A tha Jezusi ndonjehere se eshte Zot?
postuar me 14 qershor 2023 ne kategorine "Triniteti"
Nje nder temat kryesore teistike qe bej me miqte e mi jo-katolik apo jobesimtar, eshte Hyjnizimi i Jezusit. Ata mbajne qendrimin se Jezusi asnjehere nuk ka thene asnjehere (ne Bibel) "qe eshte Zot", dhe nese perpiqesh te argumentosh, kunderpergjjigja - nese ka nje te tille, eshte: "por Zoti ne Kuran ka thene...", a thua se ata 500 vite kur Kurani skishte ardhe akoma, ata qe jetuan me Jezusin, qe e pane, qe e degjuan, qe e preken e qe mbajten shenim gjithcka, ata nuk diten asgje.
Po cfare thote Jezusi per vetveten?
Ndoshta vertete Jezusi nuk thote kurre "Une jam Zot", ashtu sic une nuk kam degjuar kurre nje polic te thote "une jam polic", pervecse te filmi "Nje baba teper", por kjo ska qene kurre ne dyshim, sepse policet, me pune me sjellje me uniforme me detyra - e provojne policin pa pase nevoje te bejne nje deklarate qesharake.
Njesoj, edhe Jezusi, e ka shpalle Zot-sine e Tij ne menyra te ndryshme e ata qe e kane degjuar e deshmuar, e dijne mire se kush ka qene ne te. Ne Gjoni 10:30, Jezusi thote: "Une dhe Ati jemi nje". Dhe judejte qe e degjuan te kete kete qendrim, e diten mire qe Jezusi po shpall te jete Zoti, sic edhe kuptohet nga reagimi i tyre, qe kapen guret per ta vrare (Gjoni 10:31). Kur Jezusi i pyet se pse po duan ta vrasin me gure, ata i thone, "per Blasfemi, sepse ti, nje njeri i thjeshte, po pretendon te jesh Zot" (Gjoni 10:33). Vrasja me gure ka qene denimi per blasfemi (Levitiku 24:16), dhe Judenjt qartesisht e kane akuzuar Jezusin per pretendimin se eshte Zot.
Ka dhe nje tjeter rast ku Jezusi me fjalet e veta shpall se eshte Zot; ne Gjoni 8:58, duke thene: "Me te vertete po ju them, para se Abrahami te ishte, une jam". Judenjte, sic e degjuan, e kuptuan se Jezusi po deshmon paraegzistencen e Tij, atribut qe e ka vec Zoti, e kuptuan se Jezusi po deshmon qe eshte Jahveu, i gjithpushtetshmi "Une Jam" qe ju shfaq Moisiut ne "Dalja 3:14". Edhe kete here, Judenjte u nisen ta vrasin me gure per blasfemi.
Ungjilli i Gjonit fillon duke mbajte qendrimin se Jezusi eshte Zot. Ne rreshtin e pare te librit, lexojme: "Ne fillim ishte Fjala, e Fjala ishte me Zotin, e Fjala ishte Zot". Pak me tej, ne rreshtin 14, Gjoni e shpjegon kush eshte Fjala, duke shkruar: "Fjala u misherua e qendroi nder ne. Ne e kemi pare lavdine e Tij, lavdine e nje te vetmit Bir, qe erdhi prej Atit, plot lavdi e te vertete." Gjoni po afirmon se Fjala (Jezusi) eshte Zot, e se Ai zbriti nga parajsa ne toke no formen e njeriut per te shpalle lavdine e Atit Zot.
Apostujt dhe miqete e Tij e degjuan shpesh duke e shpalle zotesine e Tij. Madje pas ringjalljes, Thomai, apostulli dyshues, me ne fund e kuptoi ca qendron ne Te duke deklaruar "Mbreti im dhe Zoti im" (Gjoni 20:28). Jezusi edhe mund ta korigjonte Thomain por nuk e beri; sepse Thomai foli te verteten. Pasi e pane Jezusin te ec permbi uje, apostujt e adhuruan (Mateu 14:33). Kur Ai u shfaq atyre pas ringjalljes, ata i rane ne gjunje dhe e adhuruan (Mateu 28:9). Apostujt e dinin shume mire ligjin e Moisiut dhe denimet per blasfemi e per adhurime, por nuk u ndalen, e Jezusi ua pranoi adhurimet. Ai kurre nuk i ndaloi njerezit per ta adhuruar, por i mirepriti si gje e mire.
Zotesia e Jezusit njihet dhe permendet pergjate gjithe Testamentit te Ri. Pali me zell e priti shfaqjen e lavdise se Zotit dhe shpetimtarit tone Jezu Krisht (Titit 2:13), dhe nxiti per te bere te njejten gje i gjithe populli. Edhe Pali edhe Gjoni deklaruan se Jezusi ka krijuar universin (Gjoni 1:3, Kolosianve 1:16-17), e madje nga Zanafilla 1:1 deklaron se Zoti krijoi qiejt e token - kjo do te thote se Jezusi eshte Zot. Edhe vete Zoti Ate, i drejtohet Jezusit si Zot, ne Hebrejve 1:8, duke referuar Psalmi 45:6, duke thene: "Per Birin e Tij Ai thote, froni Yt, o Zot, do jete ne perjetesi".
Pra... A tha Jezusi qe eshte Zot? Po, ne shume menyra, edhe duke i vene vetes emra dhe atribute Zotesie. Ai e beri te qarte se eshte Zoti i misheruar, ne finale, duke u ringjalle nga te vdekurit e duke fale mekatet, atribute keto, qe vec Zotit i takojne. Edhe pse ata (apostujt e mbare vendi) e dyshuan ne fillim, ata me ne fund e besuan edhe e kuptuan pse ai duhet te vdiste ne kryq. Po te ishte vec nje njeri a nje profet, vdekja e Tij do kishte mjaftuar vec per te paguar gabimet e veta, por se eshte Zot, i misheruar, sakrifica e Tij eshte e pafundme, e shenjte, dhe fiks per te shlyer mekatet e botes.