Si festohen dhe urohen pashket?

postuar me 21 qershor 2022 ne kategorine "Kultura & Shoqeria"
Informacion i frymezuar nga urimet dhe celebrimet e gabuara rreth festes se Pashkeve, i bazuar ne katekizmin e kishes katolike.

- Cfare jane "Pashket"?

- Pashka eshte festa kryesore dhe me e vjeter ne kishat e krishtera.

- Cfare perkujton festa?

- Perkujton ringjalljen e Jezusit Krisht, tre dite pas kryqezimit.

- Kur ka vdekur Jezusi?

- Te premten pasdite, dy dite para ringjalljes.

- Pse ne besojmen e krishtere, thuhet "te treten dite u ngjall se vdekurit"?

- Besojma bazohen ne lutjen "Besoj qe ua ka diktuar Jezusi apostujve. Ne ate kohe, dita e pare llogaritej dita e fillimit (e premte), e dyta e shtune, dhe e treta - e diel.

- Kur agjerohet (per pashke)?

- Agjerohet 40 dite para pashkeve (krezhmet) dhe te premten e madhe (dy dite para pashkes).

- Si agjerohet ne krezhme?

- Ne krezhme agjerohet gjate dites duke heqe dore nga lukset dhe cdo gje e panevojshme e trupit / shendetit, ne perkujtim te ngjarjeve qe cojne ne kryqezimin e Jezusit. Sipas kulturave te vendit ose edhe familjare, disa njerez heqin dore vetem nga alkoli, ose nga mishi, ose nga seksi, etj.

- Si agjerohet te premten e madhe?

- Te premten e madhe agjerohet duke mos konsumuar mish apo pije, ne perkujtim te trupit te munduar te Jezusit dhe te gjakut te tij.

- Si caktohet data e pashkeve?

- Ne disa kisha, vecanarisht kisha katolike, eshte caktuar si e para dite e diel e ekuinoksit pranveror (mes 22 mars dhe 25 prill), kurse ne disa te tjera, si ajo ortodokse, eshte caktuar si date e daljes se izraeliteve nga egjipti (mes 4 prill dhe 8 maj). Kjo shpjegon edhe levizjen e datave.

- Pse perdoren vezet per kete feste?

- Veza perfaqeson jeten e re dhe rilindjen, dhe rikujton daljen e Jezusit nga varri (sikurse del zogu nga veza). Gjithashtu, ne disa vende, as ngrenia e vezeve para pashkes nuk lejohet pikerisht per kete simbolike.

- Pse jane vezet zakonisht te kuqe?

- Per te simbolizuar gjakun e Jezusit.

- A jane dhuratat, ushqimet, pijet e tjera, perfaqesuese te pashkes?

- Jo.

- A mundet nje katolik te festoje pashken ne daten e pashkes ortodokse, apo anasjellta?

- Mundet, ne mungese te kishes se tij.

- Si urohen pashket?

- Pashket urohen me riperteritje shpirterore dhe trupore, referencuar ringjalljes trupore te Jezusit dhe ngritjes ne qiell.

- Si festohen pashket?

- Me kungim (eukaristi), rrefim (ne disa kisha), dhe lemoshe. Ne varesi te kultures lokale, per pashke behen vizita, qerasje, dhe thyerja e vezeve.

- Sa zgjat festimi i pashkeve?

- Zakonisht, e hena eshte pushim. Ne disa vende edhe e marta. Por sipas kishes, pashket zgjasin 50 dite, qe eshte edhe periudha gjate te ciles Jezusi i ringjallur ka vazhduar te shfaqet.

...disa pyetje teologjike qe lidhen me pashket;

- Ku ka qene Jezusi qe nga vdekja deri ne ringjallje?

- Me trup, ka qene ne varr. Me shpirt, ka qene ne parajse (kujto pjesen ku nga kryqi i premton kryqtarit tjeter me fjalet "sot ti do jesh me mua ne parajse".) [Ungjilli sipas Lukes, 23]

- Te krishteret besojne se vdekja e Jezusit u ka fale mekatet dhe u ka mundesuar parajsen te krishtereve. Ne c'menyre?

- Jezusi ka marre nga kryqi te gjitha mekatet e te gjalleve (dhe te vdekurve para tij ne kohe dhe atyre qe vijne me vone) dhe i ka pastruar, duke mundesuar te drejteve hyrjen ne parajse.

- Pse, ku kane qene te drejtet qe kane jetuar dhe vdeke para Jezusit?

- Ne ferr. Por pa dhimbje. Diten mes vdekjes dhe ringjalljes, Jezusi ka zbrite ne ferr per te marre me vete ne parajse te drejtet qe kane qene atje (dhe per ta bere kete "rruge per te gjithe te drejtet qe vijne pas Tij).