A jane lojerat e fatit mekat?

postuar me 19 Tetor 2022 ne kategorine "Kultura & Shoqeria"
Kisha Katolike meson se bixhozi ose cdo forme e lojes se fatit nuk eshte mekatare ne vetvete:

"Lojerat e fatit apo bastet (lojerat me letra, kazino, euroloto, etj.) nuk jane ne vetvete ne kundershtim me drejtesine hyjnore (apo humane). Ato behen moralisht te papranueshme kur privojne dike ne ate qe eshte e nevojshme per te siguruar nevojat e tij dhe te te tjereve. Pasioni per lojerat e fatit rrezikon te behet nje skllaveri. Bastet e padrejta dhe mashtrimi ne lojera perbejne nje ceshtje te rende, pervec rastit kur demi i shkaktuar eshte aq i vogel saqe ai qe e peson nuk mund ta konsideroje ne menyre te arsyeshme ate te rendesishem." KKK 2413

Bixhozi mund te jete nje forme argetimi, por si me te gjitha format e argetimit, teprimi mund te behet problem.

Behet mekatare kur lojtari i fatit paguan shume per nje argetim te tille. Per shembull, ne rastet kur njerezit paguajne mijera ose humbasin miliona ndersa familjet e tyre dhe njerezit nen kujdesin e tyre po vuajne, patjeter qe kryejne mekat. Keshtu eshte edhe kur nje person shpenzon kaq shume ne forma te tjera argetimi kur familjet e tyre jane ne nevoje. Pra, behet fjale per moralin financiar dhe kjo eshte nje gje serioze.

Gjithashtu behet mekat nese nje lidhje me lojerat e fatit krijohet deri ne ate pike sa e pengon dike qe te kontribuoje ne menyre domethenese per familjen dhe shoqerine e afert. Ne kete rast, personi duhet te kerkoje ndihme psikologjike.