Beselidhja e VjeterGjyqtarët: Zoti zvogëlon numrin e ushtrisë së Gjedeonit
- 1 Jerobaali, d. m. th. Gjedeoni mërgoi dhe me të mbarë populli dhe e nguli fushimin te burimi që quhet Harad. Taborret e Madianit ishin në luginë, në krahun verior të kodrës Moreh.
- 2 Zoti i tha Gjedeonit: Ke tepër shumë popull me ty që të mund të lëshoj Madianin në duart e tija, sepse Izraeli mund të lëvdohet e të thotë: `Me forcat e mia u çlirova!`
- 3 Fol me popullin dhe shpall aty ku mund të të dëgjojnë të gjithë: `Kush trembet dhe është frikacak, le të kthehet e le të kalojë nëpër malin Gjelbou00e9`. Prej popullit u kthyen njëzet e dy mijë burra. Mbetën vetëm dhjetë mijë vetë.
- 4 Por Zoti i tha Gjedeonit: Prapë ka shumë popull. Çoji tek uji dhe aty do t`i vë në provë. Ai për të cilin do të të them unë të vijë me ty, le të vijë; atij që t`ia ndaloj të vijë, le të kthehet.
- 5 Gjedeoni e çoi popullin tek uji, e Zoti i tha: Cilindo që të llapë ujin me gjuhë, siç e kanë zakon të llapin qentë, ndaje veçmas; kurse ata që të pinë duke u ulur në gjunjë, qiti në anën tjetër.
- 6 Ata që me dorë e afruan te goja ujin dhe e llapën, qenë treqind vetë, kurse mbarë populli tjetër u ul në gjunjë dhe piu.
- 7 Atëherë Zoti i tha Gjedeonit: Me treqind vetët që llapën ujin, do t`ju çliroj dhe do ta lëshoj Madianin në dorën tënde. Mbarë njerëzit e tjerë le të kthehet në vendin e vet.
- 8 Pasi mori, sipas numrit të njerëzve, ushqimet dhe boritë, mbarë pjesës tjetër të popullit i urdhëroi të kthehej në çadrat e veta. Me vete ndali vetëm ata treqind vetë.Fushimi i madianëve ishte nën të, në luginë.Parashenja e fitores
- 9 Po këtë natë Zoti i tha Gjedeonit: Çohu e zbrit në fushim, sepse i kam lëshuar në duart e tua.
- 10 Nëse ke ndopak frikë, le të zbresë me ty Fara, shërbëtori yt.
- 11 Kur të dëgjosh çfarë flasin, atëherë do të marrësh guxim dhe do të zbresësh më me siguri në fushimin e armiqve. Zbriti pra, me Farën, shërbëtorin e vet, deri në pararojën e fushimit, ku ishin rojet e ushtrisë.
- 12 Madianët, amalekasit dhe të gjithë popujt e Lindjes ishin përhapur në luginë dhe e kishin mbuluar atë si turmë karkalecash; po ashtu edhe devetë ishin të panumërta si rëra brigjeve të detit.
- 13 Kur arriti Gjedeoni, një ushtar po i tregonte shokut ëndrrën. Ai thoshte: Ja, pashë një ëndërr. Më dukej se një bukë elbi e pjekur në hi po rrokollisej e po zbriste në fushimin e madianëve. Kur arriti te tenda, e goditi, e rrëzoi dhe e bëri rrafsh me tokë.
- 14 Ai, të cilit po i fliste, iu përgjigj: Kjo s`është tjetër veçse shpata e Gjedeonit, birit të Joasit, trimit izraelas. Hyji i dorëzoi në duart e tija madianët e mbarë fushimin e tyre.
- 15 Kur e dëgjoi Gjedeoni ëndrrën dhe shtjellimin e saj, ra me fytyrë përdhe në adhurim dhe, me të kthyer në fushimin e Izraelit, urdhëroi: Çohuni, se Zoti e lëshoi në duart tuaja fushimin e madianëve.Sulmi i papritur
- 16 Gjedeoni i ndau treqind luftëtarët në tri grupe. Secilit i dha në dorë borinë, poçin e zbrazët dhe në poç dritëzën
- 17 e u tha: Çfarë të shihni se bëj unë, bëni edhe ju. Unë do t`i afrohem brezit të fushimit dhe, çfarë të bëj unë ashtu bëni edhe ju.
- 18 Kur të bjerë boria në dorën time e të të gjithëve që janë me mua, atëherë edhe ju rreth e rreth fushimit bjeruni borive dhe lëshoni kushtrimin e luftës: Për Zotin e për Gjedeonin!
- 19 Gjedeoni e treqind burrat që ishin me të, arritën buzë rrethit të fushimit atëherë kur po ndërrohej roja e mesnatës.Porsa i ndërruan rojet, ata u ranë borive e i thyen poçet që i kishin në dorë.
- 20 Kur jehuan boritë e tri togave dhe, pasi i thyen poçet e i morën në dorën e majtë dritëzat e në dorën e djathtë boritë, bërtitën: Shpata për Zotin e për Gjedeonin!
- 21 dhe secili qëndroi në vendin e vet rreth fushimit të armikut. Mbarë taborri u pështjellua dhe madianët, duke uluritur, u vunë në të ikur.
- 22 Ndërsa treqind vetët vazhdonin t`u binin borive, Zoti bëri që të gjithë madianët të ngrinin shpatën kundër njëri-tjetrit e të vrisnin njëri-tjetrin
- 23 dhe iu dhanë ikjes deri në Betsetë, në Saredë, deri në bregun e Abelmehulës në Tebat.NdjekjaAtëherë u thirrën burrat e Izraelit, të fisit të Neftaliut, të Aserit e të mbarë Manaseut dhe, të bashkuar, i ndoqën madianët.
- 24 Gjedeoni dërgoi kasnecë në mbarë malësinë e Efraimit me këtë porosi: Zbritni kundër madianëve e zini kalimet që prej Betberës deri në Jordan. Të gjithë efraimasit zbritën para tyre dhe i zunë kalimet e Jordanit deri në Betberë.
- 25 I zunë edhe dy princa të Madianit: Orebin e Zebin. Orebin e prenë në Qetën Oreb, ndërsa Zebin në Shtrydhësin Zeb. Madianët i ndoqën, kurse krerët e Orebit e të Zebit ia sollën Gjedeonit përtej Jordanit.