Beselidhja e VjeterGjyqtarët: Lufta ndërmjet Efraimit e Galaadit. Vdekja e Jefteut
- 1 Tani njerëzit e fisit të Efraimit u bashkuan, kaluan në veri e i thanë Jefteut: Përse ke shkuar në luftë kundër bijve të Amonit e nuk ke dashur të na ftosh të vinim edhe ne me ty? Prandaj do ta ndezim shtëpinë tënde mbi ty.
- 2 Ai iu përgjigj: Ishim ngatërruar keq unë dhe populli im me bijtë e Amonit. Ju thirra të vinit në ndihmë, por ju nuk deshët.
- 3 Kur e pashë këtë, e vura jetën time në rrezik dhe i sulmova bijtë e Amonit e Zoti m`i lëshoi në dorë. Me çfarë u bëra shkak që ju të ngriheni sot në luftë kundër meje?
- 4 Jefteu i bashkoi rreth vetes të gjithë burrat e Galaadit e nisi luftën me Efraimin. Galaadajt i mundën efraimët, sepse këta u kishin thënë: Ju jeni të ikur prej Efraimit; Galaadi banon ndërmjet Efraimit e Manaseut.
- 5 Galaadajt i zunë kalimet e Jordanit, nëpër të cilët do të kalonin efraimët. Kur vinte ndonjë i ikur efraimas e thoshte: Të lutem, më lër të kaloj. Galaadajt i thoshin: A mos je efraimas? E ai thoshte: Nuk jam
- ,6 i thoshin: Thuaj pra: Shibolet /që do të thotë: Kallëz/ e ai përgjigjej: Sibolet, sepse nuk mund ta shqiptonte drejt. E kapnin vrik dhe e vrisnin në Jordan. Asokohe u vranë efraimas dyzet e dy mijë vetë.
- 7 Jefte Galaadaj qe gjyqtar në Izrael për gjashtë vjet. Pastaj vdiq e qe varrosur në qytetin e vet në Galaad.9. ABESANI
- 8 Pas tij gjyqtar në Izrael qe Abesani prej Betlehemit.
- 9 Ky pati tridhjetë djem e tridhjetë vajza, të cilat i martoi jashtë fisit, dhe po aq vajza jashtë fisit u solli të bijve për gra. Për shtatë vjet qe gjyqtar në Izrael.
- 10 Vdiq dhe qe varrosur në Betlehem.10. AHIALONI
- 11 Pas tij qe gjyqtar në Izrael për dhjetë vjet Ahialon Zabulonasi.
- 12 Vdiq e qe rrëmuar në Ahialon, në tokën e Zabulonit.11. ABDONI
- 13 Pas tij gjyqtar në Izrael qe Abdoni, biri i Ilel Faratonasit.
- 14 Ky pati dyzet djem dhe prej tyre tridhjetë nipa që kalëronin shtatëdhjetë gomarë. Për tetë vjet qe gjyqtar në Izrael.
- 15 Vdiq dhe qe varrosur në Faraton në tokën e Efraimit, në malin Amalek.12. SAMSONI