Beselidhja e VjeterGjyqtarët: Kënga e Deborës dhe e Barakut
- 1 Po atë ditë Debora e Baraku i Abinoemit kënduan këtë këngë:
- 2 Pasi u tundën flokët në Izrael, e populli vullnetarisht çau në luftë:bekojeni Zotin!
- 3 Dëgjoni, o mbretër, dëgjoni, o princa:unë jam, unë, që do t`i këndojhimne Zotit, Hyjit të Izraelit!
- 4 Ti, o Zot, kur dilje prej Seirit, kur ecje prej krahinës së Edomit:u trand toka, qiejt riguan, retë me rrëke ujë derdhën!
- 5 U shembën malet para fytyrës së Zotit të Sinait, para fytyrës së Zotit, Hyjit të Izraelit!
- 6 Në ditët e Samgarit, birit të Anatit, në ditët e Jahelës shkretë mbetën udhët:edhe kush i rrihte, shkëmbinjve ecte rrugë pa rrugë!
- 7 Munguan të fortit në Izrael, pushuan, derisa u ngrite ti, o Deborë, derisa u ngrite, o Nënë e Izraelit!
- 8 Zgjodhën zotë të rinj:atëherë lufta ishte tek dera!S`u duk askund shqyt as heshtënë dyzet mijë ushtarë izraelitë.
- 9 Zemra ime i do prijësit e Izraelit, ju prej popullit që vullnetarisht shkuat në luftë:bekojeni Zotin!
- 10 Ju që kaluar shkoni mbi gomarë të bardhë, ndenjur përmbi tapetadhe udhës shëtitni, folni!
- 11 Bashkohuni me zërat e atyre që e ndajnë ujin lugjeve:aty shpallin veprat e Zotit, veprat e tij, në sundimin e Izraelit:dhe populli i Zotit zbriti te dera.
- 12 Ngrihu, ngrihu, o Deborë, ngrihu, ngrihu e thuaja këngës!Çohu, Barak! Robëroji robëruesit e tu, o biri i Abinoemit!
- 13 Atëherë mbeturinat zbritën ndër fisnikë, populli i Zotit zbriti për të si hero.
- 14 Prej Efraimit erdhën princat në vërri, pas teje, o Beniamin, në togat e tua.Prej Mahirit zbritën princat, prej Zabulonit ata që mbartin shkopin e sundimit.
- 15 Prijësit e Isaharit qenë me Deborën;e Baraku pas me këmbësori në vërri, në fisin e Rubenit merren vendime të mëdha!
- 16 Pse u ndale ndër stane?A për të dëgjuar tingujt e fyellit?Në fisin e Rubenit bëhen hetime të mëdha!
- 17 Galaadi përtej Jordanit pushonte.E Dani pse endej anijeve të huaja?Aseri banonte në bregun e detitdhe në porte moti i shkonte.
- 18 Kurse Zabuloni vuri në rrezik jetënashtu si dhe Neftaliu në bjeshkët e lartavdekjen duke përbuzur!
- 19 Erdhën mbretërit e luftuan, luftuan mbretërit e Kanaanitnë Tanak, bri ujërave Magedo, por pre argjendi nuk morën me vete!
- 20 Prej qiellit yjet luftuan, me lëvizjen e vet kundër Sisarës luftuan.
- 21 Përroi Cison kufomat ua mbarti!Përrua betejash përroi Cison!Shkele pa frikë, shpirti im!
- 22 Atëherë e shkelën thundërzat e kuajveme vrapim të kalorësve trima!
- 23 Mallkojeni Merozin, tha engjëlli i Zotit, mallkoni banorët e tij, pse nuk erdhën në ndihmë të Zotit, në ndihmë të Zotit me trimat e trimave!
- 24 Ndër gra bekuar qoftë Jahela, gruaja e Haber Cineut!Ndër gra që nën tenda jetojnë, bekuar qoftë!
- 25 Ujë i kërkoi, ajo qumësht i dha, me gotë princash ajo mazë i dha.
- 26 Me të majtën kunjin kapi, kurse në të djathtën çekanin e farkëtarit:e goditi Sisarën mu në tëmthin e kokës, tejpërtej tëmthin duke i shporuar.
- 27 Te këmbët u rrëzua, ra, mbeti shtrirë;te këmbët ra, u rrëzua:e ku u rrëzua, aty pa shpirt mbeti!
- 28 Prej dritares vëren nëna e Sisarës, vëren për hekura të dritares, e shqetësuar ankohet:Pse vonon të kthehet karroca e tij?Përse vonojnë ja katërshe të tijat?
- 29 Njëra nga më të mençurat gra iu përgjigj;e ajo vetvetes ia përsërit fjalët e saj:
- 30 S`ka dyshim tani po ndajnë prenë:nga një vajzë për çdo luftëtar, nga një vajzë edhe nga dy;dy palë petka ngjyre të ndryshmesi pjesë preje të Sisarës:një... o dy riza të larmeqafës sime i bien për stoli... .
- 31 Të tillë e paçin fundin e jetës të gjithë armiqtë e tu, o Zot!Kurse ata që Zotin duan, qofshin të ndritshëm porsi dielli, kur ndriçon në shkëlqimin e vet!
- 32 Atëherë në vend mbretëroi qetësia për dyzet vjet.