Beselidhja e VjeterGjyqtarët: Jefteu vë kushtet
- 1 Jefteu Galaadaj ishte burrë i fortë. Ishte biri i një gruaje të përdalë që ia lindi Galaadit.
- 2 Por Galaadi kishte gruan e vet, me të cilën i lindën fëmijë. Këta, kur u rritën, e dëbuan Jefteun përjashta me këto fjalë: Ti s`do të kesh pjesë në pronën e babait tonë, sepse je prej një gruaje të huaj.
- 3 Prandaj Jefteu iku larg vëllezërve dhe banoi në tokën Tob. Rreth tij u bashkuan disa njerëz pa plëng e çetonin me të.
- 4 Diku asokohe amonasit po bënin luftë kundër Izraelit.
- 5 Kur ata ashpërsuan luftën, krerët e Izraelit u nisën prej Galaadit për ta marrë për ndihmë në anën e vet prej tokës së Tobit Jefteun.
- 6 I thanë: Eja e bëju kapedani ynë e të luftojmë kundër amonasve.
- 7 Por ai iu përgjigj: Po a nuk jeni ju ata që më urreni e më keni dëbuar prej shtëpisë së tim eti? Tani vini tek unë që paskeni rënë ngushtë!
- 8 Krerët e Galaadit i thanë Jefteut: Pikërisht për këtë arsye kemi ardhur tani tek ti: eja me ne e lufto kundër amonasve dhe do të bëhesh kapedani i të gjithëve ne që jetojmë në Galaad.
- 9 E Jefteu u tha: Nëse po më ktheni atje për të luftuar si prijës juaji kundër bijve të Amonit dhe nëse Zoti i lëshon ata në duart e mia, unë do të jem kryetari juaj.
- 10 Ata iu përgjigjën: Zotin, që i dëgjon këto fjalë, e vëmë ndërmjetës e dëshmitar se do të bëjmë siç thua ti.
- 11 Jefteu shkoi me krerët e Galaadit. Mbarë populli e bëri prijës të vetin. Jefteu i përsëriti fjalët e veta para Zotit në Masfë.Jefteu përpiqet të bëjë marrëveshje
- 12 Jefteu dërgoi përfaqësues te mbreti i bijve të Amonit, që t`i thonë prej anës së tij: Ç`kemi kundër njëri-tjetrit që erdhe kundër meje për të më pushtuar tokën time?
- 13 Mbreti iu përgjigj: Sepse Izraeli e mori tokën time kur erdhi nga Egjipti, prej kufijve të Aonit deri në Jabok e në Jordan. Tani ma kthe me paqe.
- 14 Jefteu përsëri dërgoi lajmëtarë dhe u urdhëroi t`i thonë mbretit të Amonit:
- 16 Por, kur dolën prej Egjiptit, Izraeli udhëtoi nëpër shkretëtirë deri në Detin e Kuq dhe erdhi në Kades.
- 17 Atëherë dërgoi lajmëtarë te mbreti i Edomit me këtë lutje: `Më lejo, të lutem, të kaloj nëpër tokën tënde.` Por ai nuk deshi t`ia dëgjojë lutjen. Ai i dërgoi gjithashtu edhe te mbreti i Moabit, por edhe ai nuk deshi t`i lejojë kalimin. Kështu, pra, Izraelitët mbetën në Kades.
- 18 Atëherë përshkoi shkretëtirën, duke iu shmangur tokës së Edomit e tokës së Moabit, dhe arriti në lindje të tokës së Moabit. E nguli ja përtej Aonit dhe nuk deshi të hyjë brenda kufijve të Moabit. E Aoni është kufiri i tokës së Moabit.
- 19 Pastaj Izraeli dërgoi lajmëtarë te Sehoni, mbreti i amorrenjve, mbreti i Hesebonit, e i tha: `Më lejo të kaloj nëpër tokën tënde deri në vendin tim`.
- 20 Por as ky nuk u dha rëndësi fjalëve të Izraelit e nuk e la të kalonte nëpër tokën e tij, por, madje, bashkoi mbarë popullin e vet dhe i doli para në Jasë e nisi luftën me Izraelin.
- 21 Por Zoti e lëshoi në dorë të Izraelit me të gjithë ushtrinë e tij. Izraeli e goditi dhe pushtoi mbarë tokën e Amorreut, banuesit të atij vendi,
- 22 mbarë territorin e tij prej Aonit e deri në Jabok dhe prej shkretëtirës e deri në Jordan.
- 23 Pra, Zoti, Hyji i Izraelit, qe ai që e shpartalloi Amorreun në praninë e popullit të vet Izraelit! E ti tani na dashke ta bësh pronë tokën e tij?
- 24 Pse a nuk të takon me të drejtë edhe ty prona që ta jep Kamosi, zoti yt? Ta dish veçse edhe se ç`e fitoi Zoti, Hyji ynë, si ngadhënjyes, është prona jonë!
- 25 Pse, a mos je më i mirë se Balaku, biri i Seforit, mbreti i Moabit? A bëri ai ankesë kundër Izraelit ose a i shpalli ndoshta luftë?
- 26 tani e treqind vjet Izraeli banon në Hesebon e në fshatrat e tij, në Aroer e në terrenin e tij edhe në të gjitha qytetet përbri Aonit, përse gjatë tërë kësaj kohe s`ndërmorët asgjë deri tani?
- 27 Kështu, pra, unë s`të kam kurrfarë faji, por je ti që po më mbetesh në qafë duke më shpallur luftë jo të drejtë! Gjykoftë sot Zoti, Gjykatës, ndërmjet bijve të Izraelit e bijve të Amonit.
- 28 Por mbreti i amonasve s`deshi t`i dëgjonte fjalët e Jefteut që i kishte dërguar me anë të kasnecëve.Kushti i Jefteut dhe fitorja
- 29 Dhe shpirti i Zotit e pushtoi Jefteun. E përshkoi Galaadin e Manaseun e erdhi në Masfë të Galaadit, e prej këndej te bijtë e Amonit.
- 30 Por Jefteu i bëri Zotit një kusht. Tha: Nëse do t`i lëshosh bijtë e Amonit në duar të mia,
- 31 të parin që do të dalë nga dera e shtëpisë sime për të më takuar kur të kthehem si ngadhënjyes mbi amonasit, do t`ia kushtoj Zotit fli shkrumbimi.
- 32 U ra pra Jefteu bijve të Amonit për t`i luftuar dhe Zoti ia lëshoi në dorë.
- 33 Dhe i shkallmoi prej Aroerit e derisa të mbërrish në Menit, njëzet qytete, e deri në Abelharmim: një humbje tmerrësisht e madhe.Bijtë e Amonit qenë mposhtur prej bijve të Izraelit.
- 34 Ndërsa Jefteu po kthente në Masfë në shtëpinë e vet, kur ja, duke vallëzuar e duke i rënë dajres, i doli para vajza e vetme! S`kishte tjetër as djalë as vajzë!
- 35 Posa e pa, i shqeu petkat e veta e dënesi: Heu, bija ime! Ti më shtive në dhe! Qenke edhe ti ndër ata që më sjellin fatkeqësinë! Ju kushtova Zotit e s`mund të bëj ndryshe!
- 36 Ajo iu përgjigj: Nëse iu kushtove Zotit, bëj me mua gjithë si të jesh kushtuar, mjaft që Zoti ka bërë që t`u hakmerresh armiqëve të tu, bijve të Amonit, e të ngadhënjesh mbi ta!
- 37 Pastaj i tha t`et: Po të lutem më bëj vetëm këtë nderë: Më lër të lirë vetëm dy muaj të endem maleve me shoqet e mia e ta vajtoj virgjërinë time.
- 38 Ai iu përgjigj: Shko!;dhe e la të shkonte për dy muaj. Ajo shkoi me shoqet e veta dhe maleve vajtonte virgjërinë e vet.
- 39 Si u kryen dy muaj, u kthye tek i ati. Ai e kreu mbi të kushtin që kishte bërë. Ajo kurrë nuk njohu burrë. Që atëherë u bë zakon në Izrael, dhe ky zakon u mbajt,
- 40 vit për vit të bashkohen vajzat e Izraelit dhe të vajtojnë bijën e Jefteut të Galaadit për katër ditë.