Beselidhja e ReZbulesa: Pamja e Madhërisë hyjnore
- 1 Pastaj pashë: dhe ja, në qiell një derë e hapur! Edhe zëri që e dëgjova më parë, që fliste me mua si zë trumbete, më tha: >>Hip këtu dhe do të të tregoj çka do të ndodhë pas kësaj!<<
- 2 Menjëherë kalova në vegim me anë të Shpirtit Shenjt.Dhe ja, në qiell ishte froni dhe Dikush ndenjur në fron.
- 3 Atij që rrinte në fron i shkëlqente fytyra në përngjasim të gurit të paçmueshëm të jaspisit dhe të sardit.Rreth e reth fronit ylberi që i ngjante smaragdit.
- 4 Përreth fronit edhe njëzet e katër frone të tjera.Mbi frone rrinin njëzet e katër udhëheqës të veshur me petka të bardha e në kokë kezat e arta.
- 5 Nga froni dilnin vetëtima, zëra dhe rrufe. Para fronit digjeshi shtatë vravashka të ndezura, d. m. th. shtatë shpirtra të Hyjit.
- 6 Përpara fronit diçka si det qelqi në ngjasim të kristalit.Në mes të fronit dhe përreth fronit katër Gjallesa plot me sy para dhe pas.
- 7 Gjallesa e parë i përngjante luanit, Gjallesa e dytë i përngjante mëzatit, Gjallesa e tretë kishte fytyrë njeriu dhe Gjallesa e katërt ishte porsi shqiponja në fluturim.
- 8 Këta katër Gjallesa kishin secila nga gjashtë krahë gjithkah përrreth dhe përbrenda ishin plot me sy.Ata nuk pushonin ditë as natë duke shpallur: >>Shenjt! Shenjt! Zoti, Hyji i Gjithëpushtetshëm.Ai që ishte, Ai që është dhe Ai që do të vijë!<<
- 9 Dhe sa herë që Gjallesat i jepnin lavdi, nder dhe falënderim Atij që rri në fron, të Gjithëpushtetshmit të shekujve,
- 10 njëzet e katër udhëheqësit bienin përmbys para Atij që rri në fron dhe adhuronin Atë që jeton në shekuj të të shekujve. Ata i ulnin para fronit kezat e veta duke thënë:
- 11 >>I denjë je, o Zot, Hyji ynë, të marrësh lavdinë, nderin dhe pushtetin, sepse ti krijove gjithçka dhe me vullnetin tënd gjithçka u bë dhe u krijua!<<