Beselidhja e Re2 e Gjonit: Qëndresa dhe dashuria
- 2 për arsye të së Vërtetës që është vazhdimisht në ne dhe do të jetë me ne në amshim:
- 3 Qoftë me ne hiri, mëshira dhe paqja, që na vijnë prej Hyjit Atë, dhe prej Jezu Krishti, Birit të Atit, në të vërtetë e në dashuri.
Qëndresa dhe dashuria - 4 U gëzova pa masë pse ndër fëmijët e tu gjeta disa që ecin udhës së të vërtetës, sipas urdhrit që morëm prej Atit.
- 5 Tani, po të bëj lutje, o Zonjë jo sikurse të shkruaja një urdhër të ri, por atë që e patëm që prejfillimit ta duam njëri-tjetrin!
- 6 Dhe ja, çka është dashuria: të ecim urdhërimeve të tij! Ky është urdhri që e dëgjuat që prejfillimit: që të jetoni në të!
- 7 Sepse shumë ngashnjyes morën dheun: këta nuk pranojnë se Jezu Krishti është bërë njeri i vërtetë. Kush mëson kështu është gënjyes, Antikrisht!
- 8 Kini kujdes vetveten që të mos humbisni çka keni fituar, por ta mer
i shpërblimin e plotë. - 9 Kush kalon përtej dhe nuk qëndron në mësimin e Krishtit, nuk ka Hyj. Kush qëndron në mësim, ka edhe Atin edhe Birin.
- 10 Nëse ndokush vjen te ju dhe nuk sjell me vete këtë mësim, mos e pranoni në shtëpi dhe mos e përshëndetni.
- 11 Sepse, kush e përshëndet, bëhet pjesëtar i veprave të tij të këqija.
Përshëndetjet përfunduese - 12 Edhe pse kam shumë për t`iu shkruar, s`desha ta bëj këtë me letër e me ngjyrë, sepse shpresoj se do të vij te ju dhe do të flas gojarisht që gëzimi ynë të jetë i plotë.
- 13 Të bëjnë të fala bijtë e Motrës sate të zgjedhur.
n Kapitujt