Beselidhja e ReZbulesa: Engjëlli me librin e vocërr
- 1 Pashë edhe një engjëll tjetër të fortë që zbriste nga qielli, i mbështjellë në re, në kokë kishte ylberin, fytyrën e kishte si dielli, kurse këmbët porsi shtylla zjarri.
- 2 Në dorë mbante një librec libërth të hapur. Këmbën e djathtë e vuri në det e të majtën në tokë,
- 3 dhe bërtiti me zë të lartë, ashtu si ulërin luani. Kur bërtiti, ushtuan shtatë bubullimat me gjëmët e veta.
- 4 Pasi shtatë bubullimat i dhanë zërat e vet, desha të shkruaj, por dëgjova një zë nga qielli që thoshte: >> Mbaje në fshehtësi ç`thanë shtatë bubullimat! Mos shkruaj!<<
- 5 Kurse ai, engjëlli që pashë se qëndroi në det e në tokë, e lartësoi të djathtën e vet drejt qiellit
- 6 dhe u përbetua me Atë që jeton në shekuj të shekujve, që ka krijuar qiellin dhe gjithçka gjendet në të, tokën dhe gjithçka gjendet në të, detin dhe gjithçka gjendet në të: >>Më s`do të ketë kohë,
- 7 por - në ditët, kur të dëgjohet i shtati engjëll, kur të trumbetojë - do të marrë fund misteri i Hyjit, sikurse Ai vetë ua shpalli shërbëtorëve të vet profetëve<<.
- 8 Zëri që dëgjova nga qielli, foli rishtas me mua e tha: >>Shko e merre librin e hapur prej dorës së engjëllit që qëndron mbi det dhe mbi tokë<<.
- 9 U afrova dhe e luta engjëllin të ma japë libërthin.Ai më tha: >>Merre dhe haje! Barkun do të ta hidhërojë, por në gojën tënde do të jetë i ëmbël si mjalti<<.
- 10 E mora libërthin nga dora e engjëllit dhe e hëngra: në gojën time ishte i ëmbël si mjalti, por, pasi e hëngra, m`u hidhërua barku.
- 11 Atëherë më qe thënë: >>Të duhet përsëri të profetizosh mbi shumë popuj, kombe, gjuhë dhe mbretër!<<