Beselidhja e Re1 e Gjonit: Feja ngadhënjen mbi botën
- 1 Kushdo beson se Jezusi është Mesia, është i lindur prej Hyjit. Kushdo e do prindin, do edhe të lindurin prej tij.
- 2 Me këtë gjë e dimë se i duam fëmijët e Hyjit: nëse e duam Hyjin dhe i mbajmë urdhërimet e tij.
- 3 Dashuria ndaj Hyjit është kjo: që ne t`i zbatojmë urdhërimet e Hyjit. Urdhërimet e tij nuk janë të rënda.
- 4 Sepse, gjithçka lind prej Hyjit ngadhënjen mbi botën. Dhe kjo është fitorja që e mundi botën: feja jonë!
- 5 Kush është ai që e mund botën në mos qoftë ai që beson se Jezusi është Biri i Hyjit? Dëshmia lidhur me Birin
- 6 Ky është ai që erdhi nëpër ujë e nëpër gjak: Jezu Krishti. Jo vetëm me ujë, por me ujë e me gjak. Dëshmitari i kësaj gjëje është Shpirti Shenjt, sepse Shpirti Shenjt është e vërteta.
- 7 Kështu, tre janë ata që dëshmojnë:
- 8 Shpirti Shenjt, uji dhe gjaku. Këta të tre bëjnë një dëshmi të vetme.
- 9 Nëse ne pranojmë dëshminë e njerëzve, dëshmia e Hyjit është më e madhe. E dëshmia e Hyjit është kjo, me të cilën dëshmoi për Birin e vet:
- 10 kush beson në Birin e Hyjit e ka dëshminë në vetvete. Kush nuk i beson Hyjit, e ka bërë Atë gënjeshtar, sepse nuk i ka besuar dëshmisë, me të cilën Hyji i bëri dëshmi Birit të vet.
- 11 Dhe kjo është dëshmia: Hyji na e dha jetën e pasosur, e kjo jetë është në Birin e tij.
- 12 Kush e ka Birin, ka jetën, kush nuk e ka Birin e Hyjit, nuk e ka jetën.Njohja e jetës së amshuar
- 13 Kaq ju shkrova juve që besoni në Emrin e Birit të Hyjit, që ta dini se e keni jetën e pasosur.
- 14 Dhe kjo është siguria që kemi te Ai: nëse kërkojmë gjë sipas vullnetit të tij, Ai na e plotëson lutjen.
- 15 Duke e ditur se na e plotëson lutjen për gjithçka kërkojmë, atëherë e dimë se i kemi ato që i kërkuam prej tij, tamam sikur t`i kishim në dorë.
- 16 Nëse ndokush e sheh vëllain e vet se bën mëkat që nuk çon në vdekje, le të lutet dhe Hyjit do t`ia japë jetën atyre që bëjnë mëkatin që nuk çon në vdekje -. Ka mëkat që çon në vdekje: për të nuk po them të lutet.
- 17 Çdo padrejtësi është mëkat. Ka edhe mëkat që nuk çon në vdekje.
- 18 E dimë: kushdo është i lindur prej Hyjit nuk mëkaton: I Linduri prej Hyjit e ruan e Djalli nuk guxon ta prekë.
- 19 E dimë: ne jemi prej Hyjit kurse mbarë bota është nën pushtetin e Djallit.
- 20 Dimë edhe: Biri i Hyjit erdhi dhe na e dha dijen që ta njohim të Vërtetin. E ne jemi në të Vërtetin, në Birin e tij, Jezu Krishtin. Ky është Hyji i vërtetë edhe Jeta e pasosur.
- 21 Fëmijëzit e mi, ruajeni veten prej idhujve!