Beselidhja e Re3 e Gjonit: Bashkëpunim dhe kundërshtim
- 2 Fort i dashuri, Dëshiroj të jesh mirë me gjithçka, siç është mirë edhe shpirti yt.
- 3 Për të vërtetë u kënaqa shumë kur erdhën disa vëllezër dhe bënë dëshmi për sjelljen tënde në të vërtetën: se si ti jeton në dritën e së vërtetës.
- 4 Për mua s`ka gëzim më të madh se të dëgjoj se fëmijët e mi jetojnë në dritën e së Vërtetës.Bashkëpunim dhe kundërshtim
- 5 Fort i dashur, Vepron porsi besimtar i vërtetë në gjithçka që bën për të mirën e vëllezërve, madje edhe për të huaj.
- 6 Ata e dëshmuan dashurinë tënde para Kishës dhe do të bësh mirë nëse u jep çka lypet për udhëtim në mënyrë të denjë para Hyjit.
- 7 Sepse për dashuri të Emrit të Jezusit e morën rrugën pa marrë farë ndihme prej paganëve.
- 8 Ne e kemi për detyrë t`i panojmë njerëzit e tillë që të jemi bashkëpunëtorë të së Vërtetës.
- 9 I kam shkruar pak fjalë Kishës, por Diotrefi, që do të jetë i pari ndër ta, nuk na pranon.
- 10 Prandaj, kur të vij, do t`ia them ndër sy veprat që bën duke folur keq kundër nesh. Veçse atij as aq nuk i duket mjaft, por nuk dëgjon t`i pranojë vëllezërit dhe, ata që do të donin, i kërcënon dhe i përjashton prej Kishës.
- 11 I dashur, Mos e ndiq të keqen, por të mirën! Kush bën mirë, është prej Hyjit, kurse kush bën keq, nuk e ka parë Hyjin.
- 12 Për Demetrin po dëshmojnë mirë të gjithë, madje edhe vetë e Vërteta. Po edhe ne dëshmojmë për të. Ti e di se dëshmia jonë është e vërtetë.Përshëndetja e fundit
- 13 Kam shumë gjëra për të shkruar, por s`po dua të vazhdoj t`i shkruaj me ngjyrë e me pendë,
- 14 sepse shpresoj se do të të shoh së shpejti dhe do të flasim gojarisht.
- 15 Paqja me ty!Të përshëndesin miqtë.Përshëndeti miqtë emër për emër! n Kapitujt