Beselidhja e Vjeter1 i Samuelit: Hyji e thërret Samuelin
- 1 Samueli djalosh i shërbente Zotit nën mbikëqyrjen e Heliut. Fjala e Zotit ishte asokohe e rrallë: nuk kishte vëgime të shpeshta.
- 2 E ndodhi që një ditë, Heliu po pushonte në vendin e vet të rëndomtë. Sytë i ishin dobësuar shumë: nuk shihte fare.
- 3 Drita e Zotit ende nuk ishte shqimur. Samueli po flinte në Tempullin e Zotit, aty ku ishte Arka e Hyjit.
- 4 Zoti e thirri Samuelin. Ai iu përgjigj: Urdhëro!
- ,5 u lëshua vrap tek Heliu e i tha: Urdhëro! Ti më thirre. Ai i tha: Unë nuk të kam thirrur! Kthehu e fli! Ai shkoi e ra të flinte.
- 6 Zoti përsëri e thirri Samuelin. Samueli u ngrit, shkoi tek Heliu e i tha: Ja ku jam, sepse më thirre! Ai iu përgjigj: Nuk të kam thirrur, biri im. Kthehu e fli!
- 7 Samueli ende nuk e njihte Zotin. Fjala e Zotit ende nuk i ishte zbuluar.
- 8 Por Zoti e thirri përsëri Samuelin për të tretën herë. Ky u ngrit e shkoi tek Heliu
- 9 e i tha: Urdhëro, sepse më ke thirrur! Atëherë Heliu e mori vesh se Zoti e kishte thirrur djaloshin dhe i tha Samuelit: Shko e fli! Nëse të thërret përsëri, thuaji: `Fol, o Zot, se të dëgjon shërbëtori yt`! Samueli shkoi e fjeti në vendin e vet.
- 10 Zoti erdhi e qëndroi pranë tij. E thirri siç e kishte thirrur më parë: Samuel, o Samuel! E Samueli u përgjigj: Fol, shërbëtori yt dëgjon.
- 11 Atëherë Zoti i tha Samuelit: Ja, do të bëj një emnesë në Izrael që kushdo ta dëgjojë, do t`i tingëllojnë të dy veshët.
- 12 Atë ditë do të kryej kundër Heliut gjithçka që kam thënë për shtëpinë e tij: pikë për pikë.
- 13 Sepse i kam treguar që më parë se do ta dënoj shtëpinë e tij përgjithmonë për shkak të paudhësisë: ai e dinte se të bijtë e përbuznin Hyjin e megjithatë nuk i kishte qortuar.
- 14 Këndej edhe i përbetohem shtëpisë së Heliut: asgjë nuk mund ta shpërblejë fajin e shtëpisë së tij as me fli as me dhurata, askurrë.
- 15 Samueli fjeti deri në mëngjes, e atëherë i hapi dyert e Shtëpisë së Zotit. Samueli kishte frikë t`ia tregonte vëgimin Heliut.
- 16 E Heliu e thirri Samuelin e i tha: Samuel, biri im! Ai iu përgjigj: Urdhëro!
- 17 Ai e pyeti: Cila është fjala që ta ka drejtuar? Po të lutem, mos ma fsheh. Ashtu ta bëftë Zoti ty e edhe më zi, nëse më fsheh edhe një fjalë prej të gjitha fjalëve që t`i ka thënë.
- 18 Kështu, pra, Samueli ia tregoi të gjitha fjalët dhe nuk i fshehu asnjë fjalë. E Heliu u përgjigj:Ai është Zot. Le të bëjë gjithçka është e mirë para syve të tij.
- 19 Samueli u rrit. Zoti ishte me të, e nuk lejoi që asnjë prej fjalëve të tija të shkonte hupëse.
- 20 Mbarë Izraeli, prej Danit e deri në Bersabe, e mori vesh se Samueli ishte bërë profet i Zotit.
- 21 Zoti vazhdoi të dëftohej në Silo. Zoti, në të vërtetë, i dëftohej në Silo Samuelit me anë të fjalës së Zotit.Fjala e Samuelit i drejtohej mbarë Izraelit.