Beselidhja e ReZbulesa: Një mijë vjetët
- 1 Pastaj pashë: një engjëll tjetër po zbriste prej qiellit me çelësin e Humnerës dhe me hekura të mëdha në dorë.
- 2 Ai e kapi Dragoin - Gjarprin e vjetër - Djallin, Satanin - dhe e lidhi në hekura për një mijë vjet.
- 3 E plandosi në Humnerë, e mbylli dhe e vulosi derën mbi të që të mos i ngashnjejë njerëzit derisa të plotësohen një mijë vjetët.Atëherë duhet të zgjidhet për pak kohë.
- 4 Pastaj pashë edhe fronet: Atyre që ndenjën në to u qe dhënë pushteti të gjykojnë.Pashë edhe shpirtrat e atyre që ishin prerë për shkak të dëshmisë së Jezusit dhe për shkak të Fjalës së Hyjit, po ashtu edhe ata që nuk e adhuruan Egërsirën dhe truporen e saj dhe nuk e morën vulën në ballë as në dorë të tyre.Ata u kthyen në jetë dhe bashkë me Krishtin mbretëruan një mijë vjet.
- 5 Të vdekurit e tjerë nuk u ngjallën derisa u plotësuan një mijë vjet.Kjo është ngjallja e parë.
- 6 I lum dhe i shenjtë është ai që ka pjesë në ngjalljen e parë! Mbi ta vdekja e dytë s`ka pushtet: ata do të jenë priftërinjtë e Hyjit dhe të Krishtit dhe bashkë me Të do të mbretërojnë për një mijë vjet.Shpartallimi i Satanit
- 7 Pasi të kryhen një mijë vjet, Satani do të zgjidhet nga burgu i tij
- 8 dhe do të dalë të ngashnjejë popujt nga katër anët e botës - Gogë dhe Magogë - dhe do t`i bashkojë në luftë: numri i tyre është porsi rëra e detit.
- 9 Edhe këta u tubuan në fushën e gjerë të botës, e rrethuan fushimin e shenjtërve dhe qytetin e dashur. Por, nga qielli zbriti zjarri dhe i përpiu.
- 10 Djalli - ngashnjyesi i tyre, që plandosur në liqenin e zjarrtë dhe të sulfurt, aty ku gjendet Egërsira dhe Profeti i rrejshëm: aty do të vuajnë ditë e natë në shekuj të shekujve.Gjyqi para fronit të lartë dhe të bardhë
- 11 Atëherë pashë një fron të madh dhe të bardhë edhe Atë që rri në të. Para tij u zhduk toka e qielli pa lënë farë gjurme.
- 12 Pashë edhe të vdekurit: të mëdhenj dhe të vegjël, në këmbë para fronit. Atëherë u hapën librat. U hap edhe një libër tjetër: libri i jetës.Të vdekurit u gjykuan sipas shkrimeve që ishin në libra - sipas veprave të tyre.
- 13 Deti i ktheu të vdekurit që ishin në të, po ashtu edhe Vdekja dhe Nëntoka i kthyen të vdekurit që ishin në to: të gjithë qenë gjykuar sipas veprave të veta.
- 14 Atëherë edhe Vdekja dhe Nëntoka qenë hedhur në liqenin e zjarrtë.Liqeni i zjarrtë është vdekja e dytë.
- 15 Kushdo nuk u gjet i shkruar në librin e jetës qe plandosur në liqenin e zjarrtë.