Beselidhja e VjeterGjyqtarët: Engjëlli i Zotit u paralajmëron izraelitëve të vështira
- 1 Engjëlli i Zotit erdhi prej Galgalës në Bokim e tha: Ju nxora prej Egjiptit dhe ju solla në tokën për të cilën iu përbetova etërve tuaj se do t`ua jap. Kam pasë premtuar se nuk do ta prish besëlidhjen time me ju për amshim,
- 2 por me kusht që të mos lidhni marrëveshje me banorët e këtij vendi, por t`ua rrënoni lterët e tyre. Po ju nuk deshët të dëgjonit zërin tim. Pse vepruat kështu?
- 3 Për këtë arsye nuk desha t`i dëboj para fytyrës suaj që të jenë për ju lak e zotat e tyre shkatërrim.
- 4 Ndërsa engjëlli i Zotit po i fliste këto fjalë para të gjithë bijve të Izraelit, ata e lartësuan zërin e vet dhe qanë.
- 5 Ai vend u quajt Bokim /d. m. th. Vendi i Vajtuesve/. Aty i kushtuan Zotit therore.HYRJA E DYTËVËSHTRIM I PËRGJITHSHËM LIDHUR ME PERIUDHËN E GJYQTARËVEFundi i jetës së Jozuehut
- 6 Atëherë Jouzehu e nisi popullin të shkojë dhe bijtë e Izraelit shkuan secili në pronën e vet për ta marrë në trashëgim tokën.
- 7 I shërbyen Zotit gjatë gjithë jetës së Jozuehut e të pleqve që jetuan një kohë të gjatë pas tij e që i kishin parë të gjitha veprat e mëdha të Zotit, që i kishte bërë për Izraelin.
- 8 Vdiq Jozuehu, biri i Nunit, shërbëtori i Zotit, njëqind e dhjetë vjeç,
- 9 dhe e varrosën në pronën e tij në Tamnatares, në malin e Efraimit, në anën veriore të malit Gaas.
- 10 Po edhe mbarë ajo brezni u bashkua me etërit e vet dhe lindën të tjerë pas tyre që nuk e njihnin Zotin as veprën që kishte bërë për Izraelin.Pabesnikëria dhe ndëshkimi i brezave të pastajmë
- 11 Atëherë bijtë e Izraelit bënë ç`është e keqe para syve të Zotit e u shërbyen baalëve
- 12 dhe e lanë Zotin, Hyjin e etërve të vet, që i kishte nxjerrë prej tokës së Egjiptit. Shkuan pas zotëve të huaj, pas zotëve të popujve që banojnë përreth tyre, i adhuruan ata dhe bënë të hidhërohet Zoti
- 13 duke e lënë atë e duke i shërbyer Baalit e Astarotit.
- 14 Zoti u hidhërua dhe i lëshoi në duart e cubave që i plaçkitën. Ua shiti armiqve të tyre që banonin përreth dhe nuk qenë të zotët t`u qëndrojnë përballë armiqve të vet.
- 15 Ngado donin t`ia mbanin, dora e Zotit ishte mbi ta për të zezën e tyre, siç u kishte thënë dhe u ishte përbetuar. Ishin s`ka si më zi.Gjyqtarët. Nuk ka kthim të qëndrueshëm
- 16 Atëherë Zoti u ngriti gjyqtarët që t`i shpëtonin nga dora e atyre që i plaçkitnin.
- 17 Por izraelitët nuk donin t`i dëgjonin as ata, lavirësonin me hyjni të huaja dhe i adhuronin ato. Shpejt e lanë rrugën nëpër të cilën ecën etërit e tyre që i mbanin urdhërimet e Zotit. Këta bënë gjithçka në kundërshtim.
- 18 Kur Zoti u ngrinte gjyqtarët, Zoti ishte me gjyqtarin dhe i çlironte prej dorës së armiqëve të tyre gjatë tërë kohës së gjyqtarit, sepse Zoti prekej në zemër dhe i dëgjonte rënkimet e të ndrydhurve.
- 19 Por, porsa vdiste gjyqtari, ata pësëri binin në paudhësi edhe më të liga e bënin edhe më keq seç kishin bërë etërit e tyre, duke i ndjekur hyjnitë e huaja, duke u shërbyer atyre e duke i adhuruar: nuk iu shmangën veprave të veta as udhës së vet të mbrapshtë, nëpër të cilën e kishin bërë zakon të ecnin.Arsyet pse qëndruan ndër ta disa kombësi të huaja
- 20 Flakë atëherë u ndez hidhërimi i Zotit kundër Izraelit e tha: Pasi ky popull e shkeli Besëlidhjen time, që e kisha lidhur me etërit e tyre, dhe përbuzën ta dëgjojnë zërin tim,
- 21 as unë nuk do t`i shpëgul popujt që i la Jozuehu pasi vdiq
- 22 me qëllim që t`i vë në provë izraelitët me anë të tyre nëse do ta ruajnë udhën e Zotit e do të ecin nëpër të, siç e ruajtën etërit e tyre, ose jo.
- 23 Kjo pra, ishte arsyeja që Zoti i la këta popuj e nuk i dëboi me të shpejtë, as nuk i lëshoi në duar të Jozuehut.