Jezusi, kur ka linde?

postuar me 25 Dhjetor 2022 ne kategorine "Lashtesia"
Sot eshte Krishtlindja dhe une selektova disa tema per te diskutuar ne kete event. Nje pyetje kryesore dhe e drejte do te ishte: po Jezusi kur ka linde?

Bibla, nuk jep nje date specifike rreth lindjes se Jezusit Krisht, sic edhe shihet ne keto dy referenca;

Enciklopedia Katolike e Re:

"Data e vertete e lindjes se Krishtit eshte e panjohur."

Enciklopedia e Krishtere e Hershme:

"Data egzakte e lindjes se Krishtit eshte e panjohur."

Ndersa Bibla nuk i pergjigjet drejpersedrejti nje pyetjeje kaq kurioze, Bibla gjithsesi pershkruan dy evente rreth lindjes se Tij qe cojne ne konkluzionin se data sduhet te kete qene Dhjetor 25.

Regjistrimi

Pak para se te lindte Jezui, Cezar Augusti nxori nje dekret qe urdheronte "te regjistrohej e gjithe toka e banuar". Qe do te thote se secili duhej te regjistrohej ne "qytetin e tij", gje qe mund te kerkonte nje udhetim prej nje jave ose me shume, duke pase parasysh kushtet e asaj kohe. (lexo Luka 2:1-3) Ky urdher, ndoshta i dhene kryesisht per te mbeshtetur taksat dhe per rekrutim ushtarak, do te ishte i papelqyeshem ne cdo kohe te vitit, por nuk ka gjasa që Augusti do t'i kishte provokuar me tej nenshtetasit e tij duke i detyruar shumë prej tyre të bënin udhetime gjate dimrit të ftohte.

Barinjte

Barinjte "jetonin jashte dyerve [te shtepise] dhe naten ruanin kopete e tyre". (lexo Luka 2:8) Libri "Jeta e Perditshme ne Kohen e Jezusit" veren se kopete jetonin ne ajer te hapur qe nga "java para Pashkes [fundi i marsit]", deri ne mes te nentorit. Me pas libri shton: "Ata e kaluan dimrin nen mbulese; dhe vetem nga kjo mund te shihet se data tradicionale e Krishtlindjes, ne dimer, nuk ka gjasa te jete e sakte, pasi Ungjilli thote se barinjte ishin ne fusha.

Ne fillim te vjeshtes

Mund te hamendesojme se kur lindi Jezui duke numeruar mbrapsht nga vdekja e tij ne Pashke, 14 Nisan, ne pranveren e vitit 33 te e.s. (Gjoni 19:14-16) Jezui ishte rreth 30 vjeç kur filloi sherbimin e tij "tre-vite-e-gjysem", keshtu qe lindi ne fillim te vjeshtes se vitit 2 Para Eres Sone (Luka 3:23).