Beselidhja e VjeterGjyqtarët: Izraelitëve u dhimbsen beniaminët
- 1 Bijtë e Izraelit në Masfë bënë benë e thanë: Askush prej nesh s`do t`u japë bijve të Beniaminit vajzë të veten për grua.
- 2 Shkoi populli në Betel dhe atje, ndenjur para Zotit, qanin e dënesnin deri në mbrëmje.
- 3 Thoshin: Pse, o Zot, Hyji i Izraelit, u bë kjo emnesë në popullin tënd që në ditën e sotme të shuhet një fis i Izraelit?
- 4 Të nesërmen u zgjuan herët në mëngjes, ndërtuan një lter, kushtuan fli shkrumbimi dhe fli pajtimi
- 5 dhe thanë: A është ndokush që nuk erdhi në kuvendin e dheut në Masfë te Zoti prej fiseve të Izraelit? Kishin bërë be të madhe dhe ishin lidhur t`i vrisnin ata që nuk do të vinin në mbledhje para Zotit në Masfë.
- 6 Tani izraelitët kishin dhembje për vëllanë e vet Beniaminin e nisën të thonë: Sot u hoq një fis prej Izraelit.
- 7 Çfarë të bëjmë që, ata që mbetën gjallë, të mund të martohen? Sepse të gjithë së bashku u përbetuam me emrin e Zotit se nuk do t`u japim bijat tona.
- 8 Prandaj thanë: Kush është ai nga mbarë fiset e Izraelit i cili nuk erdhi te Zoti në Masfë? U gjet se nuk kishte ardhur në mbledhje askush prej Jabesit të Galaadit,
- 9 sepse, kur u numërua populli, askush nuk ishte aty prej banorëve të Jabesit të Galaadit.
- 10 Prandaj mbledhja i dërgoi atje dhjetë mijë burra të zgjedhur për trimëri dhe u urdhëroi: Shkoni e vritni banorët e Jabesit në Galaad me tehun e shpatës, si trimat, ashtu edhe gratë dhe fëmijët.
- 11 Ja si do të veproni: Të gjithë meshkujt edhe gratë që të kenë bërë shtrat me burrat, vritni! Mos i vritni vetëm të virgjërat.
- 12 Në Jabes të Galaadit u gjetën katërqind vajza të pastra që s`kishin shkuar me burra, dhe i sollën në zemërimië në Silo, në tokën e Kanaanit.
- 13 Kuvendi dërgoi lajmëtarë te bijtë e Beniaminit, që ishin në qetën Remon, dhe u shpallën paqen.
- 14 Kështu u kthyen atëherë bijtë e Beniaminit dhe ua dhanë për gra bijat e Jabesit të Galaadit. Të tjera nuk patën për t`ua dhënë në këtë mënyrë.Grabitja e vajzave të Silos
- 15 Popullit i erdhi shumë keq për beniaminët, sepse Zoti bëri një zbrazëti mes fiseve të Izraelit.
- 16 Atëherë thanë prijësit e bashkësisë: Si do t`ia bëjmë për të tjerët që mbetën pa gra, pasi u vranë të gjitha gratë e fisit të Beniaminit?
- 17 E vazhduan: E pra, na duhet të ruajmë ç`ka shpëtuar prej beniaminëve që të mos shuhet asnjë fis në Izrael.
- 18 E ne nuk mund t`ua japim bijat tona, sepse jemi lidhur me këtë përbetim: `Qoftë mallkuar kush do t`u japë vajzë të veten për grua beniaminëve!
- 19 Bënë këshillim dhe thanë: Ja, çdo vit bëhet festë për nder të Zotit në Silo, që është në veri të Betelit, në lindje të rrugës që çon në Sikem, në jug të qytetit Lebonë.
- 20 U urdhëruan bijve të Beniaminit e u thanë: Shkoni e fshihuni në vreshta.
- 21 Kur t`i shihni vajzat e Silos se po shkojnë për të luajtur valle, siç e kanë zakon, dilni papritmas prej vreshte e grabitni secili nga një vajzë dhe ikni në tokën e Beniaminit.
- 22 E kur etërit e tyre ose vëllezërit të vijnë te ne për t`u ankuar kundër jush, ne do t`u themi: `Na falni ne dhe ata: ata morën secili nga një grua si në luftë; e ju, po t`ua kishit dhënë, do të kishit mëkatuar`.
- 23 Bijtë e Beniaminit bënë siç u qe urdhëruar dhe, sipas numrit të tyre, grabitën prej atyre që po luanin valle, secili nga një grua. Pastaj shkuan secili në pronën e vet, ndërtuan qytete dhe banuan në to.
- 24 Atëherë izraelitët u shpëdanë secili në fisin e vet dhe secili në pronën e vet.
- 25 Asokohe nuk kishte mbret në Izrael, por secili bënte atë që i dukej se është e drejtë.