Beselidhja e VjeterGjyqtarët: Leviti i Efraimit e shemra e tij
- 1 Ndër ato ditë;asokohe nuk kishte ende mbret në Izrael;një levit që, si i ardhur, jetonte në pjesën e skajme të maleve të Efraimit, kishte marrë një ja prej Betlehemit të Judës.
- 2 Kjo u hidhërua dhe u kthye në shtëpinë e t`et në Betlehem dhe qëndroi tek ai katër muaj.
- 3 Burri i saj shkoi tek ajo për ta bindur që ta merrte me vete. Me vete kishte një shërbëtor dhe dy gomarë. Ajo e pranoi dhe e futi në shtëpinë e t`et. Po edhe vjehrri kur e pa, i doli plot gëzim para
- 4 dhe e ndali në shtëpi. Dhëndri qëndroi në shtëpinë e vjehrrit për tri ditë, hëngrën e pinë familjarisht.
- 5 Por të katërtën ditë u çuan herët dhe leviti mendonte të nisej për rrugë, por vjehrri i tha: Ha më parë pak bukë, forcohu njëherë e kështu mund të nisesh.
- 6 Ndenjën të dy dhe hëngrën e pinë. Por babai i vajzës i tha dhëndrit: Po të lutem të rrish edhe sot e të gëzohemi së bashku.
- 7 Ai u ngrit e donte të nisej për rrugë. Megjithatë vjehrri iu vu shumë dhe e ndali të rrinte tek ai.
- 8 Kur zbardhi drita të pestën ditë, leviti po bëhej gati për udhëtim e vjehrri i tha: Të lutem, forcohu më parë! E vonoi derisa u thye dita. Të dy hëngrën së bashku.
- 9 Kur u ngrit dhëndri, për t`u nisur ai dhe ja e shërbëtori i tij, vjehrri, babai i vajzës, përsëri iu vu të rrinte: Ti po sheh se dita është nga mbarimi dhe nata po afrohet: qëndroni tek unë edhe sot, kaloje këtu natën e gëzo e nesër në mëngjes nisu për të shkuar në shtëpinë tënde.
- 10 Por dhëndri nuk deshi t`ia pranojë fjalët dhe u nis menjëherë. Arriti përballë Jebusit, d. m. th. Jerusalemit. Me vete kishte dy gomarët e ngarkuar dhe ja.
- 11 I qenë afruar Jebusit dhe dita po bëhej natë. Shërbëtori i tha zotërisë së vet: Eja të shkojmë, të lutem, në qytetin e jebusenjve e të zëmë vend aty.
- 12 Zotëria iu përgjigj: S`po hyjmë në qytetin e popullit të huaj, që nuk u përket bijve të Izraelit, por po vazhdojmë deri në Gaba.
- 13 Dhe shtoi: Eja të shpejtojmë e të arrijmë në njërin ndër këto vende e ta kalojmë natën në Gaba ose në Ramë.Krimi i njerëzve të Gabasë
- 14 E kaluan, pra, Jebusin dhe po vazhdonin udhën që kishin marrë. Pranë Gabasë, që është në fisin e Beniaminit, u perëndoi dielli.
- 15 U drodhën në të për ta kaluar natën aty. Hynë në qytet e po rrinin në sheshin e qytetit, por askush s`donte t`i pranonte në shtëpi.
- 16 Kur ja, arriti një plak që po kthehej prej fushës në mbrëmje nga puna e vet. Edhe ky ishte i ardhur dhe banonte në Gaba e me fis ishte prej maleve të Efraimit, kurse vendësit e Gabasë ishin prej fisit të Beniaminit.
- 17 Ky ngriti sytë e pa ndenjur në sheshin e qytetit udhëtarin dhe e pyeti: Nga po vjen e ku po shkon?
- 18 Ai iu përgjigj: Vijmë prej Betlehemit të Judës e po shkojmë në vendin tim, që është në pjesën e skajme të Malësisë së Efraimit, nga edhe shkova në Betlehem. Tani jam nisur të shkoj në shtëpinë time, por askush s`po do të më pranojë nën pullazin e vet,
- 19 megjithëse kam tagji e sanë për gomarët e mi, bukë e verë për mua, për gruan time, shërbëtoren tënde, për shërbëtorin tim që më përcjell mua, shërbëtorin tënd: nuk kemi nevojë për asgjë, veçse për bujtore.
- 20 Plaku iu përgjigj: Paqja me ty! Unë do të kujdesem për gjithçka të jetë e nevojshme, por hajde e mos rri në shesh.
- 21 Atë e futi në shtëpi e gomarëve u qiti tagji. Pasi i lanë këmbët, shtruan sofrën.
- 22 Ndërsa ata po hanin darkë të gëzuar, kur ja, ia behën disa njerëz të atij qyteti, njerëz të poshtër, e rrethuan shtëpinë e plakut, filluan t`i bien derës, i thërritnin të zotit të shtëpisë e i thoshin: Qite jashtë atë burrin që ka hyrë tek ti e ta përdhunojmë!
- 23 Doli plaku e u tha: Mosni, vëllezër, mos e bëni këtë të keqe, sepse ka hyrë në shtëpinë time si mik! Hiquni prej kësaj marrëzire!
- 24 Vajzën e kam virgjër e ky njeriu e ka ja: po i qes ato tek ju, poshtroni e bëjuni ç`të doni, por ju lutem mos e bëni këtë poshtërsi kundër këtij njeriu.
- 25 Por njerëzit nuk deshën t`ia dëgjojnë fjalën. Ky njeriu, kur pa si qëndron puna, mori ja e vet e ua qiti jashtë. E shpërdoruan gjithë natën dhe e munduan e në mëngjes e lëshuan.
- 26 Gruaja, në të dalë të dritës, arriti te dera e shtëpisë, ku ishte zotëria i saj, dhe aty ra grumbull.
- 27 Në mëngjes njeriu u çua, hapi derën për të vazhduar rrugën që kishte marrë, dhe ja, ja e tij ishte grumbull para dere, me duar të shtrira në prag të derës.
- 28 Ai i foli: Ngrihu të nisemi! Por ajo nuk i përgjigjej. Kur pa se ajo kishte vdekur, e kapi, e ngarkoi në gomar dhe u kthye në shtëpinë e vet.
- 29 Kur hyri në shtëpi, mori shpatën dhe kufomën e gruas së vet, duke e prerë gjymtyrë;gjymtyrë, e ndau në dymbëdhjetë pjesë dhe i dërgoi në të gjitha vendet e izraelitëve.
- 30 Kushdo që e shihte këtë shëmtim, thoshte: Kurrë s`është bërë as s`është parë një gjë e tillë në Izrael që prej ditës kur etërit tanë dolën prej Egjiptit e deri më sot! Ky u kishte urdhëruar njerëzve që i kishte dërguar, të thoshin: Thoni kështu çdo burri izraelas: a ka ndodhur një gjë e tillë ndonjë herë tjetër që prej ditës kur bijtë e Izraelit dolën prej Egjiptit e deri më sot? Mendoni, këshillohuni e thoni ç`duhet bërë.