Beselidhja e VjeterGjyqtarët: Izraelitët marrin mbi vete hakmarrjen për krimin e Gabasë
- 1 Dolën, pra, të gjithë bijtë e Izraelit e u bashkuan të gjithë si një, prej Danit e deri në Bersabu00e9 e në tokën e Galaadit, pranë Zotit në Masfë.
- 2 Krerët e mbarë popullit e të gjitha fiset e Izraelit u mblodhën në bashkimin e mbarë bashkësisë së popullit të Hyjit: katërqind mijë këmbësorë të aftë për shpatë.
- 3 E morën vesh edhe bijtë e Beniaminit se izraelitët kishin dalë në Masfë.Leviti, burri i gruas së vrarë, i pyetur, si mund u bë një krim kaq i madh,
- 4 u përgjigj: Erdha në Gaba të Beniaminit dhe aty po kaloja natën.
- 5 Kur ja, njerëzit e atij qyteti e rrethuan shtëpinë ku po buja. Mua deshën të më vrisnin e gruan, të shtyrë prej furisë së një fëlligështie të pabesueshme, e dhunuan derisa vdiq.
- 6 E mora, e preva pjesë-pjesë e copat i shpëdava gjithkund në krahinat e pronës së Izraelit, sepse kanë bërë poshtërsi e kob në Izrael.
- 7 Këtu jeni të gjithë, o izraelitë, vendosni ç`duhet të bëni!
- 8 Mbarë populli u ngrit në këmbë si një njeri i vetëm e thanë: Askush prej nesh s`do të kthehet në tenda, askush s`do të hyjë në shtëpi!
- 9 Dhe ja, çfarë do t`i bëjmë Gabasë: do të hedhim short:
- 10 le të zgjidhen dhjetë vetë ndër njëqind vetë nga secili fis i Izraelit, njëqind ndër një mijë dhe një mijë ndër dhjetë mijë që t`i sjellin ushtrisë ushqime, atyre që do të shkojnë për ta ndëshkuar Gabanë e Beniaminit siç e meriton për kobin që ka bërë.
- 11 Mbarë Izraeli u bashkua si një trup i vetëm kundër qytetit, të gjithë të një mendimi.Kundërshtimi i Beniaminëve
- 12 Atëherë dërguan kasnecë në mbarë fisin e Beniaminit me këto fjalë: Çfarë kobësie u gjend ndër ju!
- 13 Dorëzoni njerëzit e poshtër të Gabasë që e bënë këtë emnesë e t`i vrasim: të zhduket e keqja prej Izraelit!Por ata s`deshën të dëgjojnë urdhrin e vëllezërve të vet, të bijve të Izraelit.Luftimet e para
- 14 Beniaminët u bashkuan prej të gjitha qyteteve të veta në Gaba për t`u ndihmuar atyre e për të luftuar kundër mbarë popullit të Izraelit.
- 15 U shkruan atë ditë njëzet e gjashtë mijë burra të aftë për shpatë prej qyteteve të Beniaminit pa numëruar burrat e Gabasë që ishin shtatëqind burra të zgjedhur për luftë.
- 16 Në mbarë këtë popull ishin shtatëqind burra të zgjedhur, që përdoin të majtën për të djathtën dhe gjuanin aq hollë me bahe, saqë mund të qëllonin qimen dhe gjuajtja me gur nuk u shkonte kot kurrsesi.
- 17 U numëruan edhe burrat e Izraelit, pa numëruar bijtë e Beniaminit, dhe dolën katërqind mijë burra të aftë për shpatë, të zotë për luftë.
- 18 U ngritën dhe erdhën në Betel, e këshilluan Hyjin dhe thanë: Kush do të jetë në ushtrinë tonë prijësi i luftimit kundër Beniaminit. Zoti iu përgjigj: Juda le të niset i pari.
- 19 Bijtë e Izraelit u çuan herët e ngulën fushimin përballë Gabasë.
- 20 Izraelitët dolën për të luftuar kundër Beniaminit dhe u vunë në rresht luftimi kundër qytetit.
- 21 Bijtë e Beniaminit dolën prej Gabasë dhe atë ditë i vranë prej bijve të Izraelit njëzet e dy mijë vetë.
- 22 Përsëri bijtë e Izraelit i përtërinë fuqitë po në atë vend, ku luftuan më parë, dhe u vunë në rresht luftimi,
- 23 porse më parë ishin ngjitur e ishin qarë para Zotit deri në mbrëmje dhe e këshilluan Zotin e thanë: A duhet të vazhdoj gjithnjë luftën kundër bijve të Beniaminit, vëllezërve të mi, apo jo? E ai iu përgjigj: Sulmoni!
- 24 Kur të nesërmen bijtë e Izraelit dolën në luftim kundër bijve të Beniaminit,
- 25 bijtë e Beniaminit shpërthyen nga Gabaja dhe, kur u ndeshën, lanë rrah përdhe edhe tetëmbëdhjetë mijë burra, mjeshtër të shpatës.
- 26 Për këtë arsye të gjithë bijtë e Izraelit, populli mbarë, erdhën në Betel dhe aty ndenjur para Zotit qanin. Agjëruan atë ditë deri në mbrëmje dhe i kushtuan fli shkrumbimi e fli paqeje dhe
- 27 pyetën për gjendjen e vet. Aty asokohe ishte Arka e Besëlidhjes së Hyjit,
- 28 e Fineesi, biri i Eleazarit, bir i Aronit, qëndronte pranë saj. U këshilluan, pra, me Zotin e thanë: A na duhet të dalim prapë në luftë kundër bijve të Beniaminit, vëllezërve tanë, apo të mos dalim? Zoti u përgjigj: Sulmoni, se nesër do t`jua lëshoj në duart tuaja.Humbjet dhe shfarosja e Beniaminit
- 29 Atëherë Izraeli vuri pritat gjithkund përreth Gabasë
- 30 dhe për të tretën herë, si herën e parë e herën e dytë, e rreshtuan ushtrinë kundër Beniaminit e Gabasë.
- 31 Por edhe bijtë e Beniaminit u sulën të ndeshen me popullin dhe të shkëputur prej qytetit filluan t`i presin disa prej tyre si ditën e parë e ditën e dytë, që u vunë në të ikur nëpër dy rrugë: njëra çonte në Betel e tjetra në Gaba dhe i shtruan përdhe afërsisht tridhjetë vetë.
- 32 Kujtuan se po i vrasin si zakonisht; por izraelitët u shtirën se po iknin po qëllimi i tyre ishte që t`i shkëputnin prej qytetit dhe t`i bënin të dilnin në fushë të larë.
- 33 Kështu të gjithë bijtë e Izraelit u ngritën nga vendi i vet dhe formuan rreshtin e luftimit në vendin që quhet Baaltamar. Po ashtu edhe pritat e lëshuan vendin e pritës, në krahun e perëndimit të Gabasë.
- 34 U lëshuan kështu kundër Gabasë dhjetë mijë burra të fortë, të zgjedhur në mbarë Izraelin. Lufta erdhi duke u ashpërsuar kundër bijve të Beniaminit, të cilëve nuk u shkonte ndër mend se nga çdo anë i priste vdekja.
- 35 Edhe Zoti i vrau në sy të izraelitëve dhe po atë ditë u vranë njëzet e pesë mijë e njëqind vetë, që të gjithë luftëtarë të aftë për shpatë.
- 36 Bijtë e Beniaminit, kur e panë se po humbnin, filluan të iknin. Kur i kishin parë izraelitët, u kishin lëshuar vend të iknin duke shpresuar në çetat e vëna në pritë përreth qytetit.
- 37 Ata, duke u ngritur papritmas prej pusisë, të sulmonin Gabanë. Këta hynë brenda në qytet menjëherë e i prenë të gjithë sa ndodheshin në qytet.
- 38 Bijtë e Izraelit u kishin dhënë shenjë atyre që vunë në pritë, që të ndeznin zjarr në mënyrë që, kur ta shohin tymin lart, ta kuptonin se ishte marrë qyteti.
- 39 Kështu, pra, bijtë e Izraelit, të vënë në rresht për luftim, kthyen shpinën e u vunë në ikje, e bijtë e Beniaminit, duke kujtuar se i thyen si në luftimin e parë, ia dolën t`i vrasin rreth tridhjetë vetë.
- 40 Porse, kur mbi qytet filloi të ngrihej shtylla e tymit, po edhe kur beniaminët u sollën e panë se flaka po i dilte në majë qytetit,
- 41 e kur burri i Izraelit e solli fytyrën faqe-faqas me Beniaminin e nisi ta sulmojë, beniaminët i kapi tmerri se e panë që i piu e zeza.
- 42 Filluan të marrin rrugën drejt shkretëtirës, por edhe andej i ndiqnin kundërshtarët. Por edhe ata që e dogjën qytetin, u dolën përpara,
- 43 dhe kështu vriteshin nga të dyja anët dhe nuk i linin as të merin frymë. E shtruan truallin me kufoma deri në anën e lindjes së qytetit Gaba.
- 44 Mbetën të vrarë prej fisit të Beniaminit tetëmbëdhjetë mijë vetë, të gjithë burra të zgjedhur për luftë.
- 45 Ata pak që shpëtuan, ikën në shkretëtirë dhe u strehuan në shkëmbin që quhet Remon. Si të këpusnin vile rrushi, udhës i vranë edhe pesë mijë vetë. E, ndërsa po i ndiqnin këmbë për këmbë deri në Gadaam, i vranë edhe dy mijë të tjerë.
- 46 Kështu beniaminët që mbetën të vrarë atë ditë, qenë njëzet e pesë mijë vetë, të gjithë luftëtarë, të aftë për shpatë.
- 47 Mbetën gjallë vetëm gjashtëqind vetë që mund u shpëtuan e ikën në shkretëtirë. Qëndruan në qetat Remon katër muaj.
- 48 T`u ranë, pastaj, izraelitët beniaminëve nëpër qytete e t`i prenë të gjithë burrat, deri edhe bagëtitë, deri edhe çdo gjë që hasën, e prenë shpatë; të gjitha qytetet dhe fshatrat e beniaminëve i përpiu flaka e zjarrit.