A me ka krijuar vete Zoti, transgjinor, qe ne barkun e nenes?

postuar me 23 Mars 2023 ne kategorine "Shkenca"
Predikuesu 9:11 tregon te verteten e ceshtjes, se koha dhe rastesia i ndodh te gjitheve; me fjale te tjera, eshte vetem fati (rastesia) dhe papersosmeria njerezore qe con ne lindjen e njerezve me semundje dhe crregullime. Romakeve 5:12 shpjegon se te gjithe njerezit jane te papersosur, dhe se ne e trasheguam mekatin nga Adami. Si rezultat, ne konceptohemi te papersosur ne barkun e nenes, rritemi te papersosur dhe lindim te papersosur.

Zoti nuk na ka krijuar individualisht dhe sigurisht qe nuk na ka dhene nje crregullim gjinor. Pse do ta bente kete? A eshte Zoti i keq, duke i munduar femijet e tij me fate te keqija? Kurre! Jakobi 1:13 thote se Perendia nuk provon askend me te keqen. Ai na do dhe deshiron ate qe eshte me e mira per ne, dhe keshtu ka vendosur dispoziten permes se ciles mekati, papersosmeria, semundja dhe vdekja do te mposhten pergjithmone.

Crregullimet gjinore, si te gjitha crregullimet dhe semundjet e tjera do te zhduken ne boten e re te Perendise. (Zbulesa 21:4) Ne ate kohe, askush nuk do te thote "Une jam i semure". (Isaia 33:24)

Disforia gjinore dhe cdo gje tjeter qe i con njerezit ne masen e deshperuar te heqjes se organeve te tyre gjenitale, gje qe nuk ishte kurre pjese e planit te Perendise per njerezimin, i cili perkundrazi kishte krijuar njerez te persosur qe jetonin pergjithmone ne nje toke parajsore. Mashkulli dhe femra ishin te percaktuar qarte, me qellime dhe role te ndara. (Zanafilla 1:27, 28; 2:18) Konfuzioni dhe pakenaqesia qe shohim sot nuk ishte menduar kurre si nje rruge, dhe sigurisht qe do te zhbehet. (1 Gjonit 3:8)

Disforia gjinore dhe konfuzionet e tjera te tilla jane nje simptome e papersosmerise se njeriut. Ideologjia e tmerrshme rreth saj eshte veper e Satanait, bota e te cilit eshte kjo. (2 Korintasve 2:4; 1 Gjonit 5:19) Satanai deshiron te korruptoje ate qe ka bere Perendia dhe t'i largoje njerezit sa me larg nga ajo qe eshte e pranueshme per Perendine. Genjeshtra se Perendia i ben gjerat e keqija te ndodhin eshte vetem pjese e propagandes se Satanait, sic eshte prishja e asaj qe eshte e bukur per t'u dukur e mire - duke qene e prishur. (2 Korintasve 11:4)

Te mos bejme gabim, ne nuk jemi ashtu sic e ka menduar Perendia, asnjeri prej nesh. Ideologjia gjinore dhe konfuzioni dhe mjerimi qe ajo ka shkaktuar nuk do t'na sjelle aspak lumturi. Duhet te heqim dore nga keto marrezi dhe te kthehemi te Zoti, jo te njerezit. Ta gjejme te verteten ne fjalen e Tij, Bibla, e cila eshte e gjalle, ushtron fuqi dhe mund te kaperceje mendimet dhe zakonet e rrenjosura thelle. Te ushtrojme besim te Jezusi dhe te pershtasim jeten tone me standardet e Perendise, duke bere ate cfare ai kerkon prej nesh, dhe do te shpetohemi dhe do te kemi shpresen e mrekullueshme te jetes se persosur ne nje toke te rivendosur, pikerisht ashtu sic synonte Perendia (Gjoni 3:16; 17:3)