Si do dukej nje bote pa fe?

postuar me 19 Tetor 2022 ne kategorine "Politika"
Do perpiqem te arsyetoj dhe argumentoj pergjigjen e kesaj pyetje 1 milion dollareshe duke perdore historine dhe jo emocionet e mia.

Fillimisht, pa fene nuk do te kishim:

- Manastiret e medha te mesjetes, duke e bere keshtu mesjeten vertet ne erresiren.

- Epoka e Iluminizmit, e cila lindi drejtperdrejt si rezultat i Reformimit Protestant.

- Heqja e skllaverise ne Shtetet e Bashkuara.

- Kryqi i Kuq.

- Mjeket ne lufte (qe shoqerojne ushtaret) dhe infermieret ne pergjithesi.

- Universitete te tilla si Harvard, Yale dhe Oxford.

- Çdo stil i arkitektures - lindja dhe perendimi - dhe inxhinieria e tyre nga fillimi i mesjetes deri ne epoken e hershme-modee.

- Shumica e spitaleve ne Perendim.

- Ndoshta me shume se 70% e te gjitha Organizatave Bamirese ne boten e sotme.

- Te drejtat e njeriut sic i njohim ne sot.

- Marredheniet monogame, institucioni i marteses dhe familja berthamore.

… dhe shume, shume me teper parime

Ne fakt, pa fene, guxoj te them se nuk do ta njihnim as qyteterimin ne te cilin jetojme.

Githashtu, nga ana tjeter, pa fe:

- Njerezit do te vrisnin njeri-tjetrin ashtu sic bejne tani, ose para ardhjes se "fese se organizuar" - po, pavaresisht nga ajo ca propogandohet sot, njerezit po vrisnin njeri-tjetrin per nje mori arsyesh te tjera qesharake pervec fese qe nga agimi i jetes, 300 mije vjet me par apo edhe me pare.

- Ushtrite do te benin luftera per te mbrojtur sistemin e tyre ekonomik, kombesine, fisin, interesat monetare, interesat territoriale, nuk do luftonin vec per fe.

Pra, po, edhe nese jemi 100% ateist, duhet te gezohemi qe ka fe ne kete bote!

-

SHTOJCA

Disa fakte qe sot qellimisht deformohen;

Thuhet qe epokat e erreta ishin te erreta sepse feja e mbyste shkencen. Jo! Epokat e erreta ishin "te erreta" per shkak te renies se Perandorise Romake Perendimore dhe prishjes se rendit dhe struktures shoqerore qe pasoi ajo renie.

Thuhet qe epoka e iluminizmit ishte nje levizje intelektuale per te zhdukur fene nga qeveria: Ndarja e kishes nga shteti. Jo! Qellimi i asaj levizje sigurisht NUK ishte te zhdukte fene nga qeveria. Epoka e iluminizmit ishte rezultat i drejtperdrejte i reformes protestante qe i dha fund monopolit te kishave katolike mbi te mesuarit dhe nje zhvendosje pasuese drejt "teologjise natyrore", pra besimit se Zoti ka duart e Tij ne cdo fenomen natyror. Prandaj studimi i natyres u be fokusi i ri i protestanteve dhe i katolikeve. Ndoshta "Ndarja e kishes nga shteti" u shpik nga Jefferson dhe ka shume pak te beje me Epoken e Iluminizmit.

Skllaveria ne SHBA, u prezantua dhe u perjetesua nga te krishteret. Sic ishte rasti ne pjesen tjeter te Amerikes. Çdo qyteterim i vetem para (dhe madje edhe pas) shfuqizimit qe nga fillimet e historise se regjistruar kishte skllever. Por ne njefare menyre iu desh nje grupi abolicionistesh te krishtere per te dale me nje arsyetim pse skllaveria duhej te ndalohej. Nuk ka asnje qyteterim jofetar qe luftoi dhe vdiq per t'i dhene fund skllaverise.

Kryqi i Kuq u themelua nga Henri Dunant i cili ishte nje humanitar. "Kryqi" nuk eshte i njejte me kryqin e krishtere. Nga wikipedia: “Dunanti u rrit gjate periudhes se zgjimit fetar te njohur si Réveil, dhe ne moshen 18-vjecare u bashkua me Shoqerine e Gjeneves per dhenien e lemoshes. Nje vit me pas, se bashku me miqte, ai themeloi te ashtuquajturen "Shoqata e se Enjtes", nje grup i lire te rinjsh qe u mblodhen per te studiuar Biblen dhe per te ndihmuar te varferit, dhe ai e kaloi pjesen me te madhe te kohes se tij te lire duke u angazhuar ne vizita ne burg dhe pune sociale." - Henry Dunant - Wikipedia

Mjeket dhe infermieret ne luftime nuk kane qene kurre ekskluzivisht te ndonje feje te caktuar. Hera e pare qe pame mjeke/infermiere te kohes se luftes ishte gjate Luftes se Krimese, kur Dukesha e Madhe Elena Pavlovna beri thirrjen qe grate t'i bashkoheshin Urdhrit te Lartesimit te Kryqit (Krestodvizhenskaya obshchina) per vitin e sherbimit ne spitalet ushtarake. Seksioni i pare i njezet e tete "motrave", te kryesuar nga Aleksandra Petrovna Stakhovich, Drejtoresha e Urdhrit, shkoi ne Krime ne fillim te nentorit 1854. "Urdhri i Lartesimit te Kryqit" tingellon goxha i krishtere/fetar.

Harvard, Yale, Oxford jane universitete laike. Por Harvardi, Yale dhe Oxford u themeluan si institucione te krishtera. Universiteti i Harvardit u themelua ne vitin 1636 me synimin per te krijuar nje shkolle per te trajnuar sherbetore te krishtere. Motoja e Universitetit te miratuar ne vitin 1692 ishte "Veritas Christo et Ecclesiae" qe perkthyer nga latinishtja dhe do te thote "E verteta per Krishtin dhe Kishen".

Serish, kjo tingellon mjaft fetare.