Beselidhja e VjeterGjyqtarët: Popujt që mbijetuan
- 1 Këta janë popujt që Zoti la pa i zhdukur për të mësuar izraelitët, të gjithë ata që nuk i sprovuan luftërat e kanaanëve.
- 2 Qëllimi ishte që të mësonin të luftonin me armiq bijtë e Izraelit;brezat që nuk e kishin sprovuar mjeshtërinë e luftës -:
- 3 mbetën pesë princa filistenj, të gjithë kananenjtë, sidonasit, e hevenjtë, që banonin në malet e Libanit prej malit Baalhermon deri në hyrje të Ematit.
- 4 Bëri kështu për t`i vënë në provë izraelitët nëse do t`i dëgjojnë urdhërimet e Zotit që u kishte urdhëruar etërve të tyre me anë të Moisiut apo s`do t`i dëgjojnë.
- 5 Kështu bijtë e Izraelit jetuan së bashku me kananenj, hetenj, amorrenj, ferezenj, hevenj e jebusenj,
- 6 i morën për gra bijat e tyre, po edhe ata u dhanë për gra atyre bijat e veta dhe u shërbyen zotëve të tyre.HISTORIA E GJYQTARËVE1. OTONIELI
- 7 Izraelitët bënë të keqen ndër sy të Zotit: e harruan Zotin, Hyjin e vet, e i shërbyen Baalit dhe Astarotit.
- 8 Zoti u hidhërua në Izraelin dhe i lëshoi në dorë të Kusanrasataimit, mbretit të Mesopotamisë, dhe i shërbyen atij për tetë vjet.
- 9 Izraelitët i lëshuan kushtrimin Zotit dhe Ai u ngriti shpëtimtarin që i çliroi, Otonielin, d. m. th. birin e Cenezit, vëllanë e vogël të Kalebit.
- 10 Shpirti i Zotit qe në të dhe u bë gjyqtar i Izraelit. Ai nisi luftën dhe Zoti në dorën e tij lëshoi Kusanrasataimin, mbretin e Mesopotamisë, dhe ngadhë -njeu mbi të.
- 11 Vendi pati paqe për dyzet vjet.2. AODIPasi vdiq Otonieli, biri i Cerezit,
- 12 izraelitët filluan përsëri të bëjnë të keqen ndër sy të Zotit. Zoti i dha fuqi kundër tyre Eglonit, mbretit të Moabit, sepse bënë të keqen para syve të Zotit.
- 13 Egloni u bashkua me bijtë e Amonit e të Amalekut, e sulmoi dhe e mundi Izraelin dhe e pushtoi qytetin e Palmave.
- 14 Bijtë e Izraelit i shërbyen Eglonit, mbretit të Moabit, tetëmbëdhjëtë vjet.
- 15 Atëherë izraelitët i lëshuan kushtrimin Zotit e Zoti u ngriti shpëtimtarin, Aodin, birin e Gerës, prej Beniaminit, që përdoronte të majtën në vend të së djathtës. Izraelitët e dërguan atë t`ia çonte tatimet Eglonit, mbretit të Moabit.
- 16 Aodi punoi për vete një thikë me dy tehe, të gjatë një pëllëmbë dore dhe e ngjeshi nën petka, në ijë të djathtë
- 17 dhe ia çoi tatimet Eglonit, mbretit të Moabit. Egloni ishte shumë i majmë.
- 18 Pasi ia dorëzoi tatimet, i nisi të shkojnë shokët që i kishin mbartur
- 19 dhe u kthye prej Galgalës, ku ishin idhujt, e i tha mbretit: Kam për të të thënë një fjalë në vesh, o mbret. Mbreti urdhëroi heshtjen. Ata që ishin përreth, shkuan.
- 20 Aodi kishte hyrë tek ai i cili po rrinte në dhomën e freskët verore që ishte vetëm për të, dhe i tha: Kam për të të thënë fjalën e Hyjit. Ky u ngrit vrik prej fronit.
- 21 Atëherë Aodi e shtriu dorën e majtë dhe nxori thikën prej ijës së djathtë të vet dhe ia nguli në bark
- 22 aq rreptë, saqë edhe dorëza u fut krejtësisht në plagë dhe e shtrëngoi dhjami i majmë. Dhe as që e nxorri thikën, por, ashtu siç e goditi, ia la në trup. Vrik prej varrës i doli uti.
- 23 Aodi doli në ja, mbylli pas vetes derën e dhomës, i vuri shulin.
- 24 Pasi doli Aodi, erdhën shërbëtorët e mbretit dhe, pasi panë se dyert e dhomës ishin të mbyllura, thanë: Me siguri do të ketë dalë për vehte në dhomën e freskët.
- 25 Pritën gjatë derisa filluan të shqetësohen e, kur panë se nuk po e hapte derën, morën çelësin dhe, kur e hapën, patën ç`të shihnin: zotëriu i shtrirë përtokë i vdekur!
- 26 E, ndërsa ata po prisnin, Aodi kishte ikur, i kaloi Idhujt, nga ishte kthyer, dhe arriti në Seirë.
- 27 Posa arriti, doli në malin e Efraimit e i ra borisë. Bashkë me të zbritën izraelitët. Ai u shkonte gjithkund në ballë.
- 28 Ai u tha: Ejani pas meje, sepse Zoti jua lëshoi armiqtë tuaj moabitët në duart tuaja! Zbritën bashkë me të dhe i zunë vatë e kalimit të Jordanit për në Moab dhe nuk lanë të kalojë askush.
- 29 Me atë rast i vranë rreth dhjetë mijë moabitë, njëri më burrë i fortë se tjetri. Asnjë prej tyre nuk mundi t`u shpëtojë.
- 30 Qe përulur atë ditë Moabi nën dorën e Izraelit dhe vendi pati qetësi për tetëdhjetë vjet.3. SAMGARI
- 31 Pas këtij qe Samgari, biri i Anatit, i cili me një hosten qesh i vrau gjashtëqind burra filistenj. Kështu edhe ky i shpëtoi izraelitët.