllazërore, dashurisë vëllazërore dashurinë që përfshin gjithkënd.
- 8 Sepse këto cilësi, nëse i keni dhe nëse përparoni në to, nuk ju lënë të papunë as të pafrytë në njohjen e Zotit tonë Jezu Krishtit.
- 9 Kurse ai që nuk i ka këto virtyte, është i verbër, dritëshkurtër; ka harruar se u pastrua prej mëkateve të veta të mëparshme.
- 10 Prandaj, o vëllezër, mundohuni ta përforconi përherë e më tepër thirrjen dhe zgjedhjen tuaj: nëse bëni kështu, kurrë nuk do të bini në mëkat.
- 11 Kështu, vërtet, do t`iu hapet plotësisht hyrja në Mbretërinë e amshuar të Zotit tonë, Jezu Krishtit.
- 12 Për këtë arsye gjithherë do t`iu përkujtoj për këto, edhe pse i dini dhe qëndroni të palëkundshëm në të vërtetën që keni marrë.
- 13 Mendoj, pra, se është e drejtë, derisa të jetoj në këtë trup, t`iu nxis me anë të qortimit të rrini zgjuar,
- 14 sepse e di se nuk do të vonoj të ndahem nga trupi im, siç më vuri në dijeni edhe vetë Zoti ynë Jezu Krishti.
- 15 Por vetë do të kujdesohem që edhe pas vdekjes sime t`jua mundësoj t`i keni parasysh gjithmonë këto mësime.Lavdia e Krishtit dhe fjala profetike
- 16 Sepse nuk ju shpallëm Fuqinë dhe Ardhjen e Zotit tonë Jezu Krishtit të bazuar në përralla të trilluara, por pse e kemi parë me sytë tanë shkëlqimin e tij.
- 17 Sepse prej Hyjit Atë mori nder dhe lavdi, kur zëri që vinte nga Lavdia e madhërueshme, i tha: >>Ky është Biri im, i Dashuri, në të cilin unë u kënaqa<<.
- 18 - zë të cilin, tek zbriste nga qielli e dëgjuam edhe ne që ishim bashkë me të në Malin e shenjtë.
- 19 Kështu u vërtetua fjala e profetëve dhe bëni shumë mirë që mbështeteni në të si në dritën që ndriçon në vend të errët - derisa të zbardhë dita e të lindë Ylli i Dritës në zemrat tuaja.
- 20 Para të gjithash dijeni mirë këtë: asnjë profeci që gjendet në Shkrim i Shenjtë nuk mund të shpjegohet sipas trillit të kujtdo,
- 21 sepse askurrë nuk ndodhi ndonjë profeci me vullnet të njeriut, por njerëzit, të frymëzuar prej Shpirtit Shenjt, folën nga ana e Hyjit.